div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-172 author-paged-172 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
EXIT-POLL-i i UBO-s: Këta janë fituesit e balotazhit

Kompania UBO Consulting ka publikuar EXIT-POLL-et për balotazhin e 9 nëntorit.

UBO Consulting ka realizuar EXIT-POLL-e në tri komuna.

Sipas matjeve të UBO-s, fitues në balotazh në Prishtinë ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama me 54.1 %, i cili ka lënë pas Hajrulla Çekun me 45.9%.

Në Prizren sipas kësaj kompanie fitues ka dalë Shaqir Totaj me 56.8%, kurse në Gjakovë fitues është parashikuar Ardian Gjini me 58.3%.

Lajmi në përditësim…

EXIT-POLL Përparim Rama fiton në Prishtinë

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka fituar garën ndaj Hajrulla Çekut të VV-së, sipas tri exit-polleve.

Sipas exit-pollit të UBO Consulting, të publikuar në RTV Dukagjini, Rama ka marrë 54.1 për qind, ndërsa Çeku 45.9 për qind.

Sipas atij të Albanian Post, të publikuar në T7, Rama ka 52.8 për qind, ndërsa Çeku 47.20 për qind.

Sipas atij të PIPOS, i publikuar në Klan Kosova, Rama53.62 për qind, ndërsa Çeku 46.38 për qind.

LVV-ja i reagon LDK-së për incidentin që ndodhi tek shkolla “Faik Konica”

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur paraditen e së dielës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Sipas Vetëvendosjes, rreth orës 10:30, është vërejtur një person, i identifikuar si Art Merkoja – aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e kryetarit aktual të Prishtinës – i cili, sipas këtij subjekti, mbante një distinktiv me logon e LDK-së brenda hapësirës së qendrës së votimit.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se: “shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit paraqet shkelje të rregullave zgjedhore dhe ushtron presion mbi votuesit”. Ky subjekt politik thekson se veprimet e tilla bien ndesh me Rregullat Zgjedhore të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me nenin 37 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me nenin 8 të Rregullores Zgjedhore 07/2024. Vetëvendosje ka kërkuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të distancohet nga çdo shkelje ligjore dhe të mos mbrojë zyrtarët që, sipas saj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. “Vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve”, thuhet në reagim.

Në fund, Vetëvendosje thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e demokracisë, të drejtës për votë të lirë dhe në denoncimin e çdo shkeljeje që cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Glauk Konjufca tregon nëse i ka siguruar votat për t’u bërë kryeministër

Mandatari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nuk ka treguar se kur do të thirret seanca në të cilën do të votohet ai për kryeministër.

Megjithatë, Konjufca tregoi se nëse do të bëhet ai kryeministër në qeverinë në ardhje apo zgjedhje të reja, atëherë varet vetëm nga partitë opozitare.

“Nuk e di saktësisht, me probabilitet e përqindje, sa i kam gjasat të bëhem kryeministër, por mendoj se Kosova do ta ketë një qeveri. Megjithatë, në fund të fundit, mendoj se kjo nuk varet krejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Kësaj radhe, zgjedhjen nëse do të kemi një qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, e kanë në dorë partitë që ne i quajmë opozitare. Është zgjedhja e tyre”, deklaroi Konjufca pasi hodhi votën e tij për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Ai e ka theksuar se e ka kabinetin të cilin do ta propozojë në seancën që do të thirret për votimin e tij.

“Ne e kemi në dorë për ta propozuar qeverinë, mandatarin e dytë, dhe në këtë rast unë u propozova nga kryeministri Kurti. Presidentja më mandatoi, dhe kabineti im do të dalë në seancë kur ne ta vendosim. Pastaj, nëse do të votohemi apo jo, këtë e kanë në dorë deputetët e partive të tjera”, tha Konjufca./EO.