22.9 C
Pristina
E martë, 2 Shtator, 2025

Alaudin Hamiti ndan lajmin e madh për BBVK 4

Fansat e reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, mund të fillojnë numërimin mbrapa.

Sezoni i katërt i këtij formati pritet të nisë së shpejti dhe përgatitjet për këtë edicion tashmë veq kanë filluar.

Moderatori i njohur i spektaklit, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi një detaj të rëndësishëm përmes një story në Instagram.

Duke rishpërndarë videon e autores, Olsa Muhameti, ai ka zbuluar se për këtë edicion, shtëpia do të jetë krejtësisht e re, e rimodeluar dhe e përshtatur për surprizat që i presin banorët dhe publikun.

Megjithatë, edhe pse hapësira do të ndryshojë, Hamiti theksoi se rregullat do të mbeten të njëjta: një lojë e fortë, izolim total dhe garë e vërtetë për çmimin e madh.

BBVK ka arritur të bëhet një ndër programet më të ndjekura në vend dhe në rajon, duke prodhuar çdo sezon emocione, debate dhe histori që mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Tani, me një shtëpi të re dhe pritshmëri të larta, edicioni i katërt pritet të sjellë edhe më shumë surpriza.

Ne mezi po presim, po ju!

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here