Arrestohet edhe një i afërm i “supermenit”, Fetah Paçarizi
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se për rastin e manipulimit të votave është ndaluar edhe Hasan Paçarizi, i afërmi i Fetah Paçarizit, i cili ka pasur më së shumti mospërputhje me votat në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, ndalimi i Hasan Paçarizit – Cani, i cili ishte në arrati lidhet me dyshime për manipulim me vota në Prizren.
Ai siç merr vesh Gazeta Sinjali është ndaluar ndaluar për 48 orë.
Rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet që të ndërmerren veprime të tjera procedurale në varësi të zhvillimit të hetimeve.
Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk ka një njoftim zyrtar për detajet e rastit.
