div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-21 author-paged-21 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vetëvendosje kryeson bindshëm në votat nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike. Deri më tani, nga gjithsej 40 vendvotime, janë numëruar 17 prej tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 85.11 për qind të votave, përkatësisht 3,554 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 6.18 për qind, apo 258 vota.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 5.70 për qind, përkatësisht 238 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri tani ka marrë 1.56 për qind të votave, apo 65 vota.

“Ka kënduar për mua”, Egli kujton momentet me Gjestin në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, ekrani i Top Channel u ndez nga atmosfera festive e emisionit “E Diell”, i cili mblodhi emra të njohur të artit dhe ekranit për të festuar fundvitin.

Mes të ftuarve spikatën zërat e dashur të muzikës popullore, ku padyshim vëmendjen e mori këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani.

Gjatë rrjedhës së emisionit, një moment mjaft emocional u krijua kur Egli Tako u afrua pranë këngëtares për të shprehur vlerësimin e saj të lartë. Egli nuk i kursye fjalët, duke e cilësuar Remzien si një person mjaft të veçantë në jetën e saj, jo vetëm si artiste, por edhe për kujtimet që ato ndajnë

“Remzia është shumë e veçantë për mua dhe besoj se të gjithë e dimë arsyen. Ajo ka kënduar në një moment shumë të rëndësishëm për mua,” u shpreh Egli, duke sjellë në vëmendjen e publikut një nga ngjarjet më të përfolura vitin që lamë pas.

Ajo i referohej ‘dasmës’ së saj me Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku Remzie Osmani ishte e ftuara speciale që performoi gjatë ceremonisë.

Ky gjest dhe këto fjalë rikthyen tek ndjekësit emocionet e asaj nate, duke treguar mirënjohjen që Egli vazhdon të ketë për këngëtaren.

Aktivistja nga Mitrovica e afërt me PDK’në me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

Aktivistja e afërt me PDK-në nga Mitrovica, Hanife Osmani, ia ka bërë një thirrje mërgimtarëve që kanë votuar për Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se duhet të rrinë që të përballen me gjendjen faktike të cilës po  iu jepin legjitimitet dhe po e jetësojnë.

Ajo ju ka thënë mërgimtareve që duhet të mos kthehen për ti lënë pas sipas saj ata që i morën në qafë.

“Rri dhe zgjohu çdo mëngjes: shikoje atë plakun që s’mundet t’i blejë ilaçet; rri dhe shikoje ushtarin duke rrezikuar jetën në skela të ndërtimtarisë, në punën e dytë për mbijetesë; rri dhe shikoje policin duke dorëzuar uniformën pa kushte; rri dhe shikoje mësuesin duke u menduar si t’ia dalë të paguajë shkollimin për më shumë se një fëmijë student. Vizitoje mjekun dhe shikoje duke aplikuar për punë jashtë vendit. Rri me salduesin nga Pakistani, me mekanikun nga Bangladeshi…”, ka shkruar Osman

Tutje ajo ka kërkuar nga ata që të mos na lënë ta paguajmë këtë çmim vetëm ne

“Andaj, mërgimtar, jeni të mirëpritur. Jeni gjithmonë në zemrën dhe mendjen e secilit prej nesh, ju kemi xhan, jeni familja jonë. Por mos na e lini këtë çmim ta paguajmë vetëm ne. Qëndroni dhe përballuni me realitetin e bukur të krijuar për ju, por të hidhur për shumicën e të tjerëve. Rri dhe festo para daulleve për katër vjet të tjera, të lutem”, ka përfunduar ajo

Postimi i plotë:

I dashur mërgimtar,

Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle. Rri dhe përballu me gjendjen faktike, të cilës po i jep legjitimitet dhe po e jetëson.

Mos u kthe për t’i lënë të tjerët pas, ata që i more në qafë; qëndro bashkë me ta, dhe të shkojmë në dreq të mallkuar të gjithë së bashku, pa dallim.

Rri dhe zgjohu çdo mëngjes: shikoje atë plakun që s’mundet t’i blejë ilaçet; rri dhe shikoje ushtarin duke rrezikuar jetën në skela të ndërtimtarisë, në punën e dytë për mbijetesë; rri dhe shikoje policin duke dorëzuar uniformën pa kushte; rri dhe shikoje mësuesin duke u menduar si t’ia dalë të paguajë shkollimin për më shumë se një fëmijë student. Vizitoje mjekun dhe shikoje duke aplikuar për punë jashtë vendit.

Rri me salduesin nga Pakistani, me mekanikun nga Bangladeshi…

Rri dhe shikoje Kosovën duke u zbrazur si pasojë e zgjedhjes sate në kutitë e votimit, rri me “babën”.

Rri, sepse në ’99 u larguat, kur zemra e këtij vendi kërkonte të qëndronit më shumë se kurrë.
Sot, 26 vjet pas luftës dhe 18 pas pavarësisë, po ndodh diçka tjetër: me zgjedhjen tuaj, po na detyroni neve të ikim.

Sot, me zgjedhjen tuaj, barra bie mbi ne.

Andaj, mërgimtar, jeni të mirëpritur. Jeni gjithmonë në zemrën dhe mendjen e secilit prej nesh, ju kemi xhan, jeni familja jonë. Por mos na e lini këtë çmim ta paguajmë vetëm ne. Qëndroni dhe përballuni me realitetin e bukur të krijuar për ju, por të hidhur për shumicën e të tjerëve.

Rri dhe festo para daulleve për katër vjet të tjera, të lutem.

 

Votimi jashtë Kosovës, KQZ publikon të dhënat e fundit të numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga përfaqësitë diplomatike.

Votimi u mbajt më 27 dhjetor 2025 në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete, ku nga 19,187 shtetas të regjistruar kanë votuar 16,165 apo 84.24%.

Këto vota janë në proces numërimi, ndërsa më pas do të vazhdojë numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë nga Berlin dhe Bernë.

Sipas KQZ-së, deri më 2 janar 2026, ora 10:00, janë procesuar mbi 90 për qind e vendvotimeve. Procesi i numërimit ka përfunduar në 32 komuna, ndërsa në disa të tjera po vazhdon dhe pritet të përmbyllet gjatë fundjavës.

Tragjike: Burri vret gruan pastaj veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.

Viktima, Sose Xhebro, rreth 40 vjeçe, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro, shkruan Euronews.al.

Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes së bashkëshortes, Llogora Xhebro ka vrarë edhe veten. Rrethanat dhe dinamika e plotë e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

Trump paralajmëron këtë shtet: SHBA gati për veprim…

Për të pestën ditë radhazi, turma njerëzish në Iran kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit autoritar përballë një krize të rëndë ekonomike. Ndërsa dëshmitarët okularë raportuan një vendosje masive të forcave të sigurisë në qytetet kryesore, shteti u përpoq të shtypte demonstratat, veçanërisht në zonat rurale. Të paktën shtatë persona janë vrarë në protesta. Ndërkohë, Presidenti Massoud Peseshkyan kërkoi dialog gjatë një vizite në disa provinca.

Sidomos në zonat rurale, përleshjet e dhunshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë kanë shpërthyer që nga mbrëmja e së mërkurës. Të paktën dy protestues u vranë në Lordegan në jug qendror, sipas grupit të të drejtave të njeriut Hengaë. Agjencia shtetërore e lajmeve Fars raportoi gjithashtu dy vdekje në përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytet. Në një sulm të dyshuar ndaj një stacioni policie në provincën Lorestan, tre persona u vranë dhe 17 u plagosën. Aktivistët raportuan gjithashtu se një burrë u qëllua për vdekje në provincën Isfahan.

Në Kuhdasht, në provincën perëndimore të Lorestanit, një anëtar 21-vjeçar i forcave paraushtarake Basij u vra, raportoi radioja shtetërore. Kreu i drejtësisë provinciale njoftoi se ata që janë përgjegjës do të mbahen përgjegjës me një politikë “tolerancë zero”. Grupi i të drejtave të njeriut Hengaë e hodhi poshtë këtë version zyrtar. Ata deklaruan se i riu nuk ishte anëtar i Basij, por një qytetar i zakonshëm që u vra nga forcat e sigurisë. Ai u vra nga një distancë e afërt me një të shtënë me armë zjarri në kokë, raportuan aktivistët, duke cituar burime të informuara. Informacioni rreth vdekjes së 21-vjeçarit fillimisht nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Përleshje të mëtejshme serioze ndodhën në provincat Fars, Chahar Mahal dhe Bakhtiari, si dhe në Kermanshah, sipas aktivistëve. Në qytetin e Marvdasht, turmat dolën në rrugë, të shoqëruara nga boritë që binin, ndërsa njësitë paraushtarake me automjete të blinduara dhe konvoje motoçikletash u përballën me demonstruesit. Numri i njerëzve që morën pjesë në protesta deri më tani në vendin me mbi 90 milionë banorë mbetet i paqartë.

Demonstratat aktuale u shkaktuan nga një rënie e papritur e kurseve të këmbimit të dielën e kaluar. Tregtarët, veçanërisht në kryeqytetin Teheran, dolën spontanisht në rrugë. Protestat që atëherë janë përhapur në pjesë të tjera të vendit dhe në segmente të tjera të popullsisë. Shoqatat studentore, të cilat kishin mbështetur valët e mëparshme të protestave, bënë thirrje për demonstrata. Pakënaqësia në vend është rritur prej vitesh, e nxitur nga mungesa e mundësive, vështirësitë ekonomike, kriza klimatike dhe shtypja politike, shkruan A2CNN.

Gjatë një vizite në provincat Chahar Mahal dhe Bakhtiari të enjten, Presidenti Peseshkian paralajmëroi kundër përçarjes politike dhe pranoi gabimet e qeverisë së tij. Përveç reformave ekonomike, ai njoftoi eliminimin e subvencioneve për importuesit që më parë kishin përfituar nga një kurs këmbimi i mbështetur nga shteti. Ai theksoi se vlera ekuivalente do t’u kalohej drejtpërdrejt konsumatorëve. Me një sinqeritet të pazakontë, politikani i moderuar konservator deklaroi se shteti dhe bankat ishin fajtorë për inflacionin e lartë. Ata kishin zbrazur “paratë e xhepit të njerëzve në nevojë” dhe kishin dobësuar fuqinë e tyre blerëse. “Vendi ynë në ferr është nëse nuk i zgjidhim problemet e jetesës së njerëzve”, thuhet se tha presidenti, sipas mediave iraniane. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndihmojnë. “Ne jemi të armatosur dhe gati për të filluar”, tha ai në një postim në Truth Social.

Hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 520 euro

Nga 1 janar 2026, në Shqipëri hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë (≈ 520 euro).

Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve.

Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.

Nga 24 mijë lekë në vitin 2017 (≈ 250 euro), përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026 (≈ 520 euro), duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Nga kjo rritje parashikohet të përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe në atë privat.

Parashikimi afatmesëm i qeverisë është për ta çuar pagën minimale në 60 mijë lekë në vitin 2028 (≈ 620 euro) dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit (≈ 720 euro)./TrtBalkan.

E rëndë: Ky është çifti që humbën jetën sot në aksidentin tragjik, burri ishte polic, gruaja mësuese

Çifti nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Petriti, 53 vjeç, punonte si efektiv policie, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona, 45 vjeçe, punonte si mësuese.

Makina me të cilën udhëtonin ata u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F.L., në të cilin ndodhej edhe një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti ishte e nevojshme ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F.L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P.F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P.F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E.F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F.L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti,” njofton policia.