Është aluduar tash e ca kohë se humanisti i njohur, Halil Kastrati, do t’i hyjë politikës në zgjedhjet e ardhshme.
Lidhur me këtë, ka reaguar vet Kastrati, duke mohuar një përfshirje të tij në politikë, tani apo në të ardhmen.
“Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta. Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike” ka deklaruar Kastrati.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kastrati është shprehur se fokusi i tij mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë, shkruan IndeksOnline.
“Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime. Faleminderit për mirëkuptimin!” ka qenë thirrja e tij.
Kujtojmë se zgjedhjet qendrore në vend do të mbahen më 9 shkurt.