Lidhja familjare që pak e dinin: Gruaja e Rifat Jasharit, motra e një figure të njohur të VV-së

Mbrëmja e djeshme ka mbledhur personalitete të shumta në një festë të veçantë familjare. Në dasmën e vajzës së këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, Agnesës, me partnerin e saj Lauratin, i pranishëm ka qenë edhe përfaqësuesi i familjes emblematike Jashari, Baca Rifat.

Baca Rifat ka parakaluar në këtë ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pamjet e siguruara tregojnë çiftin teksa hyjnë në dasmën e familjes Behluli-Shatri këtë ditë të rëndësishme të jetës së tyre.

Përveç pranisë së tyre që gjithmonë zgjon emocion, vëmendje ka marrë edhe një detaj mbi prejardhjen e bashkëshortes së Rifat Jasharit. Zonja, e cila është me prejardhje nga Istogu, është gjithashtu motra e Shefqet Gjocajt, anëtarit të njohur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Prive By Liberta Spahiu

Xhevat Prekazi: Tragjedi e madhe që Serbia nuk është në Botëror, turp për futbollin

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Xhevat Prekazi ka shokuar me deklaratat që i dha në intervistën e fundit për mediat serbe.

Legjenda e futbollit, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Serbi dhe në Turqi, u shpreh i brengosur e i mërzitur që Serbia nuk ka mundur të kualifikohej në Kupën e Botës 2026.

“Është një tragjedi e madhe që Serbia nuk është kualifikuar në Botëror, është një tragjedi e madhe. Njerëzit nuk kanë dëgjuar për një vend si Curaçao, pastaj Uzbekistani, e nuk është Serbia, e cila ka mijëra futbollistë kualitativë. Ky është një turp për futbollin tonë”, deklaroi ish-futbollisti mitrovicas për televizionin serb “N1”.

“Ky Botëror për mua është një cirk klasik. Sa shumë ekipe marrin pjesë, nuk ka atmosferë. Në të kaluarën ke jetuar për Botëror, ka pasur futbollistë të mëdhenj aty, tash është bukfalisht një cirkus. Është tragjedi që futbolli ka ardhur në këtë gjendje”, shtoi Prekazi.

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën!

Intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetaren dhe moderatoren Sidorela Gjoni, pak ditë më parë, është bërë shkak që kjo e fundit të përplasej sot në emision me analistin dhe shkrimtarin Albatros Rexhaj, i cili ishte kundër mënyrës sesi intervista është trajtuar.

Biseda është tensionuar aq sa Rexhaj i ka thënë në transmetim të drejtpërdrejt moderatores se ai nuk mund të lejonte që të bullizohej prej saj, njëlloj siç ndodhi me kryeministrin, por më mirë largohej. Menjëherë, moderatorja i tha se ai mund të ikte nga studio.

Albatros Rexhaj: “Ti Sidorela në atë intervistë e bullizove fund e krye kryeministrin. Ti pate momentin tënd aty dhe e shfrytëzove. E bullizove me deklarata, me fjalë dhe ai të qëndroi ty aty.”

Sidorela Gjoni: “A mund të më thuash cila ishte fjala më e rëndë në atë intervistë?”

Albatros Rexhaj: “Do bëjmë emision të veçantë për të zbuluar cila ishte fjalia më e rëndë. Ai ndenji urtë, ti e bullizove. Po tani hall të flasësh e hall mos flasësh…”

Sidorela Gjoni: “Bullizmi nuk ka kuptimin e fjalës që thua ti. Unë nuk e kam komentuar dhe nuk kam thënë asgjë për atë intervistë.”

Albatros Rexhaj: “Prit tani të të them një fjalë tjetër.”

Sidorela Gjoni: “Jo nuk do flasësh sepse do të të drejtoj unë pyetje njëherë.”

Albatros Rexhaj: “Do flas sepse ndryshe nuk vi më këtu.”

Sidorela Gjoni: “Po ti mund të largohesh që tani. Albatros mund të largohesh që tani.”

Albatros Rexhaj: “Do iki por do them një fjalë…”

Sidorela Gjoni: “Mund të largohesh që tani.”

Albatros Rexhaj: “Po patjetër që tani. Mirupafshim bullizuese. (Çohet nga studio dhe pengohet )

Sidorela Gjoni: Avash se mos rrëzohesh…

Albatros Rexhaj: Keni mjaftueshëm njerëz që e shajnë Ramën, Mua nuk më bëni dot. Problemin e kemi me njerëzit që mendojnë ndryshe. Mbushni studion me njerëz që vetëm e shajnë Ramën.”

Sidorela Gjoni: “Albatros, unë e mbush studion me njerëz të ndryshëm që mendojnë ndryshe. Dhe faleminderit për shfaqjen fantastike televizive që më dhurove.”

Rinumërimi i disa vendvotimeve, i shtohen votat Bekim Haxhiut

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu ka zbuluar arsyen se përse po kërkon rinumërim të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

I ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Haxhiu tha se kjo ankesë rezulton pas rinumërimit të pjesshëm të vendvotimeve të urdhëruar nga KQZ, raporton klankosova.tv.

“Nuk është mbi bazën e supozimeve kjo ankesë, mirëpo kjo ankesë rezulton pas rinumërimit të pjesshëm të 185 vendvotimeve që urdhëroi vetë KQZ ta bëjë. Pas këtij rinumërimi që edhe pse thuhej se ishte me 7.41% të votave, rezulton që përfshirja në rinumërim është shumë më e vogël në raport me atë që është nga KQZ. Këtu është bërë një hile edhe prej KQZ-së që për mendimin tim nuk duhej të ishte sepse KQZ-ja është një institucion që duhet të jetë transparent dhe të mbrojë interesin edhe të zgjedhësve edhe të atyre që konkurrojnë për t’u zgjedhur, sepse bazuar në numrin e votave të numëruara i bie që nuk janë numëruar 7.41% të votave, por shumë më pak”.

Haxhiu tha se në procesin e rinumërimit, atij i janë shtuar 6 vota, pavarësisht mostrës së vogël të rinumërimit.

“Këtu është bërë një hile, janë përzgjedhur vendvotimet që kanë numër më të vogël të votave, pra marrim shembull në Mitrovicë është zgjedhur vendvotimi në Selac ose në Vllahi. Vllahia komplet i ka 28 votues që kanë marrë pjesë në zgjedhje, ose në Selac afër 30 votues. Kështu ka ndodhë edhe në Prishtinë, janë zgjedhur fshatrat periferike të Prishtinës ku numri i votuesve nuk e mbërrin 100. Ndonëse kjo mostër ishte e vogël, rezulton që pas këtij rinumërimi më janë shtuar 6 vota, që nuk janë numëruar në Qendrën Komunale të Numërimit dhe ky fakt, ky argument, ku në 5 mijë e 201 vota të numëruara të PDK-së, rezulton që janë shtuar 6 vota dhe nëse ky projeksion është i llogaritshëm edhe në 157 mijë vota të PDK-së, vetëm me këtë projeksion atëherë të këtij gabimi, mund të kalojë mbi 250-300 vota që ka impakt final në rezultat dhe ndarjen e mandateve”, deklaroi Haxhiu.

Hysamedin Feraj: Ka shpërthyer një dashuri e çuditshme e disa komandantëve të UÇK-së me Listën Serbe

Hysamedin Feraj, aktivist i njohur i VV-së, ka shkruar një status në lidhje me Listën Serbe.

Feraj ka pasur disa pretendime.

Postimi i plotë:

Ndal idesë se shpëtimtarja e Kosovës është Lista serbe!
Ka shpërthyer një dashuri e madhe, e çuditshme, madje e pakuptueshme, e disa komandantëve të UÇK-së ndaj Listës serbe dhe rikthimit të bashkim-vëllazërimit:

  • eksponentë të AAK-së shpallin gatishmërinë për krijimin e qeverisë së saj me Listën serbe;
  • eksponentë të PDK-se dihet tashmë se duan një serb të papërcaktuar të Beogradit më shumë se qeverinë me LVV (Albin Kurtin); edhe pse i papërcaktuar ai banor, mendoj se përjashtohet Vuçiqi, sepse me sa di unë nuk është banor i Beogradit.
  • LDK (si vijuese e LKK-së?) dihet që nuk ka asnjë problem me Listën serbe.
    Duket se ngadalë, por vendoshmërisht, opozita vërtet po bashkohet rreth një ideje, idesë që po përhapin: idenë se shpëtimtarja e Kosovës është Lista serbe!
    Të gjitha kanë përvojë të qeverisjes me Listën serbe dhe kontributin e saj për Kosovën! Cili ka qenë ky kontribut e dinë ato parti, dhe populli. “Gojët e liga” nga populli thonë se kontributi i saj ka qenë pasurimi ose fuqizimi me pushtet i disa ish-komandantëve dhe, për hir të këtij bashkëpunimi, brejtja e sovranitetit të Kosovës!
Misini: Kurti student i mirë, por me prirje komuniste – po refuzon gazin amerikan

Profesori universitar, Shkumbin Misini ka thënë se urgjencë ekonomike është energjia elektrike, ku përveç se është bërë biznesi më i mirë për tregtarët, po ua vështirëson jetën qytetarëve e po ua rëndon punën bizneseve.

Misini ka analizuar edhe kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan dhe refuzimin e deritanishëm të këtij projekti nga ana e qeverisë Kurti.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të thotë që, përveç se nuk do të varemi nga importi i energjisë elektrike, do të kemi edhe më shumë siguri kombëtare.

“Kemi një moment kur të gjitha shtetet e botës po luftojnë që të kenë sa më shumë investitorë amerikanë, ndërsa ne po i largojmë ata. Është shumë e çuditshme se si lideri i LVV-së, i cili ka qenë për 20 vjet në opozitë e cili është lavdëruar nga profesorët e tij si student i shkëlqyer, si inxhinier i elektros, dhe pas shtatë vjetësh në pushtet, ne ende kemi mungesë të energjisë elektrike. Unë jam skeptik se ky do të ketë sukses në këtë pikë. Ka qenë 20 vjet në opozitë dhe e ka ditur se problemi kryesor në vend është energjia elektrike”, ka thënë Misini në T7.

Në anën tjetër, Misini ka folur se si vendet e rajonit po përparojnë me energjinë e ripërtëritshme, derisa qeveria jonë të vetmin propozim serioz që e kemi, atë të gazit amerikan, po e refuzon.

“Duke pasur parasysh zhvillimet gjeopolitike që po rrjedhin në botë dhe të jesh ti i vetmi shtet, lider, që po e refuzon gazin amerikan, unë mendoj që Kurti ka ‘mindset’, orientim komunist. Pse e them se Kurti ka orientim komunist? Sepse nuk mundesh ti me e refuzu një projekt të një shteti si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë ne vetë si shtet produkt i tyre. Një çështje të thjeshtë duhet ta shtrojmë: si ka mundësi që të gjitha shtetet e botës punojnë për të pasur projekte amerikane? E pamë në mbledhjen e fundit të G7, shtetet më të zhvilluara në botë, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s, i nënshtrohen kërkesave të SHBA-së, ndërsa ne i refuzojmë ato duke mos dhënë asnjë alternativë. Kjo qeveri po punon në izolimin e vendit”, ka shtuar Misini.

Rrustemi: PDK-ja duhet të mbetet në opozitë, preferenca jonë për bashkëpunim është LDK-ja

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka sjell pak ndryshime në matematikat për krijimin e institucioneve të reja. LVV e Albin Kurtit me votat që ka marrë duket se do të arrijë ta krijojë qeverinë i vetëm me pakicat joserbe, derisa çështja e presidentit pritet të jetë temë e negociatave me partitë e tjera.

Zyrtari i LVV-së, Adnan Rrustemi, i ftuar në emisionin Pressing të T7 të enjten ka dhënë sinjale se partia që Kurti drejton dhe elektorati i saj preferojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunim.

Rrustemi ndërkohë ka përjashtuar PDK-në si një partner të mundshëm për bashkëqeverisje.

“PDK-së i kemi ofru kryetarin e Kuvendit jo bashkëqeverisje. S’është e dobishme për Kosovën dhe PDK duhet të qëndrojë në opozitë. Edhe në aspektin elektoral preferenca e votuesve ka qenë bashkëpunimi me LDK’në”, ka thënë ai.

Sipas Rrustemit, edhe votuesit e LDK’së do ta zgjidhnin si preferencë të dytë Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputeti i zgjedhur i VV-së në këtë intervistë ka folur edhe për temën e zgjedhjes së presidentit. Rrustemi ka thënë se Vjosa Osmani është politikane aktive dhe se LVV dëshiron një president konsensual.

Megjithatë ai ka thënë se mund të gjendet një zgjidhje në kuadër të negociatave që do të zhvillojnë partitë politike.

“Osmani është e mveshur me petkun aktiv politik”, ka thënë Rrustemi.

I pyetur nëse LVV ka vullnet që t’ia jep opozitës pozitën e presidentit, Rrustemi ka thënë se “pozicionet politike duhet të jenë në përputhje me pozicionin elektoral”.

Ai ka përmendur ftesat që LVV ia ka bërë LDK’së për bashkëqeverisje dhe refuzimet që partia e Abdixhikut i kishte bërë. Zyrtari i LVV’së ka thënë se shpreson që ketë herë LDK’ja edhe të pranojë ftesën për bashkëqeverisje dhe të jetë konstruktive në takime.

“LDK refuzoi edhe takimet vitin e kaluar. Pra duhet me ndodhë një palë zgjedhje që LDK me e bo një gjysmë hapi. Pas zgjedhjeve të dhjetorit erdhi në takim por s’ishte konstruktive. Shpresojmë që herën e tretë edhe të vijë në takime edhe të jetë konstruktive”, ka thënë Rrustemi.

Deklarime për një bashkëpunim ne mes të LDK’së dhe LVV’së ka dhënë edhe Lutfi Haziri në Pressing. Haziri madje ka paralajmëruar se Vjosa Osmani është e gatshme të tërhiqet nga synimi për presidente në rast të një marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje do të mundësonte që vendi t’i kthehet stabilitetit”, ka deklaruar Haziri në T7.

Ai tha se sipas procesit, ata do ta adaptojnë emrin e përveçëm.

“LDK as nuk e ka pas e as nuk e ka asnjë problem me emër të përveçëm. Nëse mendohet se znj. Osmani ka qenë apo mundet me qenë problem, unë ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmu që nuk është emri i saj problem në arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi mes partive politike për t’i dhënë vendit stabilitet”, ka shtuar Haziri.

Rukiqi zbulon kushtin e LDK-së për marrëveshje politike

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi zbuloi kushtin e partisë së tij për marrëveshje politike në krijimin e institucioneve të reja shtetërore.

Rukiqi deklaroi se LDK e ka pozicion të pa negociueshëm pranimin e gazit amerikan në çdo lloj marrëveshje politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Ne e kemi si pozicion zyrtar dhe politik se në çdo lloj marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja ku përfshihet LDK, ne kemi kërkesë të panegociueshme, ose vija të kuqe qysh kemi për Listën Serbe në një anë, në anën tjetër vijë e kuqe është çështja e gazit. Kusht i çdo bashkëpunimi institucional është pranimi i gazit amerikan”, tha Rukiqi.

DJ PM fejohet në fshehtësi?

DJ PM, feston sot ditëlindjen e tij.

 

Në këtë ditë të veçantë, ai ka pranuar urime të shumta dhe të përzemërta nga miqtë, kolegët e shumtë të estradës, si dhe nga familjarët e tij.

Mirëpo, në mesin e shumë postimeve të rishpërndara në profilin e tij në Instagram, një detaj specifik ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e ndjekësve symbrehtë. Siç shihet në foton ku DJ PM shfaqet pranë njerëzve të tij të shtrenjtë, në gishtin e unazës së dorës së majtë bie në sy një unazë në formë rrethi.

Ky është pikërisht gishti ku tradicionalisht mbahet rrethi i fejesës apo martesës, gjë që ka ndezur menjëherë aludimet.

Dyshimet e para kanë lindur nëse ai dhe Sarah Berisha kanë hedhur një hap më tej, ndonëse dyshja prej kohësh e kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private dhe kohëve të fundit nuk kemi parë postime të përbashkëta nga ata në rrjetet sociale.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një fejesë të mirëfilltë, apo është thjesht një unazë estetike që ka bërë xhiron e rrjetit duke shkaktuar zhurmë. Gjithçka mbetet të kuptohet në vijim, nëse PM do të konfirmojë diçka rreth këtyre aludimeve apo thjesht bëhet fjalë për një rastësi. /Prive By Liberta Spahiu

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton këto vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka mbajtur një mbledhje elektronike.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se gjatë kësaj mbledhjeje janë marrë disa vendime, si, miratimi i vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, dhe, miratimi i vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Komisioner për Gjuhët.

Njoftimi:

Mbledhja e 24-të e Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 19 qershor 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Komisioner për Gjuhët.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale

– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

– Miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026,  i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri me datën 22.09.2026.