div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-294 author-paged-294 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nëse e shihni personin neë foto, lajmërone policinë menjëherë

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim për publikun duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari është: Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës.

I njëjti kërkohet për përfshirje në veprat penale si më poshtë:

Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë që do të na ndihmonte në arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”,thuhet në njoftimin e PK-së.

100 € për studentë, Ymeri kritikon Kurtin: Asgjë, veç marketing politik

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka kritikuar qeverinë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për studentë në kohë fushate elektorale.

Ymeri, i cili udhëheq Institutin Musine Kokalari që promovon vlera sociale dhe demokratike, tha se ndihma financiare ndaj studentëve, pensionistëve dhe grupeve të tjera shoqërore, “në parim do të kishte qenë e mirë”.

“Në fund të fundit këtë do të duhej ta bënte një qeveri social demokrate”, tha Ymeri.

Mirëpo, sipas tij, politikat rishpërndarëse “duhet të jenë të mirëmenduara, transparente, të parashikueshme e në përputhje me parimet e drejtësisë sociale”.

“Kur këto ndihma vijnë në prag të zgjedhjeve (në këtë rast lokale) ato e humb kuptimin. Çka do të duhej të trajtohej si e drejtë e qytetarëve shndërrohet në favor nga politikani (në këtë rast Albin Kurti)”, tha Ymeri.

Ai e quajti këtë vendim të qeverisë “veç marketing politik”.

‘Lujta’, ‘Chat GDP’ Vërshon TikTok-u me perlat e Lladrovcit duke e bërë meme në rrjet

Çfarë ndodh kur një debat politik shndërrohet në një fenomen viral në rrjetet sociale?

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi mbrëmë kur Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit, u përball me gazetarin Lirim Mehmetaj në emisionin Debat Plus. Një përballje që filloi me akuza dhe përgjime, por përfundoi me një mori shprehjesh që bënë xhiron e TikTokut.

Debati u fokusua në disa përgjime të publikuara nga Vox Kosova, ku Lladrovci akuzohej për keqpërdorim të pronave. Ai e quajti këtë një montazh, duke pretenduar se bisedat ishin të prera dhe nuk pasqyronin të vërtetën e plotë. Kjo situatë tensionuese krijoi një atmosferë të fortë, por gjithashtu hapi mundësi për humor dhe ironinë që shpesh ndodhet në politikë.

Ndërsa debati vazhdonte, Lladrovci u shfaq me disa shprehje që shpejt u bënë virale.

Fjalët si “Lujta”, “Chat GDP” dhe “Lepri” u shndërruan në meme dhe komente të shumta në TikTok, duke e bërë debatin më shumë një atraksion argëtues sesa një diskutim serioz mbi akuzat. Kjo tregon se si politika dhe kultura e internetit shpesh ndërthuren në mënyra të papritura.

Shprehjet e Lladrocit, të cilat në fillim mund të duken të thjeshta, morën një dimension tjetër kur u shpërndanë në rrjetet sociale. Kjo fenomenologji e fjalëve të tij tregon se si një moment i vetëm mund të transformohet në një valë të madhe reagimesh dhe interpretimesh. Kjo është fuqia e mediave sociale në epokën moderne.

Reagimet në TikTok ishin të shumta, me përdoruesit që krijonin video dhe komente mbi shprehjet e Lladrocit. Kjo ka bërë që shumë të harrojnë thelbin e debatit dhe të përqendrohen në humorin që ofronte situata. Një situatë që tregon se ndonjëherë, në vend që të merremi me çështjet serioze, ne zgjedhim të argëtohemi me fjalët e politikanëve.

Ndërsa debati përfundoi, mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë këto shprehje në imazhin e Lladrocit dhe në perceptimin e tij nga publiku. A do të jetë kjo një mundësi për të rritur popullaritetin e tij, apo do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e tij? Kjo është një pyetje që do të mbetet e hapur për t’u diskutuar.

 

Si rrallë herë, Haradinaj shihet i përlotur, kjo është arsyeja

Ish-komandanti Ramush Haradinaj është shfaqur i emocionuar dhe i përlotur gjatë ceremonisë së përurimit të bustit të Yll Morinës, ish-bashkëluftëtarit të tij në kohët më të vështira.

Ngjarja u mbajt me pjesëmarrjen e familjarëve, veteranëve të luftës dhe qytetarëve, të cilët nderuan kujtimin e Morinës dhe kontributin e tij gjatë luftës.

“Duke qenë ndër të parët që u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina u bë shpejt frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës, të cilët iu bashkuan luftës kundër armikut dhe e çuan deri në fund idealin e popullit për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj shihet i përlotur në përurimin e bustit të Yll Morinës, bashkëluftëtar i tij në kohët më të vështira - Insajderi - 558035836 1132204922428525 3884155678330553792 n 1

 

Petkoviq: Beogradi nuk përzihet në zgjedhjet në Kosovë, sepse Kosova është Serbi

Drejtori i zyrës serbe për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, kësaj here e ka tejkaluar edhe veten në arrogancën e tij kur ka deklaruar se Beogradi “nuk përzihet në zgjedhjet në Kosovë, sepse Kosova është Serbi!!!”, dhe ka vazhduar se “Lista Serbe  do të rikthejë katër komunat në veri dhe do të konfirmojë fitoren në jug të Ibrit”.

Petkoviq ka treguar haptas se Lista Serbe ka mbështetjen e plotë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Beogradi nuk përzihet në zgjedhjet në Kosovë, sepse Kosova është Serbi. Ai që po përzihet dhe po mbështet haptazi dhunën e bllokuesve në Beograd është Kurti, i cili është shumë nervoz sepse e di që Lista Serbe do t’i rikthejë katër komunat në veri dhe do ta konfirmojë fitoren në jug të Ibrit. Dhe serbët nga Kosova gjithmonë do ta kenë mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Deri në fitoren e Listës Serbe”, ka deklaruar Petkoviq.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili premtoi 400 vende pune për serbët në Kosovë, duke e cilësuar këtë si ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Kosovës të caktuara për 12 tetor.

Tjetër vendim i rëndësishëm i Qeverisë – i subvencionon këto familje…

Me kthimin e stinës së dimrit, është rikthyer edhe masa e mbështetjes për familjet e cenueshme për energjinë elektrike.

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar sot fillimin e zbatimit të masës, e cila do t’i ndihmojë familjet e cenueshme me pagesa të faturave të energjisë elektrike.

Për t’i plotësuar kushtet për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, ekonomitë familjare duhet të kenë të ardhura më të ulëta sesa 150 euro për person.

“Rikthehet edhe masa e mbështetjes, pra e konsumatorëve të cenueshëm, për energjinë elektrike. Është programi që subvencionon faturën e plotë ose të pjesshme për të gjitha ato familje që të ardhurat mesatare për anëtarë të familjes i kanë më të ulëta se 150 euro në muaj”, tha ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Pra, nëse një familje katër anëtarëshe ka më pak se 600 euro në muaj i bie të kualifikohet për këtë program”, shpjegoi ai.

Vitin e kaluar, Murati tha se ka pasur rreth 80 mijë familje përfituese nga kjo masë.

UP ndan çmimin “Alumni Nderi i UP-së” për Osmanin dhe Albin Kurtin

Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurtin e kanë pranuar çmimin Alumni i Nderit të Universitetit të Prishtinës.

Çmimi u dorëzua nga rektori i UP-së.

Universiteti i Prishtinës është përfshirë në një debat pas vendimit për të ndarë çmimin “Alumni Nderi” për kryeministrin në largim Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, gjatë kulmit të fushatës zgjedhore. Sipas gazetës Nacionale, organizata që ka iniciuar çmimin nuk ka bord drejtues të njohur dhe nuk është e qartë se kush merr vendimet, çka ngre pyetje për legjitimitetin dhe transparencën e procesit.

Tjetër vendim nga Qeveria Kurti – ndahen një milion euro për…

Qeveria në detyrë ka miratuar zbatimin e masës që parasheh ndihmën me pako ushqimore për familjet në nevojë.

Në mbledhjen e së martës, Ministria e Financave ka propozuar që të ndahen 1 milion euro për zbatimin e kësaj mase për familejt në nevojë.

“Kjo është masë përmes së cilës synohet që dora e shtetit të arrijë edhe aty ku nuk arrijnë mekanizmat e tjerë që i kemi. Dhe, përmes kësaj mase, përmes organizatave të shoqërisë civile që i njohin shumë mirë familjet në nevojë, synimi është të arrijmë edhe te këto familje”, ka propozuar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Prandaj, në kuadër të kësaj propozimi është që të miratohen 1 milion euro ndarje që do të jetë mbështetje me pako ushqimore për familjet në nevojë”, tha Murati.

Edhe kjo masë është në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Vendim i rëndësishëm – Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për këtë kategori

Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve.

Kështu ka bërë të ditur vet Kurti.

“Përderisa formimi i institucioneve të reja ende mbahet pezull, ekonomia vazhdon të rritet duke shënuar rritje prej 4.58% të BrutoProduktit Vendor, bashkë me ekonominë rriten të hyrat buxhetore, që kanë shënuar rritje prej 10%. Si qeveri që ka për bazë interesin e qytetarëve, e kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetarët, sepse kur rritja ndahet, ajo shumohet. Në kuadër të kësaj ndarje të rritjes ekonomike, me rastin e fillimit të vitit akademik, do të ndajmë nga 100 euro për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta kenë më të lehtë fillimin e vitit të ri akademik”, tha Kurti.

Ai theksoi se sot do të miratohet edhe vendimi për bursën e mobilitetit.

“Mbështetja për studentë, nuk mbaron me kaq, sot do të miratojmë edhe përmbushjen e një prej premtimeve të qeverisë Kurti 3, bursën e mobilitetit për studentët e bachelorit, për studentët në nevojë, dhe shuma do të varet nga distanca e vendbanimit dhe vendi ku studioni. Sa më larg e keni universtetin, aq më e madhe do të jetë mbështetja për ju”, tha Kurti.