Reagon Muriç pas përjashtimit nga kombëtarja

Arianet Muric është deklaruar rreth skandalit të fundit, ku është përjashtuar nga grumbullimi me Kosobvën, pasi kishte frekuentuar diskotekat e kryeqytetit dhe ishte kthyer në hotel pas mesnate.

Portieri i Ipswichit, në një deklaratë për Klan Kosova i ka mohuar këto lajme, duke thënë se janë të pavërteta dhe se vendimi i trajnerit Foda dhe FFK-së nuk ishte i drejtë, shkruan IndeksOnline.

“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muric.

FFK-ja më herët kishte njoftuar se Edon Zhegrova, Arianet Muric dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi,  për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Dalin pamjet: Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit

Federata e Futbollit të Kosovës ka përjashtuar Aro Muric, Edon Zhegrovën dhe Floren Muslijën nga grumbullimi për shkak të thyerjes së rregullores.

Kanal10 mëson se arsyeja kryesore ka qenë se tre futbollistët pas humbjes nga Rumania kanë vazhduar argëtimin në një nga lokalet e natës.

Kanal10 ka siguruar disa nga pamjet ku Aro Muric shihet nën shoqërinë e disa vajzave në një nga lokalet e natës në kryeqytet.

Kryetari i ”Dardanëve” reagon pas përjashtimit të Zhegrov, Muricit e Muslijas

Kryetari i tifogrupit ”Dardanët”, Lulzim Berisha ka reaguar pas përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arianet Muric dhe Florent Muslija.

Ai përmes një njoftimi në facebook ka shkruar: ”Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, përcjell IndeksOnline.

Zhegrova, Muric e Muslija janë përjashtuar nga selektori Franco Foda me vëndim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Detaje të reja, ja pse u përjashtuan tre yjet e kombëtares së Kosovës

Selektori i Kosovës, Franco Foda me vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka përjashtuar nga grumbullimi Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi mbrëmë janë kthyer në hotel pas orës 2 të mesnatës.

Po ashtu dyshohet se portieri Aro Muric ka tentuar të fuste femra në hotel para ndeshjes me Rumaninë, gjë që nuk u lejua nga sigurimi.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

FFK përjashton tre nga lojtarët kryesor nga grumbullimi

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.

E njohu në serial, Feridja na prezanton burrin e saj, duket shumë më i moshuar

Şeyma Korkmaz, është aktore turke e cila është bërë pjesë e shumë serave të njohura.

Por, për publikun shqiptar ajo është bërë e njohur me rolin e Ferides në serialin, duke qenë se ka interpretuar njërin nga personazhet kryesore, Feridija arriti një sukses të jashtëzakonshëm në çdo vend ku seriali është transmetuar.

Përveç se është e suksesshme në jetën profesionale, Feridja është e lumtur edhe në jetën private.

Në fakt në xhirimet e serialit Me Fal ajo gjeti dashurinë e jetës.

Ajo është e martuar me aktorin, Cüneyt Mete.

Ajo çka bie në sy është se ai duket shumë më i vjetër se aktorja, e cila duket shumë e re në moshë krahasuar me të.

Shikoni foton më poshtë:

Diola feston ditëlindjen sot, ky është urimi romantik që i bëri Erolldi

Sot është dita e Diola Dostit, pasi feston ditëlindjen.

Prej disa ditësh ajo ndodhet në një udhëtim në SHBA, bashkë me partnerin e saj, Erolld Begollin. Dyshja kanë vizituar vendet më të bukura dhe pamjet i kanë ndarë në rrjetet sociale.

Për ditëlindjen e Diolës, Erolldi ka treguar sa romantik është dhe sa i dashuruar është me partneren përmes këtij mesazhi:

Gezuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment
me ty eshte nje dhurate e çmuar, dhe ne kete dite te veçante, dua që te ndihesh e rrethuar me gjithë dashurine dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetesis sime çdo dite. Te dua dhe faleminderit”– shkruan Begolli krahas fotove të tyre.

Kujtojmë se lidhja e tyre u komentua shumë në media dhe në rrjetet sociale për shkak të diferencës së moshës. Po mesa duket të gjitha u lanë pas dhe dyshja treguan se dashuria triumfon mbi gjithçka!

Aktivisti godet Kurtin: “Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë, se përmendore i kishin vendosë për vota”

Aktivisti i shoqërisë civile në Podujevë, Shemsi Jashari, ka thumbuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas përurimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në këtë komunë.

Jashari, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se VV’ja do ta shfrytëzonte politikisht edhe ish-presidentin Hashim Thaçi po të mos ishte gjallë.

“Rugovizmi i Vetëvendosjës. Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë se, edhe përmendoren e tij e kishin vendosë veç me fitu naj votë”, ka shkruar ai.

Lidhur me përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës ka pasur një sërë reagimesh ndaj partisë në pushtet

Policja që u bë virale para pak muajsh bëhet kampione e Kosovës në “bodybuilding”

Zyrtarja policore Besjana Jashari është shpallur kampione e Kosovës në bodybuilding.

Siç njofton Federata e Body-Building & Fitness e Kosovës, Besiana Jashari arriti ta zë vendin e parë në kategorinë “Women Wellnes Fitness”.

Këtë e njoftoi edhe vetë zyrtarja policore me anë të një postimi në ‘Facebook’.

Besjana Jashari u bë e famshme në rrjete sociale pas një fotografie të përbashkët me motrën e saj, Genta Jasharin, në uniformë policore.

Komuna e Prishtinës ndihmon qytetarët me sëmundje kronike dhe kancer me nga 250 euro në muaj

350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda kronike. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se ky vendim është marrë për t’u dalë sado pak në ndihmë qytetarëve të Prishtinës që vuajnë nga këto sëmundje të rënda.

Ai ka thënë se shuma që mund të përfitojë një qytetar është 250 euro në muaj, ndërsa e ka konsideruar të pamjaftueshëm buxhetin e ndarë.

“Ne e kemi ndarë një shumë ka qenë e rritur, 350 mijë sivjet shuma. Ne jemi munduar që me i përkrah sado pak personat që kanë sëmundje malinje dhe sëmundje të rënda kronike me komplikime dhe realisht është treguar që nevojat janë shumë të mëdha dhe ne prioritet u kemi dhënë personave me kancere të ndryshme, veçanërisht atyre me kancer të gjirit por edhe kancereve tjera dhe pastaj edhe sëmundje të rënda me komplikime të cilat i kanë pasur qytetarët”, ka thënë Sadiku, i cili ka konsideruar se ky buxhet është i pamjaftueshëm.

Tutje, Sadiku ka thënë që aplikimi ka filluar që nga janari i këtij viti.

“Është një grup punues që ne e kemi dhe në mënyrë të vazhdueshme po shqyrton kërkesat për ta shpenzuar këtë buxhet i cili është ndarë për qytetarët e Prishtinës. Jam i sigurt që është i pamjaftueshëm, por duke pasur parasysh fatkeqësisht që numri i qytetarëve që kanë nevojë për përkrahje financiare është i madh. Në janar ka filluar aplikimi dhe që shtatë muaj është komisioni që vazhdimisht ndanë grupet”, u shpreh Sadiku.

EO ka kontaktuar me Grupin Punues për të pyetur se sa është numri i aplikimeve dhe përfituesëve, por nuk ka marrë përgjigje.