div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-8000 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Aktorja e njohur zbulon se është diagnostikuar me kancer në gji

Aktorja e njohur amerikane, Jenna Fischer, ka zbuluar se në dhjetor të vitit të kaluar është diagnostikuar me kancer në gji.

Fischer, e cila njihet për rolin e saj në “The Office”, njoftoi se e mori vesh që ka kancer kur një kontroll i rregullt rezultoi me shumë dyshime të ngritura nga doktori, i cili vazhdimisht i kërkoi të bëjë analiza të tjera.

Nga ajo kohë, Fischer ka qenë duke marrë tretman mjekësor, përfshirë nënshtrimit të operacionit, kimioterapisë dhe rrezatimit.

Fischer tha se forma e saj e kancerit, ndonëse në fazë të parë, ishte agresive, por fatmirësisht e trajtueshme.

Në janar, ajo hoqi një pjesë të indit të gjirit, ndërkaq tani njofton se është më mirë.

Fischer arriti të mbajë këtë proces larg syrit publik, duke u shfaqur gjithnjë me paruke dhe kapela të ndryshme për të mos u vënë re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *