div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-286 author-paged-286 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Qendrën e votimit mund ta shihni përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.

“Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë”.

Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Në çdo komunë, KQZ tha se ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht.

Jozi përlot publikun me veprimin për vëllain e Gjestit në emision

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku, ka prekur publikun me një gjest human gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Kosovë Show”.

Para se të fliste për eksperiencën e tij dhe raportet me banorët e tjerë të shtëpisë, ai kërkoi një minutë heshtje në nderim të vëllait të ndjerë të Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht pak javë më parë në një aksident me motor.

Ky veprim u konsiderua si një shenjë respekti dhe reflektimi, sidomos duke marrë parasysh se gjatë kohës që të dy ishin pjesë e “Big Brother VIP Albania”, Jozi dhe Gesti patën debata të forta dhe madje edhe incidenti fizik që bëri shumë bujë në rrjete sociale.

Megjithatë, Jozi u shpreh se ndjen keqardhje për gjithçka që ka ndodhur dhe se sot çdo konflikt i kaluar zbehet përballë një humbjeje kaq të madhe.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Gjestit. Do të doja një minutë heshtje në nder të vëllait të tij,” tha ai me i prekur.

 

U diagnostikua me depresion, gazetarja: Qetësinë e gjeta te Zoti nëpërmjet rukjeve

Gazetarja e njohur, Vesa Rama-Ago ka ndarë copëza nga jeta e saj personale, lidhur me betejën me depresionin.

Në emisionin “Kosova Today”, gazetarja rrëfeu se në kohën kur ishte diagnostikuar me depresion, qetësi gjeti vetëm tek Zoti, transmeton Klankosova.tv.

“Unë e kam përjetuar vet. Kur kam qenë në një periudhë shumë të errët të jetës sime, pesë-gjashtë muaj kam qenë në depresion, unë vazhdimisht jam konsultuar si me psikologë, si me psikiatristë. Dhe ata mua më kanë përshkruar medikamente, gjë që duhet, por kur kam shku me i marr medikamentet tek dikush që është shumë profesionist në fushën e farmacisë, më ka thënë ‘kush t’i ka dhënë këto medikamente, se nuk janë për moshën tënde’”, u shpreh Rama-Ago.

“Unë jam kthyer dhe kam gjetur qetësinë shpirtërore veç nëpërmjet rukjeve”, deklaroi ajo.

Por nga çka mund të vjen depresioni, gazetarja jep disa shembuj të mundshëm.

“Nuk mundem me thënë se kush-kujt, për shkak se nuk e di nëse ndikon më shumë tek burri apo gruaja, por ne e dimë që ka shumë raste në Kosovë ku gratë dhunohen brenda familjes, edhe burrat po ashtu, por ka më shumë gra që dhunohen më shumë, si fizikisht, si psiqikisht, dhe normal që pastaj kjo kalon në gjendje depresive”, u shpreh Rama-Ago.

“Nuk mund të them që burri domosdoshmërisht është arsyeja se një grua bjen në depresion, por ka shumë faktorë. Për shembull ka shumë gra që fusin burrat në depresion për shkak të sjelljeve, ai presioni i vazhdueshëm brenda familjes… Dua të them që edhe gratë, edhe burrat në disa aspekte mundem ndoshta me qenë arsyeja e depresionit të njëri-tjetrit”, tha tutje ajo.

Delfina, moderatorja e “RTK”-së, gruaja e këtij analisti të njohur

Delfina Krasniqi, prezantuesja e njohur e RTK-së, dhe bashkëshorti i saj Artan Behrami, një çift i suksesshëm në media e politikë

Delfina Krasniqi është një nga fytyrat më të njohura të Televizionit Publik të Kosovës. Prej vitesh, ajo është pjesë e programit të mëngjesit në RTK, ku me prezencën dhe energjinë e saj pozitive ka fituar simpatinë e shikuesve.

Krasniqi është e martuar me gazetarin dhe tashmë deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami. Dyshja përbëjnë një nga çiftet më të njohura të botës mediatike në vend.

Ata janë prindër të lumtur dhe shpesh ndajnë momente të bukura nga jeta e tyre familjare në rrjete sociale, duke dëshmuar një lidhje të fortë dhe të përkushtuar.

Këtu mund ta shikoni LIVE ndeshjën Kosove-Slloveni

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës

Ndeshja zhvilohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.

Nga dy ndeshje të zhvilluara, Kosova ka grumbulluar 3 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup, me tre pikë prapa Zvicrës.

Më posht e keni linkun për ta parë LIVE ndeshjen Kosovë – Slloveni.

VIDEO

Kurorëzohen Engjëllusha dhe Mërgimi!

Dita e sotme do mbetet një datë e shënuar për këngëtaren Engjellusha Salihu.

Këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Mërgimin, në një ceremoni civile të mbajtur në Zvicër, aty ku çifti jeton dhe kanë nisur jetën e përbashkët.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Engjellusha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi përkrah bashkëshortit të saj përpara ndërtesës komunale, duke mbajtur në duar dokumentin e martesës.

Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “Just signed our forever” (Sapo nënshkruam përjetësinë tonë), duke bërë që ndjekësit ta uronin për këtë hap të rëndësishëm.

Ky moment vjen pas një vere të ngarkuar me dasma e angazhime artistike për këngëtaren, e cila tashmë duket se ka filluar të shijojë jetën e qetë familjare me bashkëshortin e saj.

Kujtojmë që në muajin korrik, çifti organizoi një dasmë madhështore sipas traditave shqiptare, ku morën pjesë familjarë, miq dhe emra të njohur të skenës muzikore.

Dasma u komentua gjerësisht për atmosferën, veshjet elegante dhe emocionet që përçuan Engjellusha dhe Mërgimi.

Me këtë hap të ri, duket se këngëtarja ka mbyllur me sukses një verë të ngarkuar profesionale dhe e ka nisur vjeshtën me gëzime të mëdha në jetën personale.

Urime çiftit për këtë kurorëzim të bukur dhe jetë të lumtur bashkë! /Prive By Liberta Spahiu

 

 

Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje

Deputetja boshnjake Duda Balje, tha se biseda e saj me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, që e publikoi RTK-ja, nuk ka pasur qëllime antikombëtare.

Incizimi që është publikuar, Balje ka thënë se është i vjetër më shumë se 6 vjet në kohën kur ka qenë funksional grupi multi etnik.

Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për publikimin e audioincizimit si goditje politike.

“Nëse vërehet, unë jam duke përmendur GP 6+ i cili nuk ekziston që një kohë të gjatë. Incizimi është i vjetër. Zëri im në këtë incizim është vetëm në fillim kur unë e konstatoj se nuk kam asnjë kontakt me asnjë, nuk kam komunikuar me asnjë dhe jam koncentruar në bisedën me grupin tim parlamentar. Pastaj fillon biseda me personin e dytë, Amir Rrustemoviq, i cili ku punon tash e për kë punon unë nuk e di”, ka thënë ajo për KOHËN.

Radio Televizioni i Kosovës, të premten ka publikuar një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh Fatmir Shehollit dhe dy personave tjerë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, në këtë audio-incizim thuhet se është deputetja Duda Balje dhe një person me emrin Amir Rrustemoviq.

Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për vështirësitë në informimin rreth armatimit që Serbia po blen nga Irani dhe Kina, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se për “pak vota” ka zbuluar të gjitha specifikat e dronëve që kanë ardhur në Kosovë.

Në tubimin përmbyllës zgjedhor të AAK-së në Deçan, Haradinaj tha se veprimi i Kurtit është i papërgjegjshëm dhe jep informacione që nuk duhen bërë publike.

Ai theksoi se përmes agjencive të inteligjencës është e vështirë të kuptohet saktësisht se çfarë blen Serbia, ndërsa për Kurtin tha se ka vepruar ndryshe:

“Ne kemi shumë vështirësi nëpërmjet Agjencive të Inteligjencës, që ta kuptojmë kur Serbia, kur blen ata në Iran dhe Kina. E çka bën kryeministri jonë. Kur kanë ardhur dronët, të cilët nuk janë të këqij, shyqyr që i kemi, ky ka dal dhe i ka treguar edhe specifikat, sa kilometra fluturojnë, deri ku mbërrijnë dhe kush njeri normal në botë nuk e bën me i treguar armikut tënd që të kanë ardh do dronë. Ne mundohemi me kuptu çka ka marrë Serbia por kurrë nuk jemi të sigurtë nuk jemi çka kanë blerë ata në Iran e Kinë e tjetërkund. Ky del për pak vota e i tregon armiqve dhe krejt botës që na kanë ardh.”

Haradinaj shtoi se AAK-ja vepron ndryshe, duke bashkëpunuar me aleatët e sigurisë për të ruajtur rendin dhe ligjin në të gjitha pjesët e vendit, përfshirë veriun.

“Ne nuk kemi bërë kështu, ne i kemi kryer punët edhe në jug edhe në veri dhe çdo pëllëmbë e Kosovës ka qen, është dhe do të jetë Kosovë dhe e ka zbatuar ligjin ushtari dhe polici jonë. E këndo që e kam taku unë dhe e kam prit e i kam shkuar, kam shkuar se e kam bërë bashkë me aleatët tanë të sigurisë për me shtrirë rendin, ligjin, në veri dhe gjithkund dhe me ua treguar vendin të tërëve se këtu i thonë Kosovë dhe Kosovë ka me mbet….në veri që thonë e kemi bërë sot kanë qen aty pikat kufitare 1 dhe 31 janë aty moti, policia aty ka qen rregullisht, si ia kemi ndal takimin pa leje në atë kohë dhe ata që kanë hyrë pa leje si i kemi sjellë në Prishtinë dhe a ka guxuar ndokush të bllokojë rrugët tona”, tha ai, duke shtuar se ai që dëshiron t’i bëjë dëm këtij shteti, thirret më së shumti në nacionalizëm e me flamur kuq e zi.

Nagavci do t’ia dërgojë Osmanit emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Në këtë takim, Kurti ka treguar se kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, do ta çojë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë tek presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore.

Basha ka shkruar se Kurti në këtë takim i ka dhuruar edhe një pikturë të realizuar nga Rexhep Selimi në Hagë.

“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha.

Qeveria Kurti ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

Familja e Heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë në vitin 2023, do të bëhet me një hapësirë pritjeje.

Për ndërtimin e saj, qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro, vendim i cili u mor në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që i ishte bërë policisë së Kosovës në pjesën veriore gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023 të një grupi të armatosur serb, me në krye Millan Radoiçiqin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” Bunjakun një ditë pas vrasjes së tij.

I ndahen 50 mijë euro familjes së Afrim Bunjakut për ndërtimin e një hapësire pritjeje

Familja e Heroit Afrim Bujaku, rreshterit policor të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë në vitin 2023, do të bëhet me një hapësirë pritjeje.

Për ndërtimin e saj, qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro, vendim i cili u mor në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që i ishte bërë policisë së Kosovës në pjesën veriore gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023 të një grupi të armatosur serb, me në krye Millan Radoiçiqin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” Bunjakun një ditë pas vrasjes së tij.

Në këtë mbledhje, qeveria në detyrë ka ndarë edhe 304,511.16 euro për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse.

Veç kësaj, ekzekutivi në detyrë ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që thuhet se do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.