div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-119 author-paged-119 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Presidentja Osmani ndërrmer këtë veprim pasi shpërndau Kuvendin

Presidentja Vjosa Osmani do të dalë në konferencë për media, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, e ka konfirmuar për Reporteri.net se konferenca do të mbahet në orën 13:00.

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit, pas të cilit pritet data e shpalljes së zgjedhjeve të reja, erdhi pas dështimit edhe të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë, në seancën e djeshme.

Sot Osmani mblodhi liderët e partive e pastaj nënshkroi dekretin për shpërndarje të Kuvendit.

Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, gjatë takimit me Presidenten, kreu i VV’së, Albin Kurti dhe ai i partisë “Guxo”, Faton Peci, kanë propozuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve 28 dhjetorin.

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ai i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK’së kanë anuar ka 21 dhjetori.

Ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përmendur si datë 21 dhjetorin ose 11 janarin, teksa ka thënë se zgjedhjet s’mund mbahen më 4 janar apo 28 dhjetor, shkaku i festave të fundvitit.

Presidenca: Ky është dekreti me të cilin shpërndau Kuvendi

Presidenca ka publikuar dekretin me të cilin Presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës.

Vendimi i Osmanit erdhi pas dështimit edhe të mandatarit të dytë për votimin e Qeverisë së re.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet nacionale, Haradinaj thotë se do të garojë e vetme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, datat e propozuara për zgjedhje janë 21 dhe 28 dhjetor.

“Duke qenë se është humbur shumë kohë, duke qenë se ka shumë akumulime të temave buxhetore, kemi propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetor. Mendojmë se në këtë mënyrë do ta fitojmë një javë kohë për vazhdimet buxhetore. Qeveria e Kosovës mund të marrë vendime për të përmbushur disa detyrime buxhetore që i ka si ndaj RTK-së edhe ndaj palëve tjera. Periudha e para vitit të ri, sepse pushteti po kërkon 28 dhjetorin, kjo periudhë është për familjen dhe është një arrogancë nga politika që me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se AAK do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe se janë të gatshme për to.

Ai gjithashtu theksoi se nuk do të ketë tolerancë për askënd që pengon krijimin e institucioneve.

Eskalon Spahiu: E paralelizon Xhakën me Millosheviqin, thotë se edhe ai kishte origjinë shqiptare

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka dhënë mendimin e tij rreth vërshëllimave që futbollisti Granit Xhaka i mori në Prishtinë nga tifozët e Kosovës në ndeshjen Kosova – Zvicra, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Në një koment, Spahiu e krahasoi Xhakën me Millosheviqin, për të fundit që tha se është stërnip shqiptari.

“O Arsim Lani, a je në vete more po çfarë shqiptari i madh mundet me qenë dikush që luan kundër Kosovës e aq më tepër që ofendon kombëtaren e Kosovës. Përkatësia etnike e suksesi profesional nuk të bëjnë shqiptar të madh. Edhe Sllobodan Millosheviqi është stërnip shqiptari, po çka u ka bë shqiptarëve se”, ishte komenti i tij.

Shkarkohet u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Propozimi për shkarkimin e Kelmendit u votua nga pesë anëtarë të KPK-së, në një mbledhje të mbajtur të enjten, raporton Paparaci.

“Me pesë vota për shkarkohet nga pozita ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, tha pas zhvillimit të votimit, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdari.

Në vend të tij, në pozitën e u.d. të Kryeprokurorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e caktoi Agron Qalajn.

Qalaj ka shërbyer si zëvendës i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit.

Propozimi për shkarkimin e Kelmendit u bë në mbledhjen e sotme nga zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli, e cila kërkoi nga anëtarët të mbështesin këtë propozim pas përfshirjes së u.d. të Kryeprokurorit në një incident rreth të kaluarës së tij.

Kelmendi, i cili të enjten u intervistua nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit për rastin e masakrës së Reçakut, e pranoi në një konferencë për media se ka punuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më 1999, në një periudhë kur vendi sundohej nga regjimi shtypës i Sllobodan Millosheviqit.

Hamza shkon në takim te Osmani, tregon datën e preferuar për zgjedhje
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka arritur në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Hamza tregoi se cilën datë e sheh si të rrugës për zgjedhjet.

Shkurtimisht, kreu i PDK-së tha se 21 dhjetorin e sheh si datë të parapëlqyer për zgjedhje.

Në këtë takim, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe nga LDK, AAK e NISMA.

Tahiri: Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn kryeministër!
Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se tashmë është koha për Ramush Haradinajn.

Tahiri tha se Kosova po kalon një nga periudhat më sfiduese të pasluftës dhe se në këto rrethana vendit i duhet një udhëheqës që e njeh shtetin, e njeh botën, dhe mbi të gjitha e njeh përgjegjësinë e qeverisjes.

“Ramush Haradinaj është një prej të vetmëve që i ka qëndruar gjithmonë besnik interesit shtetëror. Ai ka folur hapur, pa kalkulim politik, në çastet kur vendimet e vështira duhej të thuheshin troç, edhe kur askush tjetër nuk guxonte të bënte këtë” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Koha për Ramush Haradinajn

Kosova po kalon një nga periudhat më sfiduese të pasluftës: krizë të brendshme politike, tensione me aleatët, rrezik të izolimit dhe mungesë të qartë të vizionit strategjik.

Në këto rrethana, vendit i duhet një udhëheqës që e njeh shtetin, e njeh botën, dhe mbi të gjitha e njeh përgjegjësinë e qeverisjes.

Ramush Haradinaj është një prej të vetmëve që i ka qëndruar gjithmonë besnik interesit shtetëror. Ai ka folur hapur, pa kalkulim politik, në çastet kur vendimet e vështira duhej të thuheshin troç, edhe kur askush tjetër nuk guxonte të bënte këtë.

Kur shumëkush nuk e kuptonte rrezikun që sillte mungesa e përvojës në qeverisje, kryetari Haradinaj paralajmëroi se Kosova po hynte në rrugë të pasigurta. Sot, kjo është e dukshme për të gjithë.

Kur të tjerët fokusoheshin në detaje teknike, ai pa më larg, te mungesa e koordinimit me aleatët, te rritja e ndikimeve të agjendave të jashtme, te rreziku i narrativave që afronin Kosovën me agjenda të huaja. Çdo paralajmërim i tij, tash e dy dekada një nga një, u vërtetua.

Ndërkohë, së fundmi personalitete me peshë globale, si gjenerali Wesley Clark, diplomati James Rubin dhe drejtues politik të Kosovës, kanë folur publikisht për Ramushin me respekt të veçantë. Clark e ka quajtur “komandant të natyrshëm dhe të pavarur”. SHBA i besoi atij procese vendimtare për shtetin, përfshirë: lirinë, shtetësinë edhe ushtrinë, projekte që ai i çoi deri në fund.

Këto atribute të njohura nga higura historike nuk janë merita të zakonshme, këto janë dëshmi të një lideri të provuar, që në rrethana jo të lehta diti të sillej si burrështetas.

Kosovës sot i duhet një kryeministër që nuk ikën nga përgjegjësia, që nuk humbet busullën kur situata bëhet e vështirë, dhe që nuk diskuton për shtetin në nivel eksperimentesh. I duhet dikush që e ka udhëhequr vendin në kohë krizash, që ka marrë vendime të guximshme dhe që ka qëndruar krah për krah me aleatët strategjikë.

I duhet seriozitet.

I duhet stabilitet.

I duhet përvojë dhe vendosmëri.

Prandaj, po, Republika e Kosovës ka nevojë për Ramush Haradinajn kryeministër.

Kosova nuk ka nevojë vetëm për një kryeministër të radhës.

Kosova ka nevojë për një udhëheqës të provuar.

Specialja merr vendim për Thaçin

Seancat gjyqësore ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë anuluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë

“Pas përfundimit të Konferencës së Statusit të sotëm, ju njoftojmë se të gjitha seancat dëgjimore të planifikuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjyqin Thaçi etj. janë anuluar dhe hequr nga Kalendari i Gjykatës. Siç u përmend gjatë Konferencës së Statusit, Trupi Gjykues synon të nxjerrë një vendim mbi hapat e mëtejshëm në procedura më vonë këtë javë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në Hagë kanë dëshmuar si dëshmitar të mbrojtjes së Thaçit ndër të tjerë kanë dëshmuar diplomatë amerikanë si; James Rubin, Cristopher Hill dhe së fundmi ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./KosovaPress

Xhafer Tahiri merr vendimin e papritur

Xhafer Tahiri ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri.

Tahiri përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se ky vendim është marrë “me shumë dashamirësi, reflektim dhe përgjegjësi të thellë politike”, duke theksuar se nuk vjen as nga lodhja e as nga zhgënjimi, por nga dëshira për t’i hapur rrugë energjive të reja brenda degës së LDK-së.

“Besoj se udhëheqja duhet të dijë jo vetëm kur të prijë, por edhe kur të hapë rrugë për një kapitull tjetër të LDK-së në Vushtrri”, u shpreh ai.

Tahiri kujtoi rrugëtimin e tij politik që nga viti 2009, kur mori drejtimin e FRLDK-së në Vushtrri dhe më vonë në nivel qendror, si dhe periudhën 2017–2021, kur shërbeu si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, të cilën e cilësoi si “nderi i jetës sime”

“Vendimi për dorëheqje është një hap prapa vetëm në pozicion, por jo në angazhim. Në Kryesinë Qendrore dhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Vushtrrinë, për LDK-në e fortë e fituese dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në atdheun tonë”, shkroi Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë: