div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-296 author-paged-296 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja dyshohet se u vra për shkak të shqyrtimit të një lënde gjyqësore që ndërlidhet me një pronë në Shkodër, sipas raportimeve të mediave në Tiranë.

Portali BalkanWeb shkruan sot bazuar në burime se vrasja e gjyqtarit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, lidhet me një çështje pronësie në të cilën palë ishte autori i dyshuar, Elvis Shkambi.

Shkëmbi është arrestuar të hënën disa momente pas të shtënave me armë zjarri, ku dyshohet se e gjuajti për vdekje gjyqtarin Kalaja.

 

 

Në një moment gjatë shqyrtimit të lëndës, i dyshuari ka pretenduar se ishte palë e dëmtuar dhe aty ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë, me të cilën ka qëlluar drejt gjyqtarit Kalaja, shkruan BalkanWeb.

Kajala vdiq në automjetin e ambulancës derisa po transportohej për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Vrasja e gjykatësit – brenda sallës u plagosen edhe babë e bir, dalin detaje të reja

Të shtëna me armë janë regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Sipas A2 CNN, është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërkohë efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Kalaja ndërroi jetë teksa ishte rrugës për në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se nga të shtënat me armë zjarri brenda Gjykatës, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, babë e bir.

Mësohet se dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Kujtojmë se autori i krimit u arrestua më herët, teksa ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e tij dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ngjarja e sotme është një kambanë alarmi për sigurinë në vend, pasi ajo ndodhi brenda ambienteve të një prej institucioneve që konsiderohet ndër më të sigurtat.

 

Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës në Tiranë

Të shtëna me armë janë regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Sipas A2 CNN, është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërkohë efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Kalaja ndërroi jetë teksa ishte rrugës për në spital. Po ashtu bëhet e ditur se nga të shtënat me armë zjarri brenda Gjykatës, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, babë e bir.

Mësohet se dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Kujtojmë se autori i krimit u arrestua më herët, teksa ende nuk ka të dhëna mbi indentitetin e tij dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ngjarja e sotme është një kambanë alarmi për sigurinë në vend, pasi ajo ndodhi brenda ambienteve të një prej institucioneve që konsiderohet ndër më të sigurtat

Vjosa Osmani i përgjigjet Vuçiqit: Kurrë s’kemi sulmuar askënd, vetëm kemi mbrojtur veten

Presidentja Vjosa Osmani ka folur rreth paktit mbrojtës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Presidentja tha se aleancat e Kosovës, janë aleanca mbrojtëse për rreziqet që kryesisht, sipas saj, vijnë nga Serbia.

“Aleancat tona janë aleanca mbrojtëse për rreziqet që mund të vijnë nga të tjerët, në rastin tonë konkret, për Kosovën rreziku vjen nga Serbia, dhe ne natyrisht që do të vazhdojmë të fuqizojmë ushtrinë tonë me qëllim që të mbrohet çdo centimetër i territorit të Republikës së Kosovës, dhe liria e fituar me shumë mund e sakrificë”, u shpreh e para e vendit.

Në një prononcim para mediave në Samitin e Brdo-Brijunit, e para e vendit tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u ankua pikërisht për këtë aleancë.

“[Vuçiqi] mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë dhe përgjigja ime ishte për historinë e ekzistencës tonë si komb ne asnjëherë s’e kemi sulmuar askënd, s’e kemi pushtuar askënd, por kemi mbrojtur veten, dhe do të vazhdojmë të mbrojmë vetveten”, u shpreh Osmani.

Vazhdon seanca për Liridonën/ Dëshmitari okularë tregon për momentin e takimit mes Murselit dhe Plavës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Krimeve të rënda vazhdon seanca për rastin e vrasjës tinëzare të Liridona Ademaj.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla janë personat të cilët tashmë po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që u regjistrua më 29.11.2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Pas dëshmisë së Naim Ukës, mjekut ligjor që ekzaminoi trupin e të ndjerës, tani do të dëshmojë, dëshmitari Jeton Binaku.

I njëjti, bazuar në informacionet e para, është dëshmitarë okularë që besohet se e ka parë rastin nga një pompë derivatesh, si dhe momentin e takimit mes Naim Murselit dhe Granit Plavës, dy të akuzuarve kryesorë.
Ademaj u vra më 29.11.2023, në ora 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Dëshmia e tij pritet të nis pas pak

Përmbytet anija me 11 persona në Serbi

Një anije që transportonte disa persona u përmbyt në orët e para të 6 tetorit pranë Baçka Pallankës, në veriperëndim të Serbisë.

Sipas informacioneve jozyrtare, në bord ndodheshin 10 shtetas kinezë dhe një shtetas serb, raporton Shërbimi i Ballkanit i REL.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për disa persona të zhdukur, ndërsa emergjencat mjekësore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Njësi të specializuara të shpëtimit në ujë nga Serbia dhe Kroacia janë dërguar gjithashtu për ndihmë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar për këtë ngjarje.

Që nga viti 2017, Serbia dhe Kina kanë një regjim pa viza, i cili u lejon qytetarëve të të dyja vendeve të qëndrojnë ose të kalojnë transit në territoret e njëri-tjetrit deri në 30 ditë pas hyrjes.

“Ah be Linor, na e këpute shpirtin”, sot i jepet lamtumira e fundit të miturit që vdiq nga aksidenti në Kamenicë
Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi

A2 CNN ka siguruar foton e shqiptarit Artur Tushi (alias Kristjan Tushi), i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një shtetas venezuelian, në Medelin të Kolumbisë.

44-vjeçari, i dyshuar si trafikant droge u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia. A2 CNN mëson se Tushi ka precedentë penalë në Spanjë, ku ka qenë i skeduar nga policia.

Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi - Insajderi - 900 0 cbb0b48f14be6cea938523971a709adb 1

Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, informoi se viktima ishte një burrë që kishte dokumente ekuadoriane, por është me kombësi shqiptare.

Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur. Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá. Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan.

“Motivet dhe detajet e rastit janë duke u hetuar në këtë moment nga autoritetet”, deklaroi Villa Mejía.

Tragjike: Ky është 10-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me fatalitet

Linor Bajrami është 10-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Novosellë të Kamenicës të dielën e 5 tetorit.

Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës.

“Miq e dashamir ju njoftojmë që sot më 5 Tetor ndërroi jetë në një aksident më i dashuri jonë, Linor Bardhyl Bajrami në moshën 10 vjeçare , për kohën e datën rreth varrimit ju njoftojmë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lajmin e ka konifrmuar edhe Policia e Kosovës.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri  tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje.”

“U qëllua nga 2-5 cm distancë”, të dhëna tronditëse për vdekjen e Liridona Ademajt

Mjeku ligjor Naim Uka ka dhënë dëshminë e tij sot në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ka prezantuar raportin e autopsisë dhe është përgjigjur në pyetjet e prokurores së rastit

Prokurorja i është referuar faqes 8 të raportit, ku thuhet: Kaviteti i kokës dhe trurit, kafka, pjesa kockore në regjionin e djathtë dhe temthor, konstatojmë plagën hyrëse të krijuar si rezultat i veprimit dinamik të predhës së hedhur nga arma e zjarrit, e cila shoqërohet me një gaver dhe një kockë mangu.”

“Pas kësaj e keni dhënë mendimin tuaj. A mund të na tregoni cilin mendim për mënyrën e vrasjes së të ndjerës Liridona?”, ka pyetur prokuroja mjekun e IML-së, Naim Uka.

“Gjatë procedurave të autopsisë mjekoligjore është vërtetuar veprimi dinamik nga armë e zjarrit. Është e rëndësishme të ceket se pjesë metalike të kësaj predhe janë gjetur në anën murore të kokës, e cila është dorëzuar si provë.Si rezultat i kësaj plage ka ardhur edhe gjakderdhja e brendshme trurore, e cila është edhe shkaku i vdekjes.”, është përgjigjur Uka.

 

 

Ai ka sqaruar se plaga ka qenë në pjesën e prapme të kokës dhe ka përshkruar më tej karakteristikat e saj.

“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar, përmes vrimës hyrëse, prezencën e faktorëve plotësues të qitjes që kanë shkaktuar djegie lëkurore me prezencë të grimcave të barutit. Në bazë të këtyre provave mjekoligjore, distanca e qitjes sillet nga 2 deri në 5 cm. Përjashtohet mundësia e vrasjes me puthitje apo gjysmëputhitje për shkak të mungesës së stampimit të tytës së armës.”, deklaroi ai.

“Në këtë rast kemi kryer ekzaminimet e të dy duarve të tashmë të ndjerës, në mënyrë që, bazuar në prezencën apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave, është eliminuar mundësia që e njëjta të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje. Dhe mungesa e shtrëngimit të gishtit kapalotik është tregues që e plotëson konstatimin e parë dhe nuk lë asnjë dyshim për mundësi tjetër.”, theksoi Uka.