div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-193 author-paged-193 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

Në lidhje me rrëmbimin e serbit në veri, dyshohet që Milan Radoiçiq ka hyrë në territorin e Kosovës, raporton Klankosova.

Pretendohet se ai bashkë me grupin e tij kanë sulmuar dhe më pas rrëmbyer viktimën.

“Sipas pretendimeve të ish-zëvëndësministrit (Radoica Radomiroviq) i cili është një profil serioz, dyshohet se brenda territorit të Republikës së Kosovës është futur edhe vet Radoiçiqi me grupin e tij, duke sulmuar dhe duke rrëmbyer një qytetar prej brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikën 0 të kufirit, ku ka kontrolle të shtuara edhe nga ana e KFOR-it”, pretendohet në raport.

Mustafa: Mund të presim dredhi të Vjosa Osmanit, për të mbetur në pushtet

Ish-Kryetari i LDK-së, ka folur edhe për ish-bashkëpunëtoren e tij, tani Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.

Për atë që Vjosa Osmani, ka (ri)orbituar në kursin e Albin Kurtit, tash e disa muaj, për Isa Mustafën nuk përbën befasi. Ky i fundit në një intervistë për Nacionale, veçse paranjofton “dredhi” të radhës nga ajo “për të mbetur në pushtet.

Sa i përket presidentes, ajo është treguar një karrieriste dhe manipulante e paskrupullt politike. Deri tani ka miratuar dhe ekzekutuar të gjitha veprimet e qeverisë Kurti që kanë quar në izolimin politik dhe ekonomik të vendit. E ka lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit, në disa raste e ka shkelë Kushtetutën dhe nuk ka reaguar asnjëherë në shjeljet kushtetuese nga qeveria. Edhe tani mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet”, tha Isa Mustafa për Nacionale.

Rama e pyet Çekun: A e di ku është Rruga A, a i ke ra ndonjëherë andej?

Në debatin në emisionin “Pressing”, kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, u përplasën ashpër për projektet infrastrukturore në kryeqytet – veçanërisht për Rrugën A.

Polemika nisi kur Çeku kritikoi ecurinë e projekteve komunale, duke përmendur Rrugën A si shembull të një premtimi që, sipas tij, nuk është realizuar plotësisht.

Deklarata e tij shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Rama, i cili e akuzoi Çekun për bllokim të projektit dhe e sfidoi publikisht për njohjen e terrenit:

Rama: “Trego cilat projekte nuk janë realizuar?”

Çeku: “Rruga A e cila është propozu me pompozitet është vetëm një segment i vogël…”

Rama”: “Sa është një segment? Tregoju qytetarëve. Edhe zgërdhihesh sepse e keni blloku këtë projekt 1 vjet e më shumë. A e keni qenë andej zoti Çeku? A e di ku është Rruga A?”

Gati tre muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, lajmërohet Mefail Shkodra – akuzon policinë

Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti.

Nga të shtënat me armë zjarri, mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.

Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.

Teksa sot Mefail Shkodra, u bë i gjallë, ai ka dhënë edhe versionin e tij lidhur me ngjarjen e 10 gushtit.

Shkodra, ka thënë se pas përleshjes me viktimat, po priste të vinte Policia që ta arrestonte së bashku me djemtë por nuk erdhën pasi sipas tij në këtë mes kishte polic të korruptuar të cilët donin ta vrasnin.

“Ne mendonim se do të vinte policia dhe do t’na arrestonte, por unë mendova në atë moment që këtë gjë ma kanë bërë ata polic që më kanë bërë të gjitha gjërat deri tash dhe e vërjeta se ishte e skenuar nga polic të korruptuar që të më vrisnin mua sepse polica është shumë afër por ata nuk erdhën jemi larguar nga vendi i ngjarjes me djemtë që t’i shpëtoj që mos të mi vrasin këta polic të korruptuar”, ka deklaruar Shkodra.

Rrëmbimi dhe plagosja e qytetarit nga xhandarmëria serbe, reagon KFOR-i

KFOR është përgjigjur në lidhje me komunikatën e Policisë së Kosovës se një serb i Kosovës është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmeria serbe. Sipas KFOR-it, policia ka nisur hetime dhe se janë në kontakt.

KFOR-i në një përgjigje për mediat, tha se situata në kufi është e qetë, derisa bëri të ditur se është në dijeni mbi rastin.

Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë shtoi se Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kontakt të ngushtë me KFOR-in, raporton klan kosova.

“Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë qëllim me disa subjekte, përfshirë KFOR-in. PK-ja ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës të Vijës Kufitare Administrative me KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërron jetë në moshë të re mërgimtari

Ka ndërruar jetë Edmond Morina.

Më poshtë njoftimi nga faqja Realiteti:

Lajm i dhimbshëm:

Me dhembje njoftojmë se në mërgim ka ndërrru jetë, Edmond Morina.

I lindur me 10.06.2007. Djali i Burimit. Nipi i Smajl Binak Morina.

Lidhur me kohën dhe vendin e varrimit do të ju njoftojmë me kohë.

Ngushëllime familjes, Morina.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, lajmërohet nga arratia Mefail Shkodra me një mesazh me zë
Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti.
Nga të shtënat me armë zjarri, mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos, raporton IndeksOnline.

Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.

Ky i fundit më në fund është bërë i gjallë. Ai përmes një videomesazh ka folur për ngjarjen që qoi në vrasjen e rëndë.
Më poshtë e gjeni videomesazhin ku Mefail Shkodra jep versionin e vet për ngjarjen që përfundoj me vrasjen e tre personave në qendër të Gjilanit…

VIDEO:

Pësoi kolaps pranë fushës, vdes trajneri i njohur serb
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në futbollin serb. Trajneri i ekipit Radniçki nga Kragujevci, Mladen Zhizhoviq, ka ndërruar jetë pasi pësoi kolaps pranë fushës gjatë ndeshjes me Mladostin në Luçani.

Zhizhoviq u rrëzua në afërsi të fushës në mesin e pjesës së parë dhe u dërgua menjëherë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Vdekja e tij u konfirmua vetëm 15 minuta më pas.

I ndjeri ishte 44-vjeçar dhe kishte dy paraqitje me përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës gjatë karrierës si futbollist. Ai kishte luajtur edhe për skuadrën e Tiranës në vitin 2010.

Zhizhoviq kishte nisur karrierën si trajner vite më vonë dhe kishte drejtuar disa ekipe në rajon, përfshirë Shkupin gjatë edicionit 2023/2024.

Nuk mund ta besoni sa ka ndryshuar Rifadije Grajçevci

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Rifadije Grajçevci, është rikthyer me një paraqitje të re që ka tërhequr vëmendje.

Ajo ka qenë gjithmonë aktive në muzikë, por jo shumë e pranishme në ekrane gjatë viteve të fundit.

Në pamjet e fundit, artistja shfaqet me një stil të freskët dhe elegant, duke dëshmuar që energjia dhe pasioni për muzikën nuk kanë munguar asnjëherë, sgkruan “Kosovarja”.

Rifadija po sjell së shpejti edhe një videoklip të ri, që pritet të rikthejë nostalgjinë e këngëve të saj tradicionale.

Befason Vehbi Kajtazi: Prokurorët po shantazhohen nga VV-ja – urgjencë që Kurti të largohet nga pushteti

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, po shantazhon institucionet e shtetit me video komprometuese, me qëllim që t’i kapë ato.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, gazetari tha se këtë akt e kanë kryer ndaj prokurorëve, transmeton Klankosova.tv.

“Tani këta kanë filluar që gradualisht me i kap edhe institucionet e tjera, përfshirë edhe Këshillin Prokurorial. Tashmë kanë arrit njerëzit e vet me i instalu aty, meqë iu është dashur gradualisht me i kap këto institucione, në mënyrë që Prokuroria të mos funksionojë më, madje edhe në forma tepër bizare, siç është shantazhi i prokurorëve të caktuar me video komprometuese”, u shpreh ai.

“Këtë që po e them, nuk po ia fus kot, po e them publikisht”, shtoi tutje ai.

Sipas Kajtazit, me këtë formë të shantazhimit, VV mundohet të kapë çdo institucion.

“Është urgjencë kombëtare, që ky njeri [Albin Kurti], të largohet nga pushteti”, tha analisti.