15.8 C
Pristina
E enjte, 17 Korrik, 2025

Alaska goditet nga një tërmet i fuqishëm, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Alaskën, duke alarmuar autoritetet dhe banorët e zonave bregdetare. Lëkundjet e forta janë regjistruar në një thellësi prej 30.5 kilometrash dhe janë ndjerë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.

Sipas Qendrës Amerikane të Paralajmërimit për Cunami, epiqendra e tërmetit ishte rreth 55 milje (88 kilometra) në jug të Sand Point, një komunitet në ishullin Popof. Tërmeti u regjistrua në orën 12:38 sipas kohës lokale (4:38 pasdite ET).

Menjëherë pas lëkundjeve, autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunam në disa zona bregdetare. Edhe pse nuk pritet një përmbytje e gjerë, ekspertët paralajmërojnë për rryma të fuqishme dhe valë të rrezikshme për këdo që ndodhet afër ujit.

Qendra Sizmologjike e Alaskës ka bërë të ditur se aktualisht nuk raportohet për dëme apo viktima, por vlerësimet janë ende në proces. Banorët janë këshilluar të largohen nga brigjet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për mbrojtje civile.

Ky tërmet ka rikthyer kujtimet e zymta të vitit 1958, kur një rrëshqitje toke e shkaktuar nga një tërmet në Gjirin Lituya gjeneroi një megatsunami me një valë gati 525 metra të lartë – më e madhja e regjistruar ndonjëherë në histori.

Ekspertët e sizmologjisë theksojnë se, ndonëse mundësia për një cunam ekstrem është e ulët, Alaskës nuk i mungojnë kushtet gjeologjike që mund të krijojnë skenarë të tillë, sidomos nëse tërmetet shoqërohen me rrëshqitje masive në terrene të thepisura pranë bregdetit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here