6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Aro Muric djaloshi i përjashtimeve nga kombëtarja, ishte përjashtuar edhe me parë nga grumbullimi

Kombëtarja e Kosovës me trajnerin Franco Foda sot gjatë ditës mori një vendim interesant për opinionin duke larguar nga grumbullimi treshen, Aro Muric, Florent Muslija dhe Edon Zhegrova.

Për portierin e klubit nga Premier League, Ipsëich Toën kjo është hera e tretë që largohet nga grumbullimi te Kosova, shkruan Indeksonline

Muric edhe më heret kishte probleme në grumbullim, duke thyer rregullin disiplinorë.

Madje një herë kishte futur femra në hotel ku po qëndronte Kombëtarja e Kosovës.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja edhe kësaj here që portieri është larguar nga Kosova.

Ai është parë në një klub nate në Prishtinë në shoqërinë e disa femrave pas ndeshjes ndaj Rumanisë.

Kujtojmë që Kosova është nisur për në Qipro pa tre yjet e ekipit, ku nesër zhvillon ndeshjen e ardhshme në UEFA Nations League.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here