div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-206 author-paged-206 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rritja e pensioneve e shtesave për fëmijë – vjen reagimi i parë nga LDK-ja

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimeve të Qeverisë në detyrë për rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë, duke i konsideruar ato si manovra politike në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bajrami ka deklaruar se: “Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti të shkojë në 8 miliardë dhe pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shtetin po e çojnë drejt rrënimit.”

Ajo shtoi se: “Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë. Tash duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë.”

Merret vendimi për pagën minimale: 425 euro nga janari, 500 nga korriku

Qeveria në detyrë e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve për rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke filluar nga janari i vitit 2026, shkruan Reporteri.net.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, sqaroi se rritja është paraparë të bëhet në dy shkallë, ashtu sikurse ishin rritur pagat vjet.

425 euro do të jetë nga 1 janari, teksa 500 do të bëhet nga 1 korriku.

“Pas diskutimeve dhe propozimeve që kemi marrë edhe nga sindikatat, propozimi është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo 3 euro për orë punë. Rritjen e kemi paraparë të bëhet në dy faza”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se ky vendim prek rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat. Vendimi tha se është marrë pas diskutimeve edhe propozimeve të sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve.

“Duke filluar nga 1 janari, propozimi i Ministrisë është që paga minimale për orë punë të jetë 2.50 centë apo 425 euro në muaj për orar të plot,ë ndërkaq duke filluar nga 1 korriku është faza e dytë, në nivelin 3 euro për orë punë apo nëse përkthehet në 500 euro për orar të rregullt pune”, sqaroi Murati.

Rritet edhe paga minimale nga ky muaj i 2026-tës

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të rritet pensioni bazë nga 120 sa është, në 150 euro nga muaji nëntor dhe rritjen e shtesave të fëmijëve për 50%.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se ky vendim parasheh rritjen e pensionit minimal nga 120 – 150 euro për pensionet bazike, skema e fëmijëve me aftësi të kufizuara, pensioni familjar dhe invalidor i punës, ai tregoi se kostoja e këtyre rritjeve kap mbi 11 milionë euro.

Po ashtu, ai bëri të ditur vendimin i cili u miratua për rritjen e shtesave të fëmijëve për 50%, ku preken 400 mijë fëmijë, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë së sotme u mor vendim që paga minimale nga korriku 2026 të jetë 500 euro.

Zotohet Kurti, rritje të pensioneve dhe shtesa për fëmijë e lehona

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar buxhetin për vitin 2026, të cilin e ka cilësuar si më të madhin dhe më të pasurin me risi deri më tani, shkruan Insajderi.

Sipas Kurtit, buxheti i ri do të jetë në vlerë prej 4 miliardë eurosh, me rreth 1 miliard euro të dedikuara për investime kapitale.

Një nga risitë kryesore është dhënia e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, e cila do të zbatohet për herë të parë.

“Ky buxhet përfshin edhe zbatimin e rritjes së pagës bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune, ndryshe nga më herët kur kjo rritje ishte vetëm 0.25% për 15 vitet e para”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Krahas pagës shtesë, buxheti 2026 përfshin edhe rritjen e pensioneve, shtesat për fëmijë dhe lehona, mbështetje për gratë që angazhohen me Superpunë, si dhe finalizimin e reformës së asistencës sociale.

Kurti shtoi gjithashtu se do të ketë rritje të mbështetjes për barnat esenciale, kulturën dhe sportin, duke e përshkruar buxhetin si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Qeveria Kurti miraton Projektligjin…

Qeveria në detyrë ka proceduar për votim projektligjin për buxhetin për vitin e ardhshëm.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot do të miratojnë projektligjin për ndarje buxhetore për vitin 2026.

Në fjalimin e tij, Kurti ka thënë se ky buxhet do të sjellë shumë risi.

Ai ka bërë të ditur se vlera e buxhetit për vitin 2026 do të arrijë shumë e 4 miliardë eurove.

Në projektligjin e buxhetit të ri është paraparë edhe ndarja e rrogës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.

“Risi në këtë buxhet do të jetë dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës për 0.5% bazë për çdo vit përvojë pune, kjo përkthehet në rritje shtesë për pagën që secili punon në sektorin publik varësisht prej përvojë së punë”, ka thënë mes të tjerash Kurti.

Në bazë të Ligjit për Qeverinë, Kurti ka thënë se kanë të drejtë ligjore për procedimin e projektligjit të buxhetit edhe pse njohësit e çështjeve juridike e kanë kundërshtuar një veprim të tillë.

Në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit nuk është arritur pajtueshmëria për procedimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026.

Kjo çështje, bashkë me dy pika të tjera, janë hedhur poshtë nga Kryesia e Kuvendit në një mbledhje të mbajtur të enjten.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku tha se Ligji për Qeverinë, si dhe Kushtetuta, e pamundësojnë procedimin e projektligjeve në kuvend nga qeveria në largim.

Njohësi i punës së Kuvendit të Kosovës, anëtari i shoqërisë civile Albert Krasniqi tha të enjten se opsioni i vetëm i zgjidhjes së çështjes së buxhetit për vitin e ardhshëm është ai i krijimit të një qeverie teknike para shkuarjes eventuale të vendit në zgjedhje. Kjo qeveri teknike, pastaj do të adresonte vetëm Ligjin për Buxhetin dhe Marrëveshjen e Planit të Rritjes me BE-në, e cila duhet të ratifikohet në Kuvend para përmbylljes së këtij viti.

Vdes tragjikisht i riu Rinor Haxhiu nga Vitia

Ka vdekur 23-vjeçari që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim në Gjilan më 24 tetor të këtij viti.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar nga Komuna e Vitisë, prej nga ishte dhe i ndjeri.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj, Rinor Haxhiu, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Largimi i tij i hershëm nga kjo botë ka prekur zemrat tona thellë dhe ka lënë boshllëk të madh te të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Në këto çaste të dhimbjes e pikëllimit, ne bashkë ndjejmë me ju në këtë humbje të madhe. Kujtimi për Rinorin do të mbetet i gjallë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhiu, miqve dhe të afërmve të tij”, shkroi kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti.

Image
Gjini: Kosova s’ka qenë më e izoluar që nga viti 1991

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka komentuar situatën politike në vend pas dështimit për të formuar qeverinë e re.

Ai ka theksuar se vitin 2025 ka sjellë një ndryshim të dukshëm te elektorati kosovar, dhe se Kosova nuk ka pasur periudhë që nga viti 1991 që ka qenë më e izoluar sesa tash.

“Sivjet, vitin 2025, është e qartë se ka pasur ndryshime serioze te elektorati. Diku ka mundur të pritet një humbje prej 15% për Albin Kurtin. Ai ka humbur 8 deputetë dhe numri i votave ka rënë. Unë besoj se një pjesë e madhe e elektoratit ka filluar të shohë se ky është një person që po i intereson pushteti.

“Drejtësia nuk ka ardhur, mirëqenia nuk është rritur, arsimi është më keq se sa ka qenë, dhe shëndetësia nuk ka përparuar fare. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë në gjendjen më të keqe që nga viti 1991, nuk besoj se ka pasur periudhë në të cilën Kosova ka qenë më e izoluar”, tha Gjini.

Pas njohjes nga Siria, priten edhe këto katër njohje të reja për Kosovën

Të mërkurën e 29 tetorit, Siria u rreshtua pranë 119 shteteve që e njohin Kosovën.

Kështu Siria u bë vendi i 120-të që zyrtarisht e njohu Republikën më të re në Europë që Pavarësinë e ka shpallur në 17 shkurtin e 2008-ës.

Ky hap po konsiderohet goxha i madh nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ai konsideron se kjo njohje do të jetë nxitëse edhe për vendet e tjera në lindjen e mesme të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Meritat sipas ish-diplomatit nuk duhet të përvetësohen nga askush.

“Njohja e Sirisë është një lajm i madh e shumë i rëndësishëm për Kosovën, sepse është një shtet që e ka një peshë shumë të madhe në Lindje të Mesme dhe shteti i cili historikisht ka qenë kundër Kosovës. Mendoj që Iraku është shteti i radhës që mund ta njoh Kosovën. Përveç tij, e shoh të mundur që edhe Libani, Tunezia e Indonezia ta njohin Kosovën”, tha ai.

“Kontirbuti është i të gjithëve, por natyrisht nga SHBA-të s’do të ndodhte njohja. Përveç tyre, edhe Turqia ka kontribuar”, tha ai.