6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Organizimi i përbashkët i Evropianit u21 të Shqipërisë me Serbinë ka sjellur debat më Kosovë dhe jo vetëm, duke ‘sulmuar’ Armand Dukan.

 

LEXO EDHE:

Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova

Organizimi i përbashkët i Evropianit mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dalin me reagim

Doajeni i gazetarisë sportive, Agim Kasapolli është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Kasapolli foli rreth organizimit të Kampionatit Europian U21 të Shqipërisë me Serbinë, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosov9s në UEFA.

“Unë jap përgjegjësi për këto gjëra. Mundeni me pytë në federatë gjermane për me i vërtetu. Ne jemi takuar në zyrën e federatës së futbollit gjermane në Frankfurt në vitin 2006. Nga delegacioni kosovar ishin prezentë Astrit Haraqija, Agim Kasapolli, Edmond Rugova, Nexhat Shoshi, Feim Konxheli dhe Zija Shoshi. Ne ishim mysafirë të zotëri Horz Rudolf Schmidt, sekretar gjeneral i federatës gjermane të futbollit. Në fillim të takimit, z. Schmidt më është drejtuar me këto fjalë: Unë komunikoj vazhdimisht me Tiranën dhe Beogradin. Një gjë duhet ta dini se kundërshtar më të fortë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA është Tirana, jo Beogradi. E tash po them këtu që ky (Armand Duka) ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”, tha Kasapolli.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here