div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-1018 author-paged-1018 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vuçiqi “kapet” me Presidentin e Malit të Zi: Morët një pjesë të Serbisë dhe e njohët pavarësinë e Kosovës

Në Pragë është duke u mbajtur Forumi GLOBSEC 2024, ku po marrin pjesë liderë nga rreth 70 shtete.

Në panelin “Bashkimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në”, pjesëmarrës ishin presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe ai i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Temë diskutimi në këtë panel ishin edhe raportet fqinjësore të shteteve të Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe perspektiva evropiane e këtyre vendeve.

Por, Vuçiqit nuk i pëlqeu një çështje për të cilën foli homologu i tij malazez.

“Mendoj se publiku mund të shohë se sa shumë nuk pajtohemi unë dhe Alleksandri, dhe kjo është legjitime. Tani ekziston një zgjidhje e qartë se ku dëshironi të shkoni. Për Malin e Zi është e qartë, nuk e di nëse është e qartë edhe për Serbinë, por është legjitime të kesh qëndrim të paqartë për atë se ku duan të shkojnë. Mendoj se Serbia, si ekonomia më e madhe në rajon, është e rëndësishme. E dini se të gjithë flasim gjuhën e njëjtë”.

“E kemi harmonizuar politikën me BE-në sepse duam të jemi pjesë e atij klubi. E kuptoj krejt çka flet Alleksandri, por do të ishte më e lehtë për të gjithë ne të kishim një optimist si president të Serbisë, në vend të pesimistit. Besoj se Mali i Zi mundet dhe dëshiron të bëhet pjesë e BE-së gjatë mandatit të Ursula von der Leyen”.

“Ka një histori më të madhe se Mali i Zi dhe do të jetë një sinjal i madh për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për vendet e fqinjësisë së Lindjes, dhe se do t’i ndihmojë pesimistët të bëhen optimistë, përfshirë Alleksandrin”, tha Millatoviq.

Por, Vuçiqi nuk u pajtua me këto deklarime të Millatoviqit. Ai e kritikoi homologun e tij malazez për njohjen e pavarësisë së Kosovës, “edhe përkundër ligjit”.

“Së pari, nuk është kaq e qartë dhe kaq e lehtë. Keni harruar të thoni diçka. Kur flasim për mesazhe të paqarta, këtë e kam thënë gjithmonë. Kam edhe sot një mesazh shumë të qartë në lidhje me rrugën e BE-së, por shumë nga rajoni, bashkë me të tjerë, kanë insistuar gjithmonë në porosi të paqarta sepse iu përshtatej tregimeve tuaja. Nuk do të ishit kaq të mirë sikur të mos kishte një Serbi të keqe”.

“Kur keni folur për vendime të lehta, harruat të thoni, të përmendni 6 republika. E dini, kanë qenë 6 republika, por duke folur për Malin e Zi dhe për vende tjera Perëndimore, në ndërkohë ju morët një pjesë të një prej atyre republikave, që është Serbia, dhe njohët pavarësinë e Kosovës. Dhe kjo është bërë jo në pajtim të Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 dhe është bërë kundër ligjit”.

“Sulmi (i NATO-s, shën.red.) ndaj Serbisë është bërë pa vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky është një dallim i vogël mes nesh, që nuk është aq i vogël. Që do të thotë se po, ne jemi në rrugën tonë të BE-së, dhe problemi më i madh për Serbinë është marrëdhënia jonë me Prishtinën. Është një çështje shumë e vështirë për ne. Përgjigja ime është, në rregull, disa njerëz mendojnë se ne duhet të gjejmë një mënyrë më të lehtë për të kënaqur dikë dhe të themi se ai është i mirë. Do të shohim më 2028 se kush do të ketë të drejtë, nëse unë jam pesimist apo ju optimist. Të gjithë ju këtu e dini se unë kam të drejtë, se asgjë nuk do të ndodhë deri në vitin 2030, dhe në 2030 do të kemi Ukrainën që do të jetë vendi i parë që do të hyjë. Mendoj se do të vijë deri në vitin 2030. Nuk jam negativ, jam realist. Pas kësaj, mendoj se do ta bëjnë Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut. Por pas hyrjes së Ukrainës në BE”, deklaroi Vuçiqi. /Klankosova.tv

Ambasada amerikane: ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike

Ambasada amerikane në Kosovë, ka dalë me një njoftim, ku shprehë mirënjohje për presidenten Vjosa Osmani, e cila sipas ambasadës, pati përkushtimin për të biseduar me ndihmëssekretarin e ri të ShBA-ve rreth aksioneve të Kosovës në veri, ku u mbyllën pesë objekte të komunave ilegale.

Ambasada thotë se “vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik”.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot ndihmëssekretari i ri i ShBA-ve Alexander Kasanof dhe presidentja Vjosa Osmani diskutuan për një sërë çështjesh kyçe, duke përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare.  E vlerësojmë përkushtimin e Presidentit Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kryetari i Prishtinës në pushime me familjen, këtë vend zgjodhi për këtë verë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar pushimin verorë me familjen e tij.

Ai se bashku me gruan dhe fëmijët shfaqet tejet i lumtur në Ulqin.

Kujtojmë që këto janë pushimet e para për këtë verë që Rama po i kalon me familje.

Larg luksit dhe vendeve të shtrenjta Rama këto pushime po kalon së bashku me shumë pushues në plazhet publike në Ulqin.
Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 31 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kastrati: Kurti ua “rriti” qytetarëve pagën 6 euro e 80 cent, Gani Jakupit i jep 7 mijë e 500 euro

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim të taksave të qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se qytetarëve u është rritur paga vetëm 6 euro e 80 cent, kurse Gani Jakupit i ka dhënë pagë 7 mijë e 500 euro në muaj.

“Albin Kurti I ka rrit rrogat 6 euro e 80 cent, pra 1 mijë e njëqind qytetar kur i marrin ka 6 euro e 80 cent, është baraz me 7 mijë e 480 euro në muaj. Albin Kurti vetëm dostit Gani Jakupi, prej taksave i ka dhënë 7 mijë e 500 euro në muaj. Versioni tjetër 13 mijë e 200 qytetarë kur i marrin 6 euro e 80 cent bëjnë afërisht 90 mijë euro, Gani Jakupi i ka marrë vec vet 90 mijë euro nga Albin Kurti”, tha ai.

Getinjo nuk po i ndahet Albës, ja veprimi që bën

Getinjo edhe pse tash e një kohë ka vendosur të qëndroj larg muzikës por jo edhe rrjeteve sociale.

Kohë pas kohe reperi ndanë postime të ndryshme nga jeta e tij private, shkruan “Kosovarja”.

Ndjekësit e tij kanë venë re një detaj, ku reperi ka pëlqyer disa foto të Albës në ‘Instagram’.

Deri me tani dyshja nuk kanë treguar se mund të kenë një raport me njeri tjetri, por thjeshtë një miqësi në mediat sociale.

Për ndryshe Alba Vukaj ka përmbyllur sezonin e emisionit të saj veror në ‘Era verë’ ku ishte për herë të parë në rolin e moderatores

Jakup Krasniqi bëhet gjysh

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është bërë gjysh.

Këtë lajm e ka dhënë vajza e Krasniqit, Gresa, nëpërmjet profilit të saj në Facebook.

Ky është postimi i saj i plotë:

Odeta ime,

Mirë se erdhe në jetë bija ime. Në këtë botë që jeta të sfidon kaq shumë, uroj të jetosh gjatë dhe e lumtur.

Do të rritesh me dashurinë për jetën, atdheun e familjen e mbi të gjitha do të rritesh duke ndëgjuar fjalët më të mira për gjyshin tënd e heroin tim, babin tim!

Te duam qe tani, kaq shume dhe pa fund.

Nëna dhe Babi

Abazi: Kurti po bën progress në ndarjen e Kosovës

Deputeti Haki Abazi ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se kryeministri Albin Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, Kurti po krijon një realitet të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATOn dhe interesat e botës demokratike.

“Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar. Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!

Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!”, shkroi Abazi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës dhe krijimin e një realiteti të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATOn dhe interesat e botës demokratike.

Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar. Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!

Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!

LAJMI I FUNDIT: Vdes një ushtar ukrainas në Kosovë

Një ushtar ukrainas është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. ku njoftoi se ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992, u soll nga FSK-ja në Spitalin e Prizrenit.

“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas  i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta.

Patrulla policore ka arrit në  emergjence se bashku me hetimet.

Ështe njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti inicohet si rast “Hetim i Vdekjes”.

Hetues kujdestar nga SRH-Prizren gjithashtu kanë qenë në Spitalin Rajonale në Prizren. Me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pa jete i të ndjerit është dërguar për autopsi në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetuesit  në kordinim me zyrtarin përgjegjes të FSK-se  kanë ndermar të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse  lidhur me ushtarin e ndjerë.

Rasti vazhdon te hetohet nga Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.