Asamblisti i njohur i PDK-së largohet nga partia, shpërthen me akuza
Asamblisti Hysi Hadri ka dhënë dorëheqja nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në PDK, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin për largim, ai ka lëshuar akuza ndaj ish-partisë duke folur “për kapje të degës” dhe shfrytëzim të saj për interesa personale.
“Fatkeqesisht, ata qe punuan dhe u sakrifikuan u anashkaluan pothuajse plotesisht, ndersa persona qe nuk kontribuuan ne proces po marrin vemendjen dhe trajtimin qe nuk e meritojne. Per shkak te kesaj qasjeje te padrejte, selektive, kapjes se deges nga persona te caktuar dhe shfrytezimit te saj per interesa personale, sot kam marre vendimin tim te pakthyeshem: Terhiqem plotesisht nga Partia Demokratike e Kosoves dhe nga te gjitha pozitat qe kam mbajtur ne parti”, ka shkruar Hadri.
Ai tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e Kuvendit Komunal si i pavarur.
“Megjithate, une do te vazhdoj te jem pjese e Asamblese Komunale te Gjakoves, duke e ushtruar mandatin tim si asamblist i pavarur, me perkushtim dhe pergjegjesi te plote ndaj qytetareve qe me kane besuar”, ka shkruar i njëjti./Reporteri.net
