div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-114 author-paged-114 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
NJRSH në aksion: Arrestohen gjashtë personat e shumë kërkuar
Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Ferizaj në gjashtë raste të ndara ka arrestuar gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore.

Arrestimet janë kryer në bazë të vendimeve të gjykatave kompetente.

Personat e arrestuar janë:

I.I. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” me dënim burgimi prej 150 ditësh.

D.S. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 50 ditësh.

M.K. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur” me dënim burgimi prej 40 ditësh.

B.B. (37 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 36 ditësh.

J.A. (22 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Dhuna në familje” me dënim burgimi prej 25 ditësh.

N.B. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 17 ditësh.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit sipas procedurave ligjore.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia Rajonale e Ferizajt iu ka bërë thirrje të gjithë personave që janë në kërkim me urdhëresë gjyqësore që të paraqiten në gjykatë dhe të kryejnë obligimet e tyre ligjore.

“Në të kundërtën, Policia Rajonale e Ferizajt do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tyre, siç parashihet me ligj”.

Komuna e Prishtinës pa para për t’i paguar faturat, Murati ia aprovon kërkesën për një pjesë të buxhetit të dhjetorit

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës sot ka bërë kërkesë në Thesar që t’u bëhet alokim i parakohshëm i 1/12-tës së buxhetit të paraparë për muajin dhjetor, me qëllim që të paguajnë disa prej faturave që janë grumbulluar, përfshi edhe ato të energjisë elektrike.

Murati ka bërë me dije se Thesari do të bëjë këtë alokim të parakohshëm në mënyrë që një pjesë e faturave të paguhen tash, shkruan Reporteri.net.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se kjo nuk e zgjidh problemin, meqë pastaj dhjetori mbetet pa buxhet.

Ai ka fajësuar për këtë situatë LDK’në.

“Zgjidhja e problemit do të ishte nëse pardje LDK-ja do ta votonin së paku buxhetin e Prishtinës, dhe pastaj fare s’do të kishte nevojë për këso improvizime. Mirëpo në vend të zgjidhjes, Lumir Abdixhiku me LDK-në vendosën të mos vinin fare në seancë pardje. Për më keq, dje u munduan që të keqpërdorin edhe prindërit e fëmijëve në çerdhe duke u munduar që t’ia hedhin fajin Ministrisë së Financave, për buxhetin të cilin vetë LDK-ja nuk e votoi”, ka shkruar Murati./Reporteri.net

 

Kurti i bindur se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të rezultojnë me Qeveri të re me të si Kryeministër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në punimet e Samitit të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, që mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Teksa ka folur për Planin e Rritjes, Kurti ka përmendur se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti, duke i shprehur i bindur se do të rezultojnë me një qeveri të re në krye me të, e që do të ecë shpejt në zbatimin e Agjendës së Reformave, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se vendi ka mbetur prapa në zbatimin e reformave shkaku i rrethanave politike.

“Ne ishim të parët që përmbushëm Agjendën e Reformave dhe disi, tani jemi prapa në zbatimin e saj. Dhe unë e kam mirëpritur kritikën. Ne duhet të jemi në ballë të këtyre reformave. Por ne jemi prapa jo nga zgjedhja, por nga rrethanat. Vonesat në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti shkaktuan pengesa”, deklaroi Kurti.

Kurti ka përmendur masat ndëshkuese të BE’së ndaj Kosovës, për të cilat ka thënë se është hera e fundit që do t’i adresojë.

Ka kërkuar që të hiqen plotësisht dhe tërësisht.

“Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se asnjë vend në rajon nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e kërkimit të statusit të vendit kandidat sesa Kosova sot

“Të flitet për urgjencën e zgjerimit (të BE-së) në njërën anë, ndërkohë që lihet aplikimi i Kosovës të mbledhë pluhur për tre vjet në një raft të BE-së, është, së paku, një paradoks”, ka deklaruar Kurti.

Në fund, ka kërkuar që samiti i ardhshëm të zhvillohet në Prishtinë.

“E fundit, ndonëse gjithmonë e shijoj qëndrimin në Tiranë, do ta mirëpres nëse samiti i ardhshëm zhvillohet në Prishtinë”, ka thënë Kurti./Reporteri.net

Alaudini jep paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodh sonte në Prime

Moderatori i formatit “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka paralajmëruar publikun për një Prime të zjarrtë që do të transmetohet sonte.

Përmes një video në InstaStory, Alaudini theksoi se nata do të jetë plot me diskutime dhe sqarime rreth dinamikave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme.

 

Alaudini ka vlerësuar se banorët kanë qenë shumë aktivë që në ditët e para të hyrjes.

Ai u shpreh mes të tjerash: “Dorën në zemër, banorët janë on fire”, duke nënkuptuar se ata kanë shkaktuar shumë zhvillime të papritura dhe situata interesante që do të debatohen gjatë spektaklit.

Megjithëse ende nuk është bërë as një javë që kur ka filluar edicioni i ri i BBVK, zhvillimet dhe dinamikat mes banorëve kanë qenë të shumta.

Kështu, Prime-i i sotëm pritet të sjellë jo vetëm përmbledhjen e ngjarjeve kryesore, por edhe momente ku banorët do të duhet të japin përgjigje për veprimet dhe deklaratat e tyre të bëra gjatë javës. /Prive By Liberta Spahiu

Publikohen oraret e ndeshjeve së Shqipërisë dhe Kosovës në Play-Off-in e Botërorit, ja se kur do të luhen

UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve “play-off”, ku Shqipëria do të luajë në transfertë me Poloninë në orën 20:45 ndërsa stadiumi ende nuk është bërë i ditur.

Nëse Kombëtarja arrin të fitojë kundër polakëve, në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Në të njëjtin orar do të luajë edhe Sllovakia me Kosovën

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale (26/03/2026):

Turqi-Rumani, ora 18:00

Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

Uells-Bosnjë Hercegovinë, ora 20:45

Ukrainë-Suedi, ora 20:45

Poloni-Shqipëri, ora 20:45

Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

Finalet janë planifikuar për më 31 mars dhe të gjitha ndeshjet vendimtare janë planifikuar të zhvillohen në orën 20:45.

Alarmohen Prishtinasit: Kjo linjë e trafikut urban pezullon qarkullimin

Linja 3A ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht qarkullin e autobusëve.

Sipas njoftimit, pezullimi do bëhet përkohësisht deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet komuna shkaku i mungesës së buxhetit.

“Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale”,thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Qendra sh.p.k – Linja 3A Prishtinë

Të nderuar qytetarë dhe udhëtarë,

Ju njoftojmë se Kompanija Qendra sh.p.k, Linja 3A, është e detyruar të pezullojë përkohësisht qarkullimin e autobusëve deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet kompania.

Lajmërohen të gjithë pasagjerët e Linjës 3A: Kodra e Trimave – Muharrem Fejza – Matiqan – Zllatar se pezullimi i përkohshëm i qarkullimit vjen jo nga dëshira jonë, por si imponim i situatës së krijuar tash e 7 muaj, për arsye se nuk na janë paguar shërbimet tona për të njëjtën periudhë.

Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale.

Lusim Komunën e Prishtinës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave për gjetjen e një zgjidhjeje urgjente në lidhje me buxhetin, sepse ndalja e transportit publik në Kryeqytet do ta paralizojë të gjithë qytetin dhe do të krijojë pasoja të rënda për mijëra qytetarë që varen nga ky shërbim.

Për çdo ndryshim apo informacion të ri, do të ju njoftojmë menjëherë përmes kanaleve tona zyrtare.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin e bashkëpunimin.

Me respekt,

Qendra sh.p.k – Linja 3A Prishtinë

 

Një ditë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, PDK-ja ndërmerr këtë veprim

Partia Demokratike e Kosovës do të mbledh sot Kryesinë. Më pas pritet të ketë konferencë për media, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PDK-ja përmes një njoftimi. Konferenca pritet të mbahet në ora 15:30.

Kujtojmë se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë të enjten nga presidentja Vjosa Osmani. Pas konsultimeve me liderë të partive politike, Osmani e ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me gjithë që në partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë shprehën kërkesë që ato të mbahen 21 dhjetor.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se pavarësisht se data nuk është ajo që kishte kërkuar, partia është e gatshme për zgjedhje.

“Edhe pse në konsultimet tona ne i dhamë argumentet pse 21 dhjetori do të ishte më i drejtë, vendimi është marrë, data është caktuar. Tani është koha që të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion”, tha Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. /Reporteri.net/

 

 

Këngëtarja e njohur i bashkohet LDK-së

Këngëtarja dhe sopranoja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi Meta, i është bashkuar zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e mirëpriti artisten si anëtare të re të partisë.

“Sot, Adelina Thaçi Meta hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik. Ajo i bashkohet LDK-së duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon. LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim. Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të”, ka shkruar Abdixhiku mes tjerash.

Thyhen rregullat në Big Brother: A do të ketë përjashtime?

Njëra prej rregullave më të rëndësishme në Big Brother VIP Kosova, është thyer mbrëmjen që lamë pas.

Londrimi ishte ai që provokoi banorët e BBVK 4 për t’u futur bashkë në tualet, ku pre e këtij provokimi ra Alba.

Dyshja hyri për pak sekonda brenda atij ambienti, por kjo përbën një shkelje të rëndë të rregullave të formatit.

Mbetet të shihet se çfarë veprime do të ndërmerren ndaj dy konkurrentëve!