div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-169 author-paged-169 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Trump premton një çek prej 2000 dollarësh për çdo qytetar amerikan

Presidenti Donald Trump ka premtuar një çek prej 2000 dollarësh për çdo qytetar amerikan, duke thënë se këto para do të shpërndahen nga të ardhurat e mëdha të mbledhura përmes tarifave tregtare të vendosura gjatë mandatit të tij. Lajmin e dha të dielën në mëngjes përmes një postimi në rrjetin e tij “Truth Social”, ku kritikoi ata që kundërshtuan politikat e tij doganore, duke i quajtur “budallenj”.

Trump deklaroi se dividenti prej të paktën 2000 dollarësh do t’u jepet të gjithë amerikanëve, me përjashtim të personave me të ardhura të larta, por pa specifikuar se cili do të jetë pragu i përjashtimit. Sipas tij, SHBA është “vend i respektuar në botë”, me “inflacion gati zero” dhe me tregun e aksioneve në nivele rekord.

Presidenti pretendon se vendi ka mbledhur “triliona dollarë” nga tarifat, ndërkohë që këto të ardhura do të përdoren edhe për uljen e borxhit kombëtar, i cili aktualisht kap vlerën e 37 trilionë dollarëve. Sidoqoftë, ky premtim vjen në një moment kur Gjykata e Lartë po shqyrton ligjshmërinë e përdorimit të kompetencave emergjente nga ana e Trump për vendosjen e tarifave ndaj pothuajse të gjitha vendeve të botës, përfshirë aleatët.

Sipas Komitetit për një Buxhet Federal të Përgjegjshëm, SHBA ka mbledhur rreth 151 miliardë dollarë nga tarifat vetëm mes muajve prill dhe tetor. Ndërkaq, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, parashikon që të ardhurat vjetore nga tarifat të arrijnë të paktën 500 miliardë dollarë.

Por, nëse Gjykata e Lartë vendos se tarifat janë vendosur në mënyrë të paligjshme, e ardhmja e këtyre fondeve mbetet e paqartë, ashtu si edhe zotimi i presidentit për çekun e përbashkët prej 2000 dollarësh.

Tarifat kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, sidomos nga Kanadaja, Meksika, BE dhe Kina. Muajin e kaluar, Trump rriti me 10% tarifat ndaj Kanadasë, pas transmetimit të një reklame nga Ontario ku përdorej një fjalim i Ronald Reagan që kritikonte tarifat, diçka që presidenti e quajti “veprim armiqësor”.

Aktualisht, mallrat kanadeze që nuk përjashtohen nga Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) tarifohen me 35%, ndërsa çeliku dhe alumini shkojnë deri në 50%.

Ndërkohë, pas një takimi të tensionuar me presidentin kinez Xi Jinping në fund të tetorit, Trump njoftoi uljen me 10% të tarifave ndaj importeve kineze, duke thënë se Beijing-u do të ndërmarrë hapa për të ndalur fluksin e opioideve sintetike drejt SHBA-së. /A2 CNN

Humbja në Mitrovicë, reagon për herë të parë Arian Tahiri

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka reaguar pas procesimit të rezultateve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Tahiri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ është shprehur falënderues për qytetarët që ia besuan votën, shkruan Insajderi.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare”, thuhet në shkrimin e tij.

Tahiri po ashtu ia ka uruar fitoren kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Pecit.

“Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim. Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë”, përmbyll shkrimin Tahiri.

Ja sa vota kishin dallim Rama me Çekun në Prishtinë – Rezultatet

Përparim Rama mori edhe një mandat në krye të Prishtinës.

Por, cili është dallimi mes rundit të parë dhe balotazhit.

Përparim Rama në rundin e parë në Prishtinë kishte pasur 35 mijë e 595 vota apo 33.71%, kurse Hajrullah Çeku 35 mijë e 77 vota apo 33.21%.

Në balotazh, Rama arriti të marrë 46 mijë e 935 vota apo 51.54%, kurse Hajrulla Çeku 44 mijë e 126 vota apo 48.46%.

Ku gjithsej Rama kishte 2 mijë 809 më shumë se Çeku

LINKU

Gruaja nuk ka ‘mëshirë’ për burrin, e godet me thikë

Një grua është arrestuar në veri, pasi që kishte goditur me thikë burrin e saj. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“ Mitrovicë Veri 08.11.2025 – 22:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se e kishte goditë me mjetë të mprehtë – thikë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Indeksonline/.

Llapjani e godet policin me veturë, e bën për spital

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes me veturë nga një person në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari fillimisht nuk iu është ndalur policisë, dhe pas ndalimit të tij, ka lëvizur me veturë prapa, duke goditur zyrtarin policor.

Zyrtari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë, dhe pasi është arritur të ndalohet, ka lëvizur me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Zeka për Kurtin :Nëse do ta përqafonte gruan si Pecin, do t’i binte të fikët prej dashnisë

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar skenën e përqafimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe Faton Pecit gjatë festimit të fitores në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.

Në emisionin Politiko, Zeka komentoi me ironi, duke bërë një krahasim me jetën private të Kurtit.

A e di çka më shkoi mendja? Me pas përqafue Albin Kurti gruan e vet kështu, po të bëj be, asaj të fiktë prej dashnisë i kish ra. Merreni me mend çfarë hajvanati kemi në këtë dynja,” ka thënë Zeka me ironi.

Garë dramatike në Viti – vetëm 197 vota ndajnë dy kandidatët

Në komunën e Vitisë janë numëruar të gjitha votat e rregullta, ku garën për kryetar komune e ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, me 50.60% të votave.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arsim Ademi, ka marrë 49.40% të votave.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga gjithsej 49,668 votues të regjistruar, kanë votuar 16,507 qytetarë, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.23%. Të gjitha 64 vendvotimet (100%) janë procesuar.

Rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë, me vetëm 197 vota diferencë midis dy kandidatëve.

Këto rezultate janë preliminare dhe përfshijnë vetëm votat e rregullta, pa përfshirë votat me kusht dhe ato me postë.

Numërohen 100% të votave në Mitrovicën e Jugut, ky është rezultati

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat zyrtare.

Dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara gjatë natës së kaluar, ndërsa sot KQZ ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve.

Sipas rezultateve preliminare kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53,47 për qind të votave, ose gjithsej 17,837 vota.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46,53 për qind të votave, që përkthehet në 15,522 vota.

Lushtaku: Kurti vizitoi disa herë Mitrovicën me eskorta policie, presioni ishte i madh

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka komentuar rezultatin e balotazhit në komunën e Mitrovicës në emisionin Politiko, duke thënë se gara atje është zhvilluar nën presion të madh politik dhe institucional.

“Herën e dytë nuk ka qenë e mundur me i rezistu këtij presioni, sepse ishte rëndësia e vëmendjes ndoshta më e madhe në një komunë. Siç e kemi parë, tri-katër herë në ditë ka shkuar Albin Kurti me eskortat e policisë në Mitrovicë,” ka deklaruar Lushtaku.