div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-186 author-paged-186 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gucati: Nuk i besoj Kurtit, ai vetë u tha ish-krerëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha sot se nuk ka arsye ligjore e as morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë dhe se për këtë ai publikoi edhe një letër që i kishte dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova e ku kishte kërkuar lirimin e tyre.

Gucati tha se nuk beson në qëndrimet e Kurtit, duke e akuzuar atë se dikur vetë u kishte thënë ish-luftëtarëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë.

Sa i përket letrës që Kurti tha se e ka dërguar në vitin 2022, ai tha se në atë kohë edhe ai ka qenë në burg por që nuk ka dëgjuat për këtë letër.

“Unë nuk du të besoj shumë në atë hiç, por dhashtë Zoti InshAhllah e ka bërë atë kërkesë. Unë në vitin 2022 kam qenë edhe unë në burg, me qenë do të kishim dëgjuar, nuk kemi dëgjuar kurrë. Nuk pres nga Albin Kurti asgjë, një njeri që ju ka thënë ju jeni me shku në Hagë, shkoni në Hagë. S’dua të besoj në asgjë në të. Ky është mirë mi kry detyrat e shtëpisë me ju ndihmu mbrojtjes me pare, që e ka bërë një tavan të çmimit të tyre që i ka bllokuar edhe mjetet, kështu që s’dua të besoj në të hiq”, tha Gucati.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot tha se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo morale që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të vazhdojnë të mbahen në paraburgim pesë vjet pas arrestimit të tyre.

Në një publikim në Facebook, Kurti kujtoi se më 2022 i kishte dërguar një letër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke kërkuar lirimin e tyre, por siç theksoi ai, kërkesa nuk kishte marrë përgjigje.

“Po sillet si një dashnor nazelik e nevrik” – Bajqinovci për Abdixhikun

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili sot ka thënë se Kurti dhe Konjufca, sa përqafoheshin do të ishte mirë me i lut disa parti që kishin gatishmëri të merren me ta.

Në lidhje me këtë, Bajqinovci ka bërë një krahasim për Abdixhikun.

“Ai po harron që LVV (48) është më shumë se dyfishi i LDK (20), dhe po ka qejf hala me e lutë. Po sillet si një dashnor/e nazelik/e e nevrik/e”, ka shkruar Bajqinovci

Abdixhiku: Mandatar si në monarki nga mbreti te i biri, nga Kurti te Konjufca

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku caktimin e Glauk Konjufcës për mandatar të qeverisë ka thënë se nuk është rast i demokracisë, por që i ngjan më shumë monarkisë.

Abdixhiku ka thënë se sikur mbreti që ia dorëzon mandatin të birit, edhe Albin Kurti ia dorëzoi Glauk Konjufcës mandatarin për qeveri.

Zvarritje e pakuptimtë. Ajo çfarë sot na propozohet më shumë se demokracisë i ngjan monarkisë, nga babai te i biri, nga Albini te Glauku, në monarki mandati trashëgohet, në demokraci arrihet me votat e qytetarit”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka thënë se krejt kjo është lojë politike.

“Prandaj sot nuk ka asnjë peshë e ndikim, zhvillimi i brendshëm në një parti politike. Sot ka rëndësi se çfarë vendos parlamenti i Kosovës. Kohët e partive shtet kanë mbaruar dhe janë të harruara për shqiptarët. Është lojë politike. Ka për synim vonesën për disa ditë dhe thellimin e krizave shtetërore dhe nisjen e fushatës së papërgjegjëshme të akuzave ndaj të tjerëve. Nuk fitohen më betejat me politika primitive, popullizmit duhet t’i dilet ballë”, ka thënë Abdixhik

A do ta votonte LDK-ja Osmanin për një mandat të dytë si Presidente – flet Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhikun në konferencën për media është pyetur edhe për postin e Presidentit, nëse LDK-ja do ta votonte Vjosa Osmani edhe për një mandat të dytë, shkruan Reporteri.net.

Kreu i LDK-së tha se “gajle” e LDK-së aktualisht janë vetëm komunat me të cilat partia që ai drejton ka shkuar në balotazh.

“Përbesë qitash në këtë moment gajle të vetme i kemi nëntë komunat ditën e diel. Mos u merrni me këto filma. Do ju them dhe kryesisë angazhohuni në nëntë komuna se të dielën do të bëjmë fitoren e madhe. Kur të bëhen zgjedhjet, vjen tranzicioni i ri dhe do t’i keni qëndrimet e LDK-së. Politika në LDK është transparente. Në politike nuk ka “nëse”, nuk është e saktë”, tha Abdixhiku.

A do ta votojë Lahi Brahimaj Glauk Konjufcën për kryeministër? Ja përgjigjja e tij
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër.

Kështu ka bërë të ditur ai për GazetaBlic.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të martën ka marrë vendimin për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi emrin e tij si kandidat për kryeministër.

E para e shtetit tha se e ka mandatuar Konjufcën në përputhje me Kushtetutën.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese.“Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht, përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet. Ky është një detyrim i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Osmani.

Kurti: I gatshëm të ofroj garanci shtetërore për lirimin e tyre

Në pesë vjetorin e bërjes publike të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zbuluar letrën që ia kishte dërguar Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në shtator të vitit 2022.

Kurti ka thënë se ka kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Ne letrën e publikuar, Kurti kishte kërkuar që ata të kthehen në shtëpi dhe ishte shprehur i gatshëm për të ofruar garanci shtetërore për lirimin e tyre.

“Ne besojmë se të akuzuarit mund të kthehen në shtëpi ndërsa presin gjyqin, pasi Policia e Kosovës ka garantuar se mund të mbikëqyrë arrestin e tyre shtëpiak nëse është e nevojshme. Për ta bërë këtë proces më të lehtë për familjet, si dhe për të akuzuarit, jam i gatshëm të ofroj garanci shtetërore për lirimin e përkohshëm të të gjithë të akuzuarve”, thuhet në letrën e publikuar.

Ai ka treguar arsyen pse e ka publikuar letrën sot.

“E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje. Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se ka punuar në heshtje gjatë për ketë.

“Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet. Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar”, thuhet në postim.

Ndryshe, më 5 nëntor të vitit 2020 ishte bërë publike nga Dhomat e Specializuara në Hagë, aktakuza ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Veprat e pretenduara ndaj tyre kanë të bëjnë “me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Po më 5 nëntor 2020, Thaçi, Veseli, dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, ndërsa Krasniqi u transferua një ditë më parë, më 4 nëntor 2020. Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi më 3 prill 2023.

 

Kurti në 9-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ai u mbyt në burg, dhe sot e kësaj dite nuk ka as të akuzuar, as të gjykuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas homazheve te varri i Astrit Deharit që vdiq 9 vjet më parë, ka thënë se ai u mbyt derisa po mbahej në burgun e Prizrenit, sipas tij për shkaqe politike me të cilat nuk janë pajtuar pushtetit i atëhershëm.

Kurti kritikoi sistemin e drejtësisë që as pas kaq vitesh nuk ka zbardhur rastin, pa çka edhe njëherë ka bërë thirrje për drejtësi, e ka sugjeruar që të bëhet edhe hetim për hetimet fillestare.

“Ne të gjithë bashkë-aktivistët e tij të LVV-së që bëjmë nderime sot me rastin e 9-vjetorit të mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, kujtojmë se Astrit Dehari ishte në burg për shkaqe politike, për shkak se nuk pajtohej me pushtetin e atëhershëm. Ai u mbyt në burg, dhe sot e kësaj dite nuk ka as të akuzuar, as të gjykuar, e lëre më të dënuar për rastin e tij. Katër prokurorë janë ndërruar: dy kanë qenë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe dy të Prokurorisë Speciale, mirëpo nuk ka pasur avancim cilësor. Si Republikë e Kosovës, jemi në gjendje gatishmërie, shumë të vullnetshëm dhe të interesuar që ta ndihmojmë Prokurorinë e Shtetit. Mirëpo, 9 vjet janë shumë. edhe 9 muaj do të ishin shumë pa u zbardhur ky rast, pa u sqaruar e vërteta dhe pa u sjellë drejtësia”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes tha se Astrit Dehari është modeli për ta për të bërë punët dhe idealet që kanë.

“Astrit Deharin do ta kujtojmë e përkujtojmë sa të jetë jeta, por edhe brezat pas nesh, si një student shembullor, si një aktivist i paepur, student shembullor i Fakultetit të Mjekësisë dhe aktivist i paepur i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është model për secilin prej nesh në punët që bëjmë dhe idealet që kemi”, u shpreh ai.

Kurti tha se vdekja e Astritit është plagë e hapur, u përgjigj edhe ndaj kritikëve se pse për katër vjet sa është në krye të Qeverisë nuk bëri asgjë për rastin.

Kurti për këtë pati një përgjigje duke thënë se nuk është nuk janë ata prokurorë e as gjyqtarë.

“Edhe njëherë i bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë që të bëjë shumë më tepër dhe të angazhohet siç nuk është angazhuar deri më tash, sepse kjo padrejtësi, ky krim është plagë e hapur jo vetëm për familjen Dehari e Vetëvendosjen, por për mbarë familjen tonë shoqërore. Në punën e Prokurorisë dhe të sistemit të drejtësisë nuk mund të ndërhyjmë, janë shtylla të ndara të pushtetit. Ne shprehim gatishmërinë, vullnetin dhe interesin tonë për drejtësi. Ka shumë mundësi që në këtë rast duhet të hetohet edhe procesi i hetimit që është zhvilluar në fillimet e tij, meqë nëse diçka nis mbrapsht, atëherë bëhet dyfish më e vështirë që të mbarojë mbarë. Si kryeministër, aktivistët tanë, ministrat, deputetët tanë nuk mund të bëhen prokurorë e gjyqtarë”, deklaroi Kurti.

Propozimi i Konjufcës për kryeministër, Abdixhiku del me këtë ‘vendim’

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në selinë e LDK-së duke filluar nga ora 13:00.

“Sot, në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferencën e mban kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe mbahet në Selinë Qendrore”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet arsyeja e kësaj konference.

Tahiri: Osmani u bind se do të mbështetet nga VV-ja për mandatin e dytë për presidente

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re.

Tahiri tha se Osmani “mbështeti dy mandatarë të qeverisë nga VV pa qenë e bindur se e kanë shumicën e votave në parlament, mirëpo ajo u bind se do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë të saj si kandidate për presidente.”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, lidhur me atë se a ka marrë ndonjë garanci nga Lëvizja Vetëvendosje se i kanë numrat për formimin e qeverisë, Osmani tha se askund në Kushtetutë nuk kërkohet garancë, por kërkohen gjasa.

“Askund në kushtetutë nuk kërkohen garanci, kërkohen gjasa dhe ka dallim shumë të madh mes garancisë dhe gjasave. Garancia jepet në Kuvend prandaj edhe kërkohen votat aty, ndërsa gajsat ofrohen në zyrën time. Sikur të ishin dy ose më shumë kandidatë, atëherë detyrimi im është për të parë kush I ka nga ata gjasat më të mëdha”, tha ai.