div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-122 author-paged-122 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Haradinaj i reagon Vetëvendosjes: Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj Vetëvendosjes duke akuzuar se po mblidhen në seancë për të votuar buxhet e marrëveshje me qëllim mbulimin e dështimeve politike.

Haradinaj, është shprehur se LVV, për katër vite “kanë bërë leckë ligjin dhe Kushtetutën”.

“Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.

Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës””, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.

Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës”.

Por ku ka interes më madhor për Republikën e Kosovës sesa respektimi i ligjit dhe i Kushtetutës nga vetë “bartësit” e institucioneve?

Ku ka interes më madhor për Kosovën sesa mirëmbajtja, forcimi dhe avancimi i raporteve me SHBA-në, BE-në, aleatët tanë strategjikë?

Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita.

 

Zemaj: Seanca sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, pjesë e lojërave politike të VV-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se seanca e sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, duke konfirmuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë.

Zemaj ka thënë se kjo seancë është pjesë e lojërave politike të VV-së.

“Sot po provohet ta quajmë treni i fundit, një seancë plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm që Kurti dhe VV-ja të zhveshet nga përgjegjësia e dështimit të saj. Kanë përfshirë projektbuxhetin, marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë proces të mirëfilltë e jo improvizime. LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. VV-ja po tenton të përdorë institucionet si instrument i lojërave të tyre politike. E njëjta logjikë u pa edhe me mandatarin”, tha Zemaj.

Në seancë ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë as PDK, AAK dhe Nisma. /Reporteri.net/

Predhë anti tank dhe uniforma ushtarake serbe- Policia tregon çka gjeti në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinjë të Poshtme ka gjetur një predhë anti-tank dhe uniforma me emblema ushtarake serbe.


Përmes raportit ditor të së mërkurës, policia njofton se në lokacion s’ka hasur ndonjë të dyshuar dhe se shtëpia ishte e braktisur, shkruan Insajderi.

Rasti është nën hetime, sipas policisë.

Njoftimi i plotë:

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Jarinje e Poshtme 18.11.2025 – 19:30.  Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.

Vjen postimi i parë i Granit Xhakës pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”, shqiptarët vërshojnë në komente

Ylli futbollistik i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka së bashku me ekipin e tij helvetik mbrëmë zbritën në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u ballafaquar me Kosovën ndeshjen e fundit të kualifikimeve direkte për Kampionatin Botëror 2026, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1:1, raporton Demos Sport.

Megjithëse i gjithë takimi u përmbyll me një super paraqitje nga të dyja skuadrat, jo gjithçka shkoi ashtu siç pritej.

Vërshëllimet s’ndaluan saherë Xhaka prekte topin. Nga shumkush, ky gjest u pa si frustim nga deklaratat e këtij të fundit.

Pas ndeshjes Xhaka u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se kjo pritje në shtëpinë e tij ishte gjëja e fundit që e kishte pritur.

Përkundër pakënaqësisë nga disa tifozë, qindra të tjerë i kanë dhënë përkrahje morale, në postimin e parë në rrjete sociale pas kësaj ndeshje, duke e cilësuar si legjendë e kontributdhënës i madh për Kosovën.

”Kupa e Botës 2026, do të jemi aty. Dhe, mezi po pres”, shkroi Xhaka.

Reagon Ragip Xhaka pas vërshëllimave ndaj Granitit në Prishtinë

Pas barazimit 1-1 mes Kosovës dhe Zvicrës mbrëmë në “Fadil Vokrri”, një prej temave më të diskutuara ka qenë vërshëllimat që një pjesë e tifozëve ia drejtuan kapitenit të Zvicrës, Granit Xhakës. Pas ndeshjes, ka reaguar edhe babai i tij, Ragip Xhaka, i cili ka sqaruar situatën dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur në prapaskenë.

Fjalët e Ragip Xhaka:

“Nuk ka pasur asnjë diskutim me Lulin. Ai ka ardhur dhe i ka kërkuar falje Granitit dhe neve për të gjithë ata që kanë fishkëllyer, dhe që ‘Dardanët’ nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Por tifozët e tjerë që kanë qenë prezent.”

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc, këto janë komunat që do mbesin pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbrëmë vonë se Impianti i Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj është nxjerrë jashtë funksionit përkohësisht, si pasojë e turbullirave shumë të larta në kanalin Ibër-Lepenc, të shkaktuara nga reshjet e dendura atmosferike të ditëve të fundit. Këto turbullira e bëjnë të pamundur procesin e trajtimit të ujit, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizim.

Si rezultat, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm deri në përmirësimin e parametrave: Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë

KRU “Prishtina” paralajmëron se reduktime dhe ndërprerje të furnizimit mund të shfaqen edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Nga kompania bëhet e ditur se ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Furnizimi me ujë pritet të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.

Mustafa: Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova, e bindi SHBA-në për krijimin e ushtrisë- mua e Thaçin s’na lanë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për rolin e tij në krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se Haradinaj arriti të bindte SHBA-në për një proces që, sipas tij, ishte i parealizueshëm gjatë qeverisjes së tij dhe të Hashim Thaçit.

Në një intervistë për ATV, Mustafa deklaroi se “Ramush Haradinajt duhet t’ia di për nder krejt Kosova, as vetë se di si ka arritë t’i bind SHBA-të që të bëhet transformimi në ushtri…. S’kanë dashtë të dëgjojnë SHBA e as NATO që ne ta bëjmë ushtrinë pa ndryshim të Kushtetuës… etj.”

Ai kujtoi se gjatë kohës kur ai dhe Thaçi ishin në pushtet, krijimi i ushtrisë pa ndryshime kushtetuese hasi në kundërshtim të qartë nga aleatët ndërkombëtarë. Mustafa theksoi se pikërisht Haradinaj arriti ta çonte përpara procesin.

“Këtë punë e kreu Ramushi dhe ka merita të veçanta për këtë”, u shpreh ai.

Pas 24 orësh lë shtëpinë një banor i BBVK

Këngëtari Mentor Haziri ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Ai ua ka kumtuar këtë vendim banorëve para pak minutave, ku tha se nuk arriti t’i bëjë ballë izolimit.

Këngëtari mori vendimin vetëm 24 orë pasi u fut në shtëpinë më të madhe në Kosovë.

Tashmë ai është përshëndetur me banorët dhe është nisur jashtë shtëpisë.

Prebreza paralajmëron ndëshkime ligjore për zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës: Në këto vërshime, askush nuk po iu përgjigjet qytetarëve për ndihmë

Kryetari në ardhje i Fushë Kosovës, i cili ka fituar garën në balotazh në këtë komunë, Valon Prebreza ka shkruar në lidhje me gjendjen pas vërshimeve në këtë komunë.

Ai ka thënë se duhet një reagim urgjent, pasi sipas tij askush nga zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës nuk po iu përgjigjen qytetarëve për të ndërmarrë veprime që u’a lehtësojnë situatën.

Ai ka paralajmëruar ndëshkime ligjore.

Postimi i plotë: 

REAGIM URGJENT!

Kjo është një papërgjegjsi totale e cila nuk do të kalojë pa ndëshkime ligjore.

Në këto momente të vështira nga kushtet atmosferike, shumë familje po ballafaqohen me probleme të mëdha dhe më vërshime.

Askush nga zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës nuk po i’u përgjigjen qytetarëve për të ndërmarrë veprime që u’a lehtësojnë situatën.

Me këtë rast apeloj tek të gjitha familjet për kujdes dhe nga operatorët e kontraktuar që të reagojnë menjëherë!

 

Kajtazi: VV veç nëse flet me Radoiçiqin se ndryshe s’ka kush ia bën votat
Gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova tha se deklarata e Bedri Hazmës sa u përket vijave të kuqe, po lexohet gabim.

“Unë mendoj se Hamza po flet për një proces pas zgjedhjeve që mund të mbahen tash. Bedri Hamza është politikan me shumë përvojë, prandaj Kurti nuk mund ta ketë përshtypjen e gabuar se merret vesh lehtë me të”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

Duke folur për mundësinë e një koalicioni PDK-LVV, Kajtazi tha se beson se kushdo që i jep shans Kurtit për të udhëhequr nga pozita e kryeministrit nuk ia do të mirën vendit, derisa shtoi se gjasat që Glauk Konjufca t’i sigurojë votat në seancën e nesërme janë minimale.

“Kisha pasë qejf me e pa Konjufcën kryeministër për shkak të respektit që e kam për të, është i ndershëm, për këtë arsye një qeveri e zotit Konjufca do të ishte interesante, por ku po do me i marrë votat? Veç nëse flasin me Milanin (Radoiçiqin) përndryshe nuk ka kush me ia ba”, tha Kajtazi.