div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-276 author-paged-276 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
PDK e kalon Vetëvendosjen në garën për…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Vitisë.

Në këtë komunë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin Komunal, me 35.61% të votave. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 32.13%, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 25.80% të votave.

Për balotazh në zgjedhjet për kryetar të komunës do të përballen Sokol Haliti i LDK-së dhe Arsim Ademi i Vetëvendosjes.

Deri tani janë numëruar 15 vendvotime nga 60, ose 23.44% e totalit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në garën për kryetar, Sokol Haliti, si bartës i listës, ka marrë 1,553 vota, i ndjekur nga Ilir Zuka me 191 vota dhe Djellza Fejzullahu me 167 vota.

Tek Partia Demokratike e Kosovës, me më së shumti vota si bartës i listës është Bekim Azizi me 1 mijë e 401 vota.  i Dyti Selim Sejdiu me 182 vota dhe Visar Demiri me 162 vota.

Tre më të votuarit e VV-së në Viti janë: Majlinda Shabani me 1 mijë e 125 vota, Vjosa Zuka me 119 vota dhe Orhan Balidema me 119 vota./Reporteri.net/

Numërohen afër 5% e votave: Këta janë kandidatët më të votuar për Asamblenë e Mitrovicës

Pas numërimit të afër pesë për qind të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, janë publikuar rezultatet e para për Kuvendin Komunal.

Sipas rezultateve të publikuara në uebfaqen e KQZ-së, kandidati për kryetar të Mitrovicës dhe bartësi i listës së PDK-së për Asamble Komunale, Arian Tahiri rezulton të jetë kandidati më i votuar për asamble.

 

 

Tahiri, me numërimin aktual të votave, del se ka fituar 575 vota për asamble në listën e PDK-së, i pasuar nga numri katër i listës, Shkëlqim Ibrahimi dhe numri gjashtë, Majlinda Kurti.


Në listën e Vetëvendosjes për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, më i votuari rezulton bartësi i listës Armend Begu.

 

 

Në LDK, Safet Kamberi është më i votuari në listë, pas procesimit të rreth 5 për qind të votave.

 

 

“Subvencionimi i rrymës”, Kurti me një njoftim të rëndësishëm

Ministria ka hapur zyrtarisht aplikimin për subvencionim të energjisë elektrike.

Aplikimi bëhet përmes E-Kosova. Për këtë subvencionim, ka reaguar Kurti me anë të një postimi.

Më poshtë postimi i tij:

Qeveria për familjet! Nga ky muaj, përveç rritjes së shumës prej 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale, nis edhe subvencionimi i energjisë për familjet e cenueshme. Aplikimi për këtë fundit mund të bëhet në platformën eKosova te Shërbimet – Grante dhe Subvencione

Këtu mund të aplikoni për subvencionim të rrymës

Shpërthimi që la pas 3 karabinierë të vdekur dhe 15 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku tre karabinierë humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një banesë.

Ngjarja ndodhi kur autoritetet italiane ndërhynë për të ekzekutuar një urdhër përmbarimi ndaj tre vëllezërve, të cilët prej muajsh refuzonin të dorëzonin banesën. Ata janë emra të njohur për policinë, pasi edhe më parë, në tetor dhe më 24 nëntor 2024, kishin kundërshtuar me forcë përmbaruesit.

Gjatë tentativës për të hyrë me forcë në banesë, ndodhi një shpërthim i fuqishëm, në momentin kur u hap dera e përparme. Shtëpia ishte e mbushur me gaz, që dyshohet të jetë lëshuar qëllimisht nga disa bombola të vendosura nëpër dhoma. Shpërthimi shkatërroi ndërtesën dhe vrau në vend tre karabinierë, duke plagosur rëndë edhe të tjerë.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, në banesë u gjetën pesë bombola gazi dhe mbetje koktejsh Molotov, duke forcuar dyshimet se shpërthimi ishte i qëllimshëm.

Tre vëllezërit u arrestuan nga autoritetet menjëherë pas shpërthimit dhe akuzohen si përgjegjës për këtë akt të rëndë, që u mori jetën disa pjesëtarëve të forcave të rendit. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe po hetohet në detaje nga autoritetet.

Haradinaj paralajmëron zgjedhje parlamentare në dhjetor: Aleanca po rikthehet fuqishëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të mos e neglizhojnë pjesëmarrjen në balotazhin e 9 nëntorit për zgjedhjet komunale në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka falënderuar diasporën për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë AAK-së dhe Kosovës, duke kujtuar rolin e tyre edhe gjatë periudhave të vështira, përfshirë proceset në Hagë.

“E di se shumë prej jush jeni angazhuar shumë, si për zgjedhjet parlamentare në shkurt, ashtu edhe për zgjedhjet komunale tani. Keni votuar në Diasporë, keni kontaktuar familjarët tuaj dhe miqtë, dhe keni ardhur në Kosovë për ta përkrahur Aleancën. Besnikëria juaj është e rrallë… Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm,” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje që bashkatdhetarët të vazhdojnë angazhimin edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve:

“Mos e neglizhoni rëndësinë e ditës së balotazhit, votoni prej atje nëse mundeni, komunikoni me familjet dhe të njohurit tuaj në Kosovë, apo ejani edhe njëherë e votoni në Kosovë,” ka theksuar ai.

Haradinaj ka paralajmëruar se në muajin dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se Aleanca po rikthehet fuqishëm edhe falë angazhimit të diasporës.

“Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret,” ka përfunduar kryetari i AAK-së.

Ndeshja Shqipëri-Jordani, formacionet zyrtare

Shqipëria pret sonte Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor.

Kombëtarja kuqezi luan ndaj Jordanisë me fillim nga ora 19:00, në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Pak para duelit, Sylvinho ka zgjedhur formacionin titullar.

Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.

Vetura bie në Liqenin e Ujmanit, shoferi e pasagjeri ishin duke bërë fotografi afër ujit

Një veturë ka përfunduar në liqenin e Ujmanit, pasi që e njëjta ka rrëshqitur.

Kjo është konfirmuar nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se vetura ka rënë në liqen, derisa dy persona, kanë qenë duke bërë fotografi aty afër.

Siç njoftohet nga policia, personat kishin harruar të tërhiqnin frenin e dorës.

Përveç dëmeve materiale në makinë, të lënduar nuk ka.

Aktualisht është duke u punuar për tërheqjen e automjetit në rrugë.

Mori vetëm 9 vota, eskalon kandidatja për asamble: “Mesuesja Shqipe ta q… nanen… More qen i biri qenit!”

Vetëm nëntë vota mori mësuesja Shqipe Muja nga Istogu, e cila në zgjedhjet e 12 tetorit provoi fatin si kandidate e pavarur për Asamblenë Komunale.

Muja, e cila gjatë fushatës kishte premtuar përmirësime në fushën e arsimit, nuk arriti të sigurojë as 1 për qind të votave në komunën e saj.

Pas publikimit të rezultateve, ajo reagoi ashpër në rrjete sociale, pasi një faqe lokale raportoi për rezultatin e saj të dobët. Në një postim plot gabime gjuhësore, mësuesja përdori edhe fjalë fyese dhe ofendime të rënda.

“Mesuesja Shqipe ta q… nanen… More qen i biri qenit!”, shkroi ajo, duke akuzuar faqen ‘Istogu sot’ për “blerje votash” dhe përhapje dezinformatash.

"Mesuesja Shqipe ta q… nanen… More qen i biri qenit!” Eskalon kandidatja e pavarur për asamble nga Istogu - Insajderi - image 136
Prokuroria vihet në lëvizje pas dyshimeve për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës

Dyshimet për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës kanë vënë në lëvizje Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se Prokuroria ka nisur të grumbullojnë informacione lidhur me këto pretendime.

“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion.” tha ai për Reporteri.net.

Nga rezultatet zyrtare të KQZ-së, Komuna e Mitrovicës ka shkuar në balotazh mes PDK-së dhe VV-së.

Ndryshe nga këto rezultatet, tri Exit Poll-et e realizuara nga tri kompani të ndryshme, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve të dielën e 12 tetorit, nxirrnin fituese në këtë komunë, Partinë Demokratike të Kosovës.