div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-255 author-paged-255 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Samedi i “It’s My Home” denoncon publikisht, i ndodh e papritura pas botoxit

Ish-banori i “It’s My Home”, Samed Feka, ka deklaruar publikisht se i ka dështuar botoxi.

Përmes një videoje në TikTok, Samedi është shfaqur i “stërkuqur” dhe ka treguar se si ka dështuar procedura.

“Desha të sqaroj një gjë: disa ditë nuk kam hyrë live, arsyeja është se kam bërë botox, por botoxi ka marrë kahje të kundërt, kahje të keqe, siç edhe po e shihni fytyrën time. Kam dashur të bëj një ndryshim, por nuk ka qenë kismet. Ishalla bëhet hajr, sepse për momentin jam keq”, u shpreh ai.

 

Kurti deklarohet për bashkëpunimin me LDK-në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje që të punohet që koalicioni me LDK-në në Vushtrri të kthehet në bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se pas 9 nëntorit ky koalicion duhet të qeverisë për të mirën e qytetarëve.

“Të punojmë jo për çdo ditë, por për çdo orë që këtë marrëveshje për bashkëqeverisje që e bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli dhe drejtorët cilët do të bëjnë punë të mara e të mira për qytetarët e Vushtrrisë pa dallim të cilën e duam shumë edhe ajo na do”, tha Kurti.

Kurse kandidati i LDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit, Xhafer Tahiri tha se këtë koalicion e ka bërë për t’ia kthyer të mirën LVV-së e cila e kishte mbështetur në vitin 2017.

“Në emër tim në emër të kryesisë së LDK-së në Vushtrri dhe në emër të asamblistëve më lejoni t’u falënderoj për prezencën e juaj dhe them se kjo marrëveshje nuk është kundër askujt por është për qytetarët në Vushtrri. Duke qenë besimtar, unë besoj se e mira duhet të kthehet me të mirë. Më 2017 VV ka mbështetur ndryshimin në Vushtrri, sot LDK e kthen në Vushtrri këtë mbështetje në qytetin e Vushtrrisë”,tha Tahiri.

Për këtë koalicion ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, cila ka thënë se Tahiri nuk ka qenë i autorizuar për një gjë të tillë dhe se marrëveshja është veprim individual i tij.

Ish-deputetja e LDK-së del me qëndrim, deklarohet kundër koalicionit me VV-në në Vushtrri

Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli sot ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me tashmë ish kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri.

Kundër kësaj marrëveshje në mes të Mehollit dhe Tahirit ka dalë edhe ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila e ka shpërndarë komunikatën e LDK-së më të cilën kundërshtohet ky ‘koalicion’ dhe që quhet veprim individual i Xhafer Tahirit.

Numërimi drejt fundit – rezultati më i fundit për Prishtinën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat përmbledhëse për zgjedhjet e 12 tetorit në Prishtinë, ku kryetari aktual, Përparim Rama po udhëheq për 574 vota ndaj kundërshtarit të tij, Hajrulla Çekos të VV-së.

Në votat e diasporës, është Çeko ai që po udhëheq me një përqindje prej 54.90%, derisa Rama qëndron i dyti në votat me postë, me 27.68% të votave të fituara, transmeton Klankosova.tv.

LDK del me reagim pas koalicionit ‘krye në vete’ të Xhafer Tahirit me VV-në

Ky është reagimi i LDK-së pasi kandidati i saj në Vushtrri, Xhafer Tahiri, nënshkroi koalicion me Vetëvendosjen e Kurtit në këtë komunë.

Komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.

Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.

Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera.

Arrestohet polici i Kosovës, dyshohet…

IPK-ja ka arrestuar mbrëmjen e së dielës një zyrtar policor nën dyshimin për “dhunë në familje”.

Ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

IPK-ja në komunikatë bën të ditur se i dyshuari është suspenduar nga puna.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK kishte pranuar informacione dje në orët e pasdites lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prizren ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Koalicioni ‘krye në vete’ i Xhafer Tahirit me LVV-në, LDK-ja merr këtë vendim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar mbledhje urgjente pas koalicionit që kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nënshkroi me Lëvizjen Vetëvendosje të hënën.

Tahiri, siç raportoi ekskluzivisht Veriu.info, sot nënshkroi pa leje nga partia koalicion për mbështetjen e kandidatit të LVV-së, Sylejman Meholli, në balotazhin e zgjedhjeve në Vushtrri.

Marrëveshja u nënshkrua nën prezencën e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lëvizja “krye në vete” e Tahirit për marrëveshjen e koalicionit me LVV-në, ka mbledhur LDK-në

Paparaci ka marrë vesh se organet qendrore të LDK-së janë mbledhur urgjentisht për shqyrtimin e këtij hapi të Tahirit, i cili është kryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri.

Një komunikim i realizuar të hënën mes Kryesisë së LDK-së dhe kryetarëve të Degëve, i paralajmëroi liderit lokal që të mos kryenin asnjë lëvizje rreth koalicioneve pa miratimin e Kryesisë Qendrore.

“Ju rikujtojmë se Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion para çertifikimit të rezultateve zgjedhore. Çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në këtë porosi të cilën Gentiana Azemi, zyrtare për komunikim në LDK, ua ka dërguar kryetarëve të Degëve të hënën.

“Kërkesat për koalicione shtrohet nga Degët tek Kryesia pas çertifikimit të rezultateve dhe trajtohen me kohë”, thuhet në këtë komunikim, raporton Paparaci.

Informatat për nënshkrimin e koalicionit mes LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri, kanë qarkulluar që nga mëngjesi i së hënës.

Zyrtari i Vetëvendosjes në Vushtrri, Naim Bunjaku, në një postim në rrjetet sociale të hënën në mëngjes paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes hjatë ditës.

“Sot nënshkruhet marrëveshja e koalicionit me LDK në prani të kryeministrit Albin Kurti”, shkroi ai, në një postim në Facebook. “Ejani të jeni prezent dhe dëshmitarë të kësaj ngjarje që na e siguron fitoren në Vushtrri”.

Në balotazh, Vetëvendosje që mori rreth 30% të votave në raundin e parë do të përballet me Ferit Idrizin, kryetarin aktual e kandidatin e PDK-së edhe për një mandat të ri, i cili siguroi rreth 45% të votave, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Xhafer Tahiri doli i treti, tregojnë rezultatet preliminare, me 19% të votave në raundin e parë.

Rey Manaj trondit sërish serbët: Milosheviç më përgëzoi për golin ndaj Serbisë

Heroi i fitores së Shqipërisë kundër Serbisë në Leskovc, Rey Manaj, zbuloi se Milosh Milojeviç e përgëzoi për golin e shënuar kundër Serbisë.

Përfaqësuesja serbe u mund nga Shqipëra në Leskovc më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjihë kuqezinjtë e bëri goli i Rey Manaj. Festa e tij me duart në formën e shqiponjës acaroi edhe më tepër se goli serbët, por kjo pak rëendësi ka për ne.

Pasi u rikthye në futbollin e klubeve, Rey Manaj ka deklaruar se Milosh Milojević, i cili është trajneri i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuatr gjatë ndeshjeve të kombëtares.

“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer. Kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga anagazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah”, tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”, ndërkohë vlen të theksohet se Manaj ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të parë pas rikthmit për klubin e tij në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.

Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri pritet të lidh sot koalicion në nivel lokal për balotazh me Xhafer Tahirin e LDK-së.

Veriu.info mëson se Xhafer Tahiri me disa persona nga dega e Vushtrrisë ka vendosur të hyj në koalicion për garën e balotazhit në të cilën do të përballen Ferit Idrizi i PDK-së që më 12 tetor mori 45.33% dhe Sylejman Meholli i VV-së që ka marrë 30.77%.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se sot nga zyra e kryetarit të LDK-s, Lumir Abdixhiku sot u është përcjell një sms kryetarëve të degëve, kandidatëve për asamble dhe kryesive të nëndegëve, ku thuhet se Kryesia Qendrore e LDK-së nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve.

Sekretariati i LDK-së iu ka bërë të ditur degëve se çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas Statutit të LDK-së.

Veriu.info ka siguruar pamje nga takimi që po mbajnë Sylejman Meholli dhe Xhafer Tahiri për nënshkrimin e koalicionit.

Kadri Kryeziu i ashpër ndaj “patriotëve me miIiona”: Edhe patriot, edhe hajn – nuk shkon

Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas tij, përdorin patriotizmin për përfitime personale.

Në një postim në rrjete sociale, ai shkroi se “edhe patriot, edhe hajn – nuk shkon”, duke kritikuar gazetarë e analistë që, sipas tij, shoqërohen me persona të dyshimtë si Fatmir Sheholli.

Kryeziu i akuzoi disa figura publike për hipokrizi dhe për lidhje me individë që, siç tha ai, “punojnë për Serbinë”, duke i bërë thirrje të kenë “pak turp e ndërgjegje”.

Postimi i plotë:

Edhe patriot, edhe hajn — nuk shkon.

Edhe patriot, edhe shok shpirti me Fatmir Shehollin — nuk shkon.

Edhe gazetarë e analistë që na lodhin me lot krokodili për këtë Republikë, e njëkohësisht shokë shpirti e ortakë në dallavere me Fatmir Shehollin — nuk shkon.

Edhe me Kosovën, edhe me Serbinë — nuk shkon.

Boll e keni mashtru këtë milet me patriotizëm të veshur me miliona, me dreka e darka ku një shishe kushton sa dyfish e trefish i rrogës mesatare.

Pa turp, pa ndërgjegje, duke nxjerrë foto me bilmeza që i keni ditë mirë se punojnë për Serbinë.

Po si nuk keni pak turp?