15.7 C
Pristina
E hënë, 9 Qershor, 2025

Aktivisti serb që u përplas me sigurimin e Sveçlës në veri, e pëson keq nga policia e Kosovës

Policia e Kosovës i ka shqiptuar një tiketë aktivistit serb Stefan Veljkoviq në veri, pasi ky i fundit refuzoi të zbatojë urdhrin policor gjatë aktivitetit të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Kohën, se Veljkoviq ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Veljkoviq u përplas fizikisht me mbrojtjen e ministrit dhe mbante me vete një bilbil si shenjë proteste civile ndaj politikave që, sipas tij, po shtypin komunitetin serb në veri të Mitrovicës. Ai deklaroi se u godit dhe iu dëmtua bluza nga pjesëtarë të Policisë në rroba civile, ndërsa gjithë ngjarja u regjistrua me telefon.

Aktivisti tha se protesta ishte kundër konfiskimit të pronave dhe trajtimit të padrejtë që sipas tij po ushtrohet ndaj serbëve nga autoritetet kosovare.

“Qytetarët na informuan se Kurti, Sveçla dhe Gazmend Hoxha (drejtor i Policisë së Kosovës) erdhën për t’u mburrur në veri të Mitrovicës, derisa po zbatohen politika antiserbe. Apartamente, shtëpi dhe toka po konfiskohen, njerëzit po shtypen, fëmijët po mbahen në paraburgim. Erdha me një bilbil si shenjë proteste civile”, ka deklaruar ai.

“Më goditën në kokë, më grisën bluzën, më goditën në dhëmb dhe në nofull. Gjithçka u regjistrua në telefonin tim”, ka shtuar ai për mediumin Kossev.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here