div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-26031 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Astrit Isufi është i plagosur, u transferua në QKUK

Pas disa orësh kërkim intensiv, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të arratisurin e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Morina, dje në Gullbovc të Malishevës, dhëndërrin e tyre, A.I, raporton GazetaDemos.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ndër tjera njoftoi se i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Malishevës, për shkak se kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes.

Pas trajtimit në QMF, i njëjti është dërguar në QKUK, për shkak të lëndimit.

“Po. Sot rreth orë 06:30 është arrestuar në fshatin Plloqicë. I dyshuari është i plagosur dhe pas ndihmës së parë në QKMF Malishevë i njëjti është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Përveç Policisë, me njoftim zyrtar ka dalë edhe Prokuroria.

Siç bëhet e ditur rreth rastit janë duke u marr veprimet e nevojshme, teksa brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *