div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-175 author-paged-175 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Përurohet droni “Made in Kosova”, Kurti: Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunën për përurimin e dronit “Skifteri” të prodhuar në Gjilan nga kompania “Future Minds Academy”. Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se pos furnizimeve nga jashtë, tash Kosova po prodhon vetë dronët e parë.

“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak ‘Skifteri’ dhe dronët civil, nga ‘Future Minds Academy’ dhe MIGA SkyShield MAR”, ka shkruar Kurti.

Ai ka dhënë detaje për dronët..

“Made in Gjilan” përveçse natyrisht ‘Made in Kosova’. Droni kamikaz ‘K1’, arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa ‘Skifteri’ arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20km dhe shpejtësi prej 270km/h”, ka shkruar tutje ai.

Kurti ka premtuar se pas furnizimeve me dronët “Bayraktar TB-2”, “Puna” dhe “Skydagger”, do të vazhdojnë investimet për mbrojtje e siguri por edhe ngritje të kapaciteteve dhe prodhimtarisë.

Ndërkaq kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka cilësuar këtë prodhim “frymëzues” dhe “dëshmi që të rinjtë gjilanas janë kreativë”.

“Sot ishte kënaqësi e veçantë që bashkë me Kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”, të prodhuar nga kompania inovative “Future Minds Academy”. Ky është shembull shumë frymëzues dhe dëshmon që të rinjtë gjilanas janë kreativë dhe me vizion të qartë. Bashkë me Kryeministrin takuam afaristë dhe inxhinierë, me të cilët diskutuam për projektet që do ta transformojnë qytetin edhe në mandatin që po e konfirmojmë nesër”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ky dyshohet të jetë motivi që çoi në vrasjen e dy vëllezërve

Më 6 nëntor në fshatin Gollubovc të Malishevës, Naim Morina, 45 vjeç, dhe Driton Morina, 32 vjeç, dyshohet se u vranë nga dhëndri i tyre, Astrit Isufi, nga një fshat i komunës së Drenasit, i cili u kap një ditë më parë në një shtëpi të pa banuar 

Gjykata merr vendim për Astrit Isufin

Klankosova.tv ka mësuar se para dy dite ngjarja ka ndodhur rrëth orës 11:30, kur i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë bashkëshorten e tij, pas të pameve për babanë e tyre të ndjerë.

Pas disa minutash, sipas burimeve të redaksisë dyshohet se ai është rikthyer dhe ka hapur zjarr, duke i lënë të vdekur dy vëllezërit, njëri në vendin e ngjarjes, derisa tjetri nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve sa ishte rrugës për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Në momentin kritik, siç thanë burimet, gruaja e të dyshuarit (motra e viktimave) dhe vajza e tyre kanë qenë në veturë, duke parë gjithë ngjarjen.

Po ashtu, Klan Kosova ka mësuar se viktimat, dy vëllezërit Morina i kishin kërkuar motrës së tyre të ndahej nga bashkëshorti, në këtë rast nga i dyshuari Astrit Isufi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Klankosova.tv se rasti është regjistruar si vrasje e dyfishtë.

Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë, ndërsa Isufi kishte qëndruar për disa muaj në paraburgim. Ende nuk dihet saktësisht kur i është ndërprerë masa e sigurisë.

Gjykata merr vendim për Astrit Isufin

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës.

Në njoftimin e gjykatës, bëhet e ditur se Isufi po dyshohet për dy vepra penale: Vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Insajderi.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit A.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, atë të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes së armës pa leje-autorizim”, thuhet në njoftim.

Gjykata bën të ditur se lënia e të dyshuarit në liri rrezikon që të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale, meqë i dyshuari mund të ndikojë tek dëshmitarët ose edhe ta përsërisë veprën penale.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 nëntor 2025 dhe do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, bën të ditur gjykata

“E besoj Allahun, por jo të dërguarin e tij”- Feraj i VV’së skandalizon, e krahason Kurtin me Zotin

Këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, bëri një krahasim skandaloz mes Zotit (Perëndisë) dhe shefit të tij.

Feraj këtë e bëri teksa tentoi të ngriste një analogji ndërmjet bindjeve të një besimtari dhe të një votuesi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, votuesi që mbështet Kurtin në nivel qendror, por jo kandidatin e tij lokal, është si një besimtar që pranon Zotin, por mohon profetin.

Deklarimi i tij në Facebook:

Bisedë interesante, sepse “teologjike”, mes votuesve të LVV-së:

Njëri: e votoj Albinin në nivel Kosove, por jo kandidatin që ai më propozon për nivelin lokal.

Tjetri: si muslimani që thotë “e besoj Allahun, por jo të të dërguarin e tij në tokë, profetin Muhamed a.s.”, ose i krishteri që thotë “e besoj Atin, por jo birin (Krishtin), i krishteri nuk i beson Krishtit”.

(nga shënimet e mia gjatë fushatës elektorale).

Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

Avokati Haki Sertolli ka shkëmbyer një përvojë të hidhur që ka pasur me Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në Golluboc të Malishevës.

Sertolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se para disa muajsh Isufin e kishte palë në një rast dhe që përmes ankimimit në Gjykatën e Apelit, kishin arritur që i njëjti pjesën tjetër të dënimit ta vuante në liri, shkruan Insajderi.

Megjithatë, avokati thotë se Isufi ishte mosmirnjohës dhe se i kishte mbetur borxh atij.

“Astritin, para tre-kater muajsh e kisha pale nje rast, te cilin ne Apel arritem ta lirojme dhe pjesen tjeter te denimit ta vuaj ne liri, por ishte aq mosmirnjohes pasi doli nga burgu sa asnje telefonate mem tha faleminderit avokat sma tha, e besa edhe financiarisht borgj me ka mbete. Ama Astrit me sot po ta fali borgjin dhe ndaj meje ske me asnje detyrim financiar”, ka shkruar avokati.

“Takimi sekret” PDK–LDK, sqaron deputetja Jehona Lushaku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa lajmeve që flisnin për një takim sekret ndërmjet LDK-së dhe PDK-së para ditës së zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Lushaku ka thënë se këto lajme janë pjesë e makinerisë propagandistike të Vetëvendosjes, e cila sipas saj është vënë në lëvizje për të krijuar konfuzion, panik dhe mjegull në kulmin e fushatës zgjedhore.

“Pas të gjitha dështimeve që s’mund t’i fshehin më, tani po shpikin ‘lajme sekrete’ për t’i mbuluar me shpifje”, ka shkruar Lushaku.

Deputetja e LDK-së ka sqaruar se takimi i përmendur në media nuk ka qenë sekret, por një takim përmbyllës i fushatës së LDK-së në Prishtinë me ekipin e saj, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë të partisë.

Kurti harroi koalicionet e veta, sulmon të tjerat : Çifti PDK-LDK nuk kthehen kurrë më në pushtet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të premten ka bërë fushatë për Artan Abrashin, por më shumë minuta i ka kushtuar fushatës për vete dhe për të sulmuar partitë rivale që lidhën koalicione.

Kurti nuk përmendi koalicionet që i ka lidhur Vetëvendosja në Prizren me AAK-në e me Zafir Berishën, por ka sulmuar PDK-në që lidhi koalicion në këtë qytet. Madje, i ka quajtur edhe çift.

“Nuk keni çka me pa ma mirë prej këtij që keni [Shaqir Totajt], ma keq s’keni nevojë me pa, po keni me pa shumë ma mirë nëse e ndërroni kryetarin”, ka thënë Kurti në nisje të sulmit ndaj partive të tjera.

“Së fundmi në Prizren u bën bashkë edhe një herë PDK dhe LDK. Dikur thoshin se po bëhen me zor për interesa të shtetit, tash po bëhen nga frika prej VV-së. E dëgjuam kryetarin duke thënë se këtu në Prizren po e trasojmë rrugën edhe për koalicion në nivel nacional. Një rikthim i duetit, të çiftit në qeveri qendrore”, ka thënë ai.

“Të dielën e keni një mision të dyfishtë, t’i tregoni Totajt që PDK dhe LDK nuk kthehen në qeveri kurrë në Prishtinë e as nuk vazhdojnë me qeverisje në Prizren”, ka thënë Kurti.

Zgjedhjet lokale, këto janë rezultatet në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të tri komunave: Prishtinë, Mamushë dhe Junik.

Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna, njofton Klankosova.tv.

Në vazhdim të mbledhjes u prezantua një raport lidhur me fazën përfundimtare të përgatitjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave që mbahet nesër.

Në mbledhje u njoftua se ka përfunduar shpërndarja e materialit zgjedhor, një proces i cili është zhvilluar në disa faza. Fillimisht, më 5 dhe 6 nëntor në Qendra Komunale të Numërimit janë shpërndarë kutitë e votimit; kabinat e votimit dhe materiale të tjera administrative, ndërkaq më 8 nëntor, nën përcjellje e Policisë së Kosovës janë shpërndarë materialet tjera zgjedhore, si: fletëvotimet, listat votuese, ngjyra matrikulare dhe vulat.

Pas takimit me LDK-në, Uran Ismaili merr këtë vendim

Pak para ditës së zgjedhjeve komunale të balotazhit në Prishtinë, LDK dhe PDK kanë realizuar takim.

Takim ky i mbajtur midis kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi, bëjnë të ditur burime të Tëvë1 brenda këtyre dy partive.

Pjesë e takimit bëhet se ditur se kanë qenë edhe Përparim Rama e Uran Ismaili.

Pas këtij takimi, i cili është mbajtur në një nga restaurantet në kryeqytet, dega e PDK-së në Prishtinë ka mbajtur mbledhje, ku Tëvë1 ka siguruar fotografi nga takimi i mbajtur në orët e vona të së premtes.

Tëvë1 ka kontaktuar për të marrë një konfirmim nga vet kryetari Perparim Rama dhe nga PDK-ja por nuk janë përgjigjur.

Ndërsa, sot Uran Ismaili një ditë para balotazhit ka mbledhur asamblistët në degën qendrore te PDK-së në Prishtinë.

Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se në takim është diskutuar për marrëveshjen e arritur mbrëmë midis PDK-së dhe LDK-së.

Kurti tregon cilat komuna pritet të fitojnë në balotazh

Balotazhi për kryetarë në 18 komuna do të mbahet nesër në Kosovë.

Nga këto 18 komuna, në 12 prej tyre Lëvizja Vetëvendosje është në garë.

Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se po punohet “shumë më shumë” në ato komuna ku janë më larg fitores.

“Gjakova është njëra prej 12 komunave ku jemi balotazh. Presim të fitojmë në të gjitha komunat. Diku janë gjasat më të mira se diku tjetër, por angazhimi nuk mungon. Aty ku jemi ca më larg, jemi duke punuar shumë më shumë në mënyrë që mbi 50% të jetë rezultati në të gjitha komunat kur numërohen votat”, ka deklaruar kryeministri në detyrë, për tvsyri.