Analisti i T7 i bashkohet Listës GUXO

Bashkëkryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se analisti dhe ekonomisti, Viktor Buzhala, i është bashkuar partisë, duke u bërë pjesë e listës së koalicionit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gërvalla e ka përshkruar Buzhalën si një nga zërat më të dalluar të debatit publik në Kosovë.

“Viktor Buzhala ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes shkrimeve, analizave dhe debatave publike, duke ndikuar në formësimin e diskutimeve kombëtare mbi ekonominë dhe politikat publike”, ka shkruar Gërvalla në një postim.

Sipas bashkëkryetares së Guxo-s, përfshirja e Buzhalës në listën e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PShDK-në e forcon ekipin e profesionistëve që synojnë të sjellin ndryshim për vendin dhe qytetarët.

“Bashkë me Viktor Buzhalën dhe profesionistë të tjerë të përkushtuar, angazhimi ynë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe demokratike do të jetë më i fuqishëm dhe i vendosur”, tha Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *