div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-128 author-paged-128 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Spahiu: Kryetar faktik i PDK-së është Sami Lushtaku – Bedri Hamza ka mision të vështirë për të shuar konfliktet e brendshme

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte Konventën e saj, ku Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i ri i partisë pa asnjë votë kundër. Mirëpo organizimi i Konventës brenda vetëm pesë ditësh ka nxitur reagime brenda strukturave të PDK-së.

Deputeti i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka kritikuar ish-kryetarin Memli Krasniqi për mënyrën e organizimit duke thënë se Konventa është dashur të shtyhej të paktën për një javë siç kishte kërkuar ai.

Hoxhaj para të pranishmëve tha se nuk ka marrë pjesë në garë pasi sipas tij nuk ka pasur kushte të barabarta e as proces të drejtë.

Profesori i Shkencave Politike Nexhemedin Spahiu në një prononcim për IndeksOnline vlerëson se sfida kryesore e kryetarit të ri do të jetë menaxhimi i përplasjeve të brendshme që po zgjasin prej vitesh.

Spahiu thotë se pavarësisht strukturës zyrtare ‘kryetar faktik i PDK-së mbetet Sami Lushtaku’a, ndërsa rivaliteti i tij politik është Ramiz Lladrovci.

Ai e ka përshkruar këtë situatë si një betejë të gjatë mes dy ‘sturmbllarëve’ të PDK-së, e cila në të kaluarën është shuar vetëm nga lidershipi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Pas dërgimit të ish-krerëve të partisë në Hagë, sipas Spahiut përpjekjet për t’i menaxhuar këto dy kampe fillimisht iu besuan Enver Hoxhajt, por pa sukses.

“Pastaj është munduar përmes Memli Krasniqi i cili ka arritur deri diku me inteligjencës e tij ti ofroj, mirëpo në fund është detyruar të lëshojë pe Sami Lushtakut karshi Ramiz Lladrovicit.

Kjo rezultoi dështim për PDK-në, sepse u pa që Ramiz Lladrovci është ‘arrë e fortë’ dhe largimi i Ramiz Lladrovcit nga PDK e ‘thenë’ në kurriz këtë parti”, ka thënë Spahiu për IndeksOnline.

Megjithatë sipas Spahiut, zgjedhja e Bedri Hamzës është një përpjekje për të sjellë qetësi pasi ai nuk shihet si figurë konfliktuoze dhe nuk ka pasur probleme me askënd brenda partisë.

“Unë mendoj që Bedri Hamza është njeriu më i përshtatshëm për momentin për PDK-në. Por nëse nuk arrin ai t’i mbyllë këto konflikte, nuk e di kush tjetër do të mund ta bëjë”, ka thënë Spahiu.

Ai ka folur edhe për mundësinë që Hamza të arrijë të rrisë PDK-në, duke thënë se kjo varet pikërisht nga aftësia e tij për të mbajtur të bashkuara dy kampet e forta brenda partisë.

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

Bedri Hamza është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë.

Pas Konventës, në të cilën u zgjodh pa asnjë votë kundër, Hamza mbajti një konferencë për media ku u pyet nëse ka vija të kuqe për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Hamza tha se asnjëherë nuk ka vendosur vija të kuqe, duke mos e përjashtuar kështu mundësinë e bashkëpunimit, shkruan Reporteri.net.

“Asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe dhe siç e pamë në balotazh, edhe ata që patën vija të kuqe, të gjithëve iu ranë. Krejt me krejt u bënë bashkë. Mendoj se ne duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit dhe gjithmonë t’i bëjmë veprimet e duhura në interes të vendit”, deklaroi Hamza.

Hamza e ka cilësuar si nder të jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi të madhe, zgjedhjen në krye të kësaj partie, teksa ka thënë se do t’i shërbejë vendit me përkushtim dhe vendosmëri.

“Bashkë për qytetarët dhe Kosovën. Bashkë për PDK-në dhe fitoret që po vijnë!”, ka thënë Hamza në Facebook.

Ndryshe, Hamza ka shërbyer dy herë si ministër i Financave i Kosovës dhe në katër vjetët e fundit e udhëhoqi komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit, ai ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.

U tha se do jetë opinioniste e BBVK, lajmërohet Leonora Jakupi

Sonte nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një prej formateve më të ndjekura televizive në vend.

Me hapjen e sezonit të ri, pritshmëritë e publikut janë rritur, sidomos për përbërjen e opinionistëve dhe mënyrën si do të zhvillohet loja këtë vit.

Prej ditësh është përfolur se Leonora Jakupi do t’i bashkohet produksionit si opinioniste, një rol që do t’i shtonte dinamizëm dhe diskutim mbrëmjeve në Prime.

Në prag të nisjes së spektaklit, këngëtarja ka publikuar një fotografi nga Shqipëria, duke treguar se ndodhet në Tiranë.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, me shumë që komentojnë nëse e ka bërë për të tërhequr vëmendje, apo se nuk qëndron një gjë e tillë.

Ndërkohë, atmosfera para nisjes së spektaklit është e mbushur me kuriozitet për banorët e rinj dhe surprizat që produksioni ka paralajmëruar.

Me gjithë zhurmën që ka krijuar ky edicion para nisjes, duket se publiku është gati për një sezon edhe më dinamik dhe të mbushur me ngjarje të forta.

“Konventa jo demokratike” — Deklarata e Hoxhajt nxit reagimin e ashpër të Krasniqit

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur garë të pashembullt demokratike konventën zgjedhore për kryetarin e ri, duke ju kundërpërgjigjur Enever Hoxhajt i cili tha se konventa nuk ka qenë demokratike.

Krasniqi ka thënë se do të dëshironte që Hoxhaj të ishte në garë.

Pas konventës ku Bedri Hamza u votua për kryetar të partisë si i vetmi kandidat, Krasniqi tha PDK është e bashkuar.

“Garë e pashembullt e demokracisë. Gara ka qenë e hapur ka pasur hapësirë për 12 kandidatë. Më vjen keq që z.Hoxhaj nuk e ka ndjek asnjë prej procedurave, sepse kisha pas dëshirë me kanë në garë, siç kam pas dëshirë,para karar viteve kur unë kam qenë në garë dhe ai ka qenë ushtrues detyre. Është vendim i ti që unë e respektoj. PDK është e bashkuar dhe ecim tutje”, tha ai.

Pasi u zgjodh në krye të PDK-së, Hamza ka ‘diqka për të thënë’ për Hoxhajn

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se gara sot ka qenë demokratike, por edhe e hapur.

Në lidhje me Enver Hoxhajn, ai tha e ka mik dhe se që 22 vjet janë bashkë në partinë e njëjtë.

“Nuk ka garë më demokratike se kjo sot, gar aka qenë e hapur, statuti, rregulloret janë këto që janë në fuqi dhe janë të aprovuara nga ne dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. Gara ka qenë e hapur, koha ka qenë e njëjtë si për mua, si për të gjithë të tjerët që kanë dashur, kanë pasur gatishmëri për të hyrë në garë”.

“Unë e kam mik z.Hoxha, që 22 vjet jemi bashkë në Partinë Demokratike, sigurisht se është një personalitet i cili ka shumë kontribute dhe pres edhe me bindje them që bashkë do ta bëjmë më të mirën brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Tek e fundit e bukura e demokracisë është kjo, se ka mendime të ndryshme”, u shpreh ai

Zgjedhja e Bedri Hamzës në krye të PDK-së, reagon Uran Ismaili

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas zgjedhjes së Bedri Hamzës në krye të partisë.

Ai tha se Hamza është një lidë ri veçantë e me integritet.

Ismaili shprehi mirënjohje edhe për udhëheqjen e Memli Krasniqit.

“Duke shprehur mirënjohje të thellë për Kryetarin Memli Krasniqi, për udhëheqjen me dinjitet dhe shembull personal, sot mirëpresim me besim të plotë zgjedhjen e Bedri Hamzës në krye të PDK-së. Një lider i veçantë, me integritet dhe të dëshmuar në kohë dhe pozicione të ndryshme.  Ky është momenti i një kapitulli të ri për PDK-në, i ndërtuar mbi unitet, maturi dhe vizion. Një momentum i ri, që do të na udhëheqë drejt fitoreve të reja dhe drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Urime Kryetar i ri i PDK-së, Bedri Hamza. PDK! Përpara! Së bashku”, ka thënë Ismaili.

Mërgimtari nga Kosova vdes në Mekë, pasi kreu Umrën

Një besimtar mysliman nga Kosova ka vdekur në Mekë, në mesnatën e së dielës.

Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga miqtë e tij në Facebook, të cilët kanë shprehur pikëllimin për këtë ngjarje.

KlanKosova.tv mëson se i ndjeri ka vdekur teksa po shkonte drejt aeroportit për t’u kthyer nga Umra.

Sipas burimeve të redaksisë, ai ishte rreth të pesëdhjetave dhe jetonte në Gjermani.

Po ashtu, sipas informacioneve, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një infarkt.