div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-190 author-paged-190 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Incidenti në Veri, reagon Kurti – akuzon Vuçiqin

Në një paraqitje para gazetarëve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, foli edhe për plagosjen e një qytetari serb të Kosovës, i cili dyshohet se më pas u rrëmbye nga xhandarmëria serbe.

Lidhur me këtë rast, Kurti tha: “sulmi me çfarë dimë deri tani ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, qytetari i plagosur i rrezikuar për jetë është shtetas i Republikës së Kosovës, gjithçka tregon që e kanë sulmuar sepse është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Vuçiq”.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes që nga atëherë në asistencë dhe me KFOR-in dhe po kryhen procedurat hetimore”, shtoi Kurti, transmeton Express.

“Fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta, që kanë qëllim destabilizimin e Kosovës…”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

Propozimi i Konjufcës për kryeministër, Vjosa Osmani me një vendim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot (4 nëntor 2025), në orën 19:00, një konferencë të jashtëzakonshme për media në kabinetin e saj.

Konferenca vjen pas përfundimit të raundit të takimeve konsultative që Presidentja ka zhvilluar gjatë ditës me liderët e partive politike, në kuadër të situatës aktuale për formimin e qeverisë së re.

Në këtë konferencë pritet që Presidentja Osmani të sqarojë hapat e ardhshëm kushtetues dhe vendimin e saj lidhur me procesin e mandatimit për kryeministër.

Haxhi Avdyli: Ose Glauku Kryeministër ose 51%
Deputeti i Vetëvendosjes Haxhi Avdyli, ashtu si shumë eksponent të Vetëvendosjes ka ardhur në konkluzion, se ose duhet të votohet Glauk Konjufca për Kryeministër, ose qytetarët do ta votojnë Vetëvendosjes 51%.

E plotë:
Kryeministri në ardhje Glauk Konjufca do jetë Kryeministër për evitimin e një palë zgjedhjeve e panevojshme dhe evitimin e mbetjes së shtetit pa buxhet përkitazi mbetjen e qytetarëve pa paga.

Kosova ka nevojë për lider që bëjnë kompromis dhe nuk e djegin shtëpinë për ego. I tillë u tregua sot Albin Kurti.

Tani, topi është te opozita.

E nëse nuk ka reagime pozitive drejt zhbllokimit, topi do kthehet te ju qytetarë që të vendosni me votën tuaj për zhbllokim.

E trishtë: Nesër i jepet lamtumira e fundit profesorit të njohur

Pas një sëmundjeje të rëndë, të hënën është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare Prof. Dr. Faton Kabashi, nga Krushica e Poshtme e Suharekës.

I ndjeri ishte profesor në UBT, si dhe mësimdhënës i matematikës në gjimnazin “Loyola” në Prizren. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë te kolegët dhe nxënësit e tij.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet nesër (e mërkurë), në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

“Opozita e fitoi betejën me eliminimin e Kurtit” – Milazim Krasniqi kërkon mbështetje për Konjufcën
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas propozimit të mandatarit të ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pjesa e opozitës që dikur ishte e gatshme ta votonte Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, duhet të shqyrtojë mundësinë për ta mbështetur atë si kryeministër.

“Opozita suksesin e ka arritur me vetë faktin që Kurti është eliminuar. Qeveria e Konjufcës do të mund të ishte qeveri e pakicës dhe të jetë në fuqi deri në prill 2026”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, një qeveri e udhëhequr nga Konjufca do të mund të sillte edhe rirreshtime e fërkime brenda Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.org/

 

Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun
Pas takimit paraditen e së martës me Kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe dy liderë tjerë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se tashmë Presidentja Osmani ka përfunduar takimin me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin.

Aktualisht, siç merr vesh mediumi, ajo po zhvillon takim me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ky takim me liderët tjerë, vjen pasi sot VV-ja në Këshillin e Përgjithshëm të partisë e nominoi Glauk Konjufcën për mandatar të dytë për Kryeministër.

Nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma “njëzëri” u tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Edhe të premten e 31 tetorit, kur Presidentja Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë, takimit, liderët e partive u deklaruan për zgjedhje.

Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër, NISMA del me qëndrim
Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër nga ana e Vetëvendosjes.

Nisma e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rreziojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme.

“NISMA Socialdemokrate vlerëson se vendi ndodhet në një ngërç të paprecedentë institucional si rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje dhe vendimmarrje të përgjegjshme, dhe si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjatjen e pushtetit pa shumicë parlamentare dhe pa legjitimitet politik. Sot është e qartë për të gjithë: Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë. Në takimin e fundit me Presidenten e Republikës, të gjitha partitë politike e kanë shprehur qartë dhe zyrtarisht qëndrimin e tyre: në këtë Kuvend nuk ekziston shumicë parlamentare dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja. Si e tillë, kjo situatë kërkon veprim të qartë dhe të shpejtë institucional. Presidentja e Republikës ka detyrim kushtetues të respektojë vullnetin e subjekteve politike, vullnet që tashmë është deponuar zyrtarisht”.

 

Mosmarrëveshje në komunikacion, përleshje mes motoçiklistit dhe shoferit në Prishtinë
Një incident është raportuar sot në Prishtinë, ku një motoçiklist është përleshur fizikisht me shoferin e një veture pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, shkruan Gazeta Imazhi.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e frekuentuara të kryeqytetit, pamje të cilat janë publikuar nga portali Zëri, transmeton Imazhi.

Në video shihet se pas një debati verbal, situata përshkallëzohet në konfrontim fizik.

VIDEO:

 

PDK-ja del me qëndrim për mandatarin – ja nëse do ta votojë Glauk Konjufcën
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi ndodhet përpara një momenti vendimtar politik dhe institucional, që kërkon vendime të qarta, të përgjegjshme dhe në përputhje me realitetin politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në një situatë ku është e qartë se shumica shqiptare në Kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, kanë shprehur qëndrimin e prerë se nuk kanë votë për një mandatar tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione.

Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë.

PDK konsideron se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit.

Në emër të përgjegjësisë dhe të besimit qytetar, Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake.

Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja.

Kriza e stërzgjatur gjatë këtij viti, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dëmit politik, ka goditur ekonominë, ka cenuar mirëqenien e qytetarëve, ka dëmtuar raportet me partnerët tanë ndërkombëtarë, ndërsa rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe që vitin e ardhshëm qytetarët të mbeten pa paga, e bën edhe më të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja.

PDK mbetet e përkushtuar të kontribuojë në çdo proces që i shërben stabilitetit, funksionimit normal të institucioneve dhe forcimit të demokracisë parlamentare në vend.