div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32533 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
A do të votohet sot Qeveria Kurti? Flasin nga VV-ja

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e seancës për konstitutimin e Kuvendit të Kosovës, por deputetja Mimoza Kusari derisa po hynte në objektin e Kuvendit tha se mund të mbahet edhe seanca në të cilën do të hidhej në votim formimi i Qeverisë.

“Sot kemi ardhur për të konstituar organet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një ditë e cila është konsideruar se tashmë është e vonuar për faktin se shkoi shumë gjatë edhe procesi i rinumërimit. Kemi ardhur në ditët dhe javët e fundit kur shumë procese në Republikën tonë mund të rrezikohen, përfshirë miratimin e buxhetit, miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat disa prej tyre në fakt kanë afat deri në fund të kësaj jave. Është shumë e rëndësishme që sot të votohet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët e Kuvendit, dhe pastaj të votohet qeveria që mund të procedojë me punë sa më parë. Ka gjasë që sonte të jenë dy seanca. Gjegjësisht sot të jenë dy seanca: njëra që fillon në orën 17:00, që ka të bëjë me organet e Kuvendit, dhe tjetra e cila fillon pastaj varësisht nga sa do të zgjasë kjo e para, që nuk besoj shumë. Është për t’u përshëndetur qasja bashkëpunuese e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e djeshme të ftuar nga kryetari i deritashëm i Kuvendit, zotëri Basha, ku ka pasur dakordim prej kërkesës për ndërrim të orarit të seancës e deri te procesi i votimit. Prandaj, jam optimiste që në seancën e parë nuk do të ketë vonesa, nuk do të ketë çështje të cilat mund të jenë befasi ose të papritura, të paplanifikuara, dhe pastaj të procedohet siç dihet me mandatarin dhe seancën tjetër”, tha ajo.

Ajo thotë se nuk a ndryshuar asgjë në raport me Listën Serbe

“Kanë ndodhur zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka ndodhur një proces i cili na ngarkon me shumë përgjegjësi të gjithë ne këtu që jemi. Por gjithashtu, qëndrimi ynë politik mbetet i pandryshuar. Asgjë në raport me qasjen dhe mosbesimin që kemi ndaj çfarëdo komunikimi apo bashkëpunimi me këtë grupim politik, që fatkeqësisht deri më tani ka treguar vetëm kundërshti në raport me interesin e Kosovës, asgjë nuk ka ndryshuar. Interesi i Kosovës është mbi të gjitha dhe ajo çfarë duhet të ndodhë sot është të ruhet mbarëvajtja e jetës institucionale, interesat e mijëra punëtorëve dhe gjithë atyre që janë në shërbim të këtij vendi, në sektorin publik por edhe në sektorin privat, e natyrisht edhe të procedohet me ato obligime që i kemi, që mund t’i kishim kryer para datës 6 tetor. Ato për të cilat u kërkua e u lutën shumë herë edhe partitë e opozitës, edhe nga ana jonë, edhe nga ana e Presidentit, për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, afati i të cilave skadon tepër shpejt. Ndërsa ne prej atëherë deri tani e kemi qartësinë mbi vullnetin e qytetarëve të Republikës si asnjëherë më parë dhe mbi atë përgjegjësi ne do të sillemi dhe do të veprojmë sot”, tha ajo.

Por se cka do të ndodhë brenda seancës, Kusari nuk shpalosi detaje.

“Kam biseduar deri në këto momente, besoj që nuk do të ndryshojë. Se çfarë do të ndodhë brenda mbetet të shihet kur t’i prezantojë kryeministri Kurti të gjithë kabinetin qeveritar. Ju faleminderit shumë”, u rezervua ajo.

Kurse për cështjene presidentit apo presidentes, ajo tha se ende nuk është biseduar.

“Jo, ende nuk kemi biseduar për emrin për arsye se janë votimi për Kuvend e pastaj votimi për Qeveri, dhe pastaj do të vijë votimi për Presidentin”, tha ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *