div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32618 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Anulohet meçi, Drilon Rama mbetet pa boksuar në Londër

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, është përballur me një situatë të papritur vetëm pak orë para se të bënte rikthimin e tij të madh në ring. Boksieri, i cili kishte udhëtuar drejt Londrës me synimin për të zhvilluar ndeshjen e radhës këtë të premte, ka njoftuar ndjekësit e tij se dueli nuk do të ndodhë. Eventi i organizuar nga “Warren Boxing Management” në Grays është anuluar tërësisht për shkak të disa problemeve shëndetësore të raportuara te boksierët e tjerë pjesëmarrës, një situatë që organizatorët e kanë cilësuar si jashtë kontrollit të tyre.

Driloni, i cili tashmë ndodhet në Britaninë e Madhe i shoqëruar nga ekipi i tij, ka reaguar menjëherë përmes një video-mesazhi, duke konfirmuar se përballja e shumëpritur është shtyrë. I veshur sportiv dhe në rrugët e Londrës, ai nuk e fshehu keqardhjen që përgatitja e tij intensive kësaj radhe nuk do të finalizohet me një ndeshje.

“E kam një lajm jo të mirë. Krejt eventi është anulu. Janë sëmurë shumë boksiera,” u shpreh Driloni për ndjekësit e tij. Ai theksoi përkushtimin e ekipit të tij për këtë datë: “Jena ardh me trenerë, shokë krejt, jena përgatitë shumë mirë për meç, por s’e ka shkru Zoti me u rre këtë herë.”

Pavarësisht këtij anulimi të minutës së fundit, kampioni i BBVK3 ka garantuar se ky është vetëm një ndim momental dhe se karriera e tij do të vazhdojë me ritme të larta. “Boksi nuk ndalet, na presin edhe shumë evente të mëdhaja,” deklaroi ai, duke u kërkuar ndjesë të gjithë mbështetësve që kishin planifikuar të ishin të pranishëm për ta përkrahur fizikisht. Organizatorët kanë bërë të ditur se data e re e eventit do të komunikohet në një moment të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *