div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-103 author-paged-103 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Shtesat për fëmijë, Kurti jep lajmin e madh

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të nisë ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijë, një vendim që pritet të përfitojë rreth 400 mijë fëmijë në mbarë vendin. Lajmin e ka bërë publik kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë ditë si të veçantë për të gjitha nënat dhe familjet që përfitojnë nga skema.

Sipas rritjes së miratuar, shtesat mujore për fëmijë janë rritur me 50%, duke sjellë ndryshime të dukshme në shumën që marrin familjet. Kryeministri ka dhënë edhe disa shembuj konkretë:

  • Familjet me dy fëmijë: nga 40 euro → 60 euro
  • Familjet me tre fëmijë: nga 90 euro → 135 euro
  • Familjet me katër fëmijë: nga 120 euro → 180 euro

Rritja do të reflektohet menjëherë në pagesat e muajit të ardhshëm, ndërsa qeveria vlerëson se ky hap do të lehtësojë ndjeshëm buxhetin familjar dhe do të ofrojë mbështetje më të madhe për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!” – ka përfunduar mesazhin e tij kryeministri Kurti, raporton Gazeta Imazhi.

Kush do ta udhëheqë PDK-në drejt zgjedhjeve? Ja kandidati për kryeministër

Besa Kabashi Ramaj, pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Adresa të Kanal10, ka konfirmuar se kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do të jetë kryetari i partisë, Bedri Hamza.

Ajo tha se PDK tashmë ka dëshmuar se ka lidership të qartë dhe se Hamza përfaqëson më së miri këtë vizion.

“Kandidati për kryeministër është kryetari Bedri Hamza. Besoj se është një lajm i mirë, sepse e kanë parë të gjithë punën e tij. Është një individ me bagazh profesional dhe një lider i dëshmuar,” deklaroi Kabashi Ramaj.

Sipas saj, PDK hyn në zgjedhje me një kandidat që ka treguar rezultate dhe ka përvojën e nevojshme për të udhëhequr qeverinë e ardhshme.

Xhavit Haliti del publikisht pro koalicionit me këtë parti
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, deklaroi se për të nuk është problem koalicioni me NISMA e Fatmir Limajn.

“Nëse ofrohet për të hyrë në koalicion është çështje për të diskutuar në parti. Unë nuk kam asgjë kundër nëse Limaj hynë në koalicion, ka një emër e elektorat në zonën e vet dhe në disa qendra të tjera”, ka thënë ai në T7.

Tutje, Haliti ka treguar se Limaj ishte refuzuar nga kryesia e PDK-së në vitin 2021 kur Enver Hoxhaj ishte kandidat për kryeministër.

“Ne kemi pasur një kërkesë e Limajt që të jetë në koalicion, kur ka qenë Enver Hoxha kandidat për kryeministër dhe kryesia e partisë nuk ka pranu që Limaj të jetë pjesë e listës” u shpreh Haliti.

Edhe Vushtrria pa fonde – shkyçet ndriçimi publik, reagon Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ditët e fundit janë përballur me shkyçje të ndriçimit publik, për mospagesë të faturave të energjisë.

Ai ka bërë me dije se kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me qëllim të miratimit të tejkalimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që një pjesë e tyre të destinohet për pagesën e faturave të energjisë së ndriçimit publik.

“Kjo situatë ka ardhur si rezultat i përmbarimit të mjeteve të Komunës për përmbushjen e Kontratës Kolektive, ku vetëm për vitin 2025, Komunës së Vushtrrisë i janë marrë mbi 3.5 milion euro, ose mbi 50% të buxhetit vjetor për investime kapitale. Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për normalizimin e gjendjes. Për këtë arsye kemi thirrur edhe seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me qëllim të miratimit të tejkalimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që një pjesë e tyre të destinohet për pagesën e faturave të energjisë së ndriçimit publik”, ka shkruar Idrizi.

Aderimi i Demaliajt në PDK, vjen dorëheqja e papritur në këtë parti
Aderimi i Shkumbin Demaliajt në PDK nuk ka kaluar qetë në Degën e kësaj partie në Deçan.

Kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj Komune në zgjedhjet e fundit lokale, Jetmir Prekalla, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prekalla ka shkruar se pas një reflektimi të thellë, e diskutimit me të gjithë ata që e mbështeten pa kushte, ka marrë vendim për t’i ndarë rrugët me PDK-në, raporton IndeksOnline.

“Me zhgënjim të madh marr vendimin tim për të ndarë rrugët me partinë që për të dhashë gjithçka e asnjëherë nuk mora asgjë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

DORËHEQJE

Pas një reflektimi të thellë, e diskutimit me të gjithë ata që më mbeshtetën pa kushte, me zhgënjim të madh marr vendimin tim për të ndarë rrugët me partinë që për të dhash gjithçka e asnjëherë nuk mora asgjë.

Me ketë rast dua të njoftoj se kam paraqitur dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës – Dega në Deçan dhe nga anëtarësia në parti.

Ky nuk është një hap i lehtë, por është i domosdoshëm. Nuk dorëhiqem për interesa personale, as për pazare politike. Dorëhiqem sepse parimet e mia nuk përputhen më me drejtimin, vendimmarrjen dhe kulturën e brendshme të partisë.

Nuk jam njeri që hesht kur sheh padrejtësi, stagnim dhe mungesë vizioni. Nuk pranoj të jem pjesë e një strukture ku zëri i sinqertë shpërfillet, ku merita matet me rrethin e ngushtë, e jo me punën, dhe ku premtimet bëhen për publik, por jo për t’u mbajtur.

Unë e kam kryer detyrën me nder, përgjegjësi dhe transparencë.

Me ketë rast dua të falënderoj secilin që ka punuar me profesionalizëm dhe korrektësi, të gjithë ata njerëz që kanë besuar në mua dhe me kanë mbështetur me votën e tyre gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Unë largohem me kokën lartë, si njeri që zgjedh të ecë përpara pa kompromis në parime.

Me respekt,

Jetmir Prekalla

 

Abdixhiku ia hap derën kësaj partie për koalicion

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Reporteri.net.

Këtë e kumtoi vetë Abdixhiku në një konferencë pas mbledhjes së Kryesisë. Emri i tij tash do të kalojë edhe tek Këshilli i Përgjithshëm.

“Tek çështja e kandidatit për kryeministër, ishte diskutim i shkurtë”, duke theksuar se anëtarët e Kryesisë ishin të mendimit që përderisa ai është kryetar partie, s’duhet të ketë kandidat tjetër për kryeministër.

Abdixhiku bëri me dije se ka hequr dorë nga e drejta për të bërë renditjen e listës së kësaj partie, saktësisht kandidatëve për deputetë.

“Hoqa dorë nga e drejta ime për ta bërë renditjen e listës…LDK garon e vetme në këtë garë, por brenda listës do të zhvillojë diskutime me akterë, parti që mund të jenë pjesë e listës”, tha Abdixhiku.

Ai tha se një pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit mbetet e hapur, përfshirë edhe për Nismën e Fatmir Limajt.

“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë, ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vetë. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri”, deklaroi ai.

“Jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individë”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku ka qenë kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo parti dola e treta në nivel vendi./Reporteri.net

Kur do të dalin pagat e RTK-së, flet Murati

Hekuran Murati i Vetëvendosjes tha se për pagat e RTK-së “po mundohemi të gjejmë zgjidhje” por se faji pse ata janë pa paga janë se nuk është formuar komisioni parlamentar nga partitë ish-opozitare para se Kuvendi i Kosovës të shpërbëhej.

Murati i tha gazetares së RTK-së se “është e vështirë” zgjidhja, por se po shohin përmes një “forme kursimi” pa e saktësuar se çka. Ndërsa për rialokim të rezervës së buxhetit, Murati tha se “është shterruar në fillim të vitit” për një çështje që vendi e ka humbur në arbitrazh në rastin e Hotel Grand-it.

“Është situatë tejet e vështirë që të gjithë ata familje të mos marrin paga. Megjithatë ne përkundër vullnetit që kemi. Ne gjetëm mënyrë në muajin gusht, me shpresën që do të kishim kuvend të konstituar. E dhamë overdraftin, që kur të vinë mjetetet të shlyhet overdrafti. Por, Kuvendi duhet të themelojë komisionin parlamentar, megjithatë e pamë situatë. Partitë tjera refuzuan kategorikisht, ne ishim të gatshëm për komisionin, por votat tona ishin të pamjaftueshme. Kësisoji kemi ardhur në situatën që Kuvendi refuzoi pagat RTK. Nuk ka mënyrë si të funksionalizohet komisioni dhe të alokohen mjetet. Po mundëihemi të gjejmë një zgjedhje.

Po të ishte veç RTK-ja do të ishte më e lehtë, por kemi edhe KQZ-ë, dhe probleme tjera. Vështirësohet zgjidha Po mundojmnë të gjejmë zjgfidhke, përmes kursimit., të shohim nës edo të jetë e mundur një gjë e tillë. Unë mendoj që siç e thash, duhet t’u kërkohet llogari partive tjera. Pastaj zgjidhjen e afatgjatë, shtë problem shumë vjeçar. Llogaridhënie. Partitë tjera ua mohuan pagat. Rezervën buxhetor,e e cila ka qenë e alokuar e buxhetuar, fatkeqësisht e kem ishterrur në pjesën e parë të vitit, sepse kemi humbur në arbitrazh në Hotel Grand. Ka qenë obligim i qeveri të kaluara”, tha Murati.

Behrami: Dorën kundër Albin Kurtit dhe Listës Serbe kam me mbajtë gjithmonë veç PËRPJETË!
Artan Behrami ka deklaruar se vota e tij kundër Glauk Konjufcës po e cilësohet si “tradhti kombëtare” nga mbështetësit e Albin Kurtit, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit në institucione të ndryshme, përfshirë ministret dhe ndërmarrjet publike, duke nënvizuar se dorën kundër Albin Kurtit dhe Listës Serbe do ta mbajë “përjetë”.