div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-298 author-paged-298 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“U qëllua nga 2-5 cm distancë”, të dhëna tronditëse për vdekjen e Liridona Ademajt

Mjeku ligjor Naim Uka ka dhënë dëshminë e tij sot në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ka prezantuar raportin e autopsisë dhe është përgjigjur në pyetjet e prokurores së rastit

Prokurorja i është referuar faqes 8 të raportit, ku thuhet: Kaviteti i kokës dhe trurit, kafka, pjesa kockore në regjionin e djathtë dhe temthor, konstatojmë plagën hyrëse të krijuar si rezultat i veprimit dinamik të predhës së hedhur nga arma e zjarrit, e cila shoqërohet me një gaver dhe një kockë mangu.”

“Pas kësaj e keni dhënë mendimin tuaj. A mund të na tregoni cilin mendim për mënyrën e vrasjes së të ndjerës Liridona?”, ka pyetur prokuroja mjekun e IML-së, Naim Uka.

“Gjatë procedurave të autopsisë mjekoligjore është vërtetuar veprimi dinamik nga armë e zjarrit. Është e rëndësishme të ceket se pjesë metalike të kësaj predhe janë gjetur në anën murore të kokës, e cila është dorëzuar si provë.Si rezultat i kësaj plage ka ardhur edhe gjakderdhja e brendshme trurore, e cila është edhe shkaku i vdekjes.”, është përgjigjur Uka.

 

 

Ai ka sqaruar se plaga ka qenë në pjesën e prapme të kokës dhe ka përshkruar më tej karakteristikat e saj.

“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar, përmes vrimës hyrëse, prezencën e faktorëve plotësues të qitjes që kanë shkaktuar djegie lëkurore me prezencë të grimcave të barutit. Në bazë të këtyre provave mjekoligjore, distanca e qitjes sillet nga 2 deri në 5 cm. Përjashtohet mundësia e vrasjes me puthitje apo gjysmëputhitje për shkak të mungesës së stampimit të tytës së armës.”, deklaroi ai.

“Në këtë rast kemi kryer ekzaminimet e të dy duarve të tashmë të ndjerës, në mënyrë që, bazuar në prezencën apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave, është eliminuar mundësia që e njëjta të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje. Dhe mungesa e shtrëngimit të gishtit kapalotik është tregues që e plotëson konstatimin e parë dhe nuk lë asnjë dyshim për mundësi tjetër.”, theksoi Uka.

Rasti i Liridonës – Naim Murseli ngre pyetje të forta në gjykatë

Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar me shqyrtimin e raportit të autopsisë.

Më konkretisht hematoma e krijuar në dorën e saj të majtë, e cila sipas raportit të autopsisë është shkaktuar para vdekjes.

Për këtë çështje, me pyetje drejtuar mjekut ligjor Naim Uka ka vazhduar edhe i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës.

“Nuk besoj që një shenjë në dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë fare prezent. Sipas prokurores, kam mbajtur bashkëshorten time për mos t’iu shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes?”, tha Naim Murseli.

“Mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata. Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë karakteristikat e dëmtimeve trupore.”, u përgjigj Naim Uka.

“Ajo plagë a ka mund të ndodhë ajo plagë 59 minuta para vdekjes ose 10 sekonda para vdekjes?”, pyeti tutje Murseli.

“Kjo ka mund të shkojë prej zero deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi siç e theksova më herët, e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore zgjerohen.”, theksoi Uka.

“A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në tentim për të ikur?”, tha Murseli në pyetjen e tij drejtuar doktorin e IML-së, Naim Uka.

“Unë nuk mund ta përjashtoj dhe nuk është detyrë e imja.”/Indeksonline

Eksperti Uka: Dëmtimi në dorën e majtë të Liridonës u shkaktua para privimit nga jeta!

Javorka Përlinçeviq, prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka kërkuar sqarim nga mjeku ligjor Naim Uka për hematomën e krijuar në dorën e majtë të Liridonës, e cila dyshohet të jetë shkaktuar para vdekjes.

Ajo ka kërkuar që, përmes ngjyrës së hematomës, të përcaktohet koha e krijimit të saj në raport me momentin e privimit nga jeta.

“Është me rëndësi me u theksu, përjashtohet çdo mundësi e kësaj plage pas vrasjes së saj. Ndryshe, plagët pas vdekjes quhen post mortum. Këto dëmtime janë gjatë momentit të vrasjes apo pas momentit të vrasjes. Sa i përket kohës, përngjyrimi i kuq përfshinë intervalin kohor nga 0 deri 24 orë, varësisht nga fiziologjia e organizmit, dhe reaksionet nga atakimi i trupave të huaj nga jashtë,” ka thënë mjeku Naim Uka.

Detaje nga aksidenti me fatalitet, viktima fëmijë 10 vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në aksin rrugor mes fshatrave Novosellë dhe Karaçevë të komunës së Kamenicës, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë rreth 10-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 tetor, rreth orës 18:50, kur një veturë e tipit BMW, me ngjyrë të bardhë dhe targa 06, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në aksin rrugor Novosellë – Karaçevë ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë BMW ka devijuar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri, një fëmijë rreth 10 vjeç, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hashani.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë, përfshirë drejtuesin e automjetit, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Berat Buzhala: Sami Lushtaku është ma indershëm e ma burrë se Albin Kurti

Gazetari dhe analisti i njohur, Berat Buzhala ka reaguar pas debatit të fundit indirekt mes Albin Kurtit e Sami Lushtakut.

Buzhala i ka dalur në mbështetje Lsuhtakut, për të cilin pati lavde të mëdha si figurë politike, por jo vetëm.

Ai tha se ky i fundit është “më burrë” se Kurti.

“Para kater vjeteve Sami Lushtaku ia ka qite gjyksin perpara Albin Kurtit dhe strategjise se tij per me e marre Skenderajin. Mos t’ish kane Sami Lushtaku kjo teme ish harru. Po mos u tutni o burra, se Sami Lushtaku osht ma i ndershem e ma burre se Albin Kurti, e se krejt ju bashke”, tha ai.

 

 

Ymeri: Kurti ka kërkuar ndihmë te Radoiçiqi për UÇK-në, nuk ka dashur të negociojë me partitë shqiptare

Analisti Visar Ymeri, ka komentuar çështjen e bisedës së Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin dhe mënyrën se si janë koordinuar te agjenda legjislative, konkretisht te Projektligji për Pagën Minimale dhe votimi i kandidatëve për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Ymerit, për ligjet që lidhen me luftën e UÇK-së dhe veteranët, duhet një konsensus mes partive politike shqiptare, pavarësisht nëse ato janë në pushtet apo opozitë.

Ai mori një rast kur ishte vetë deputet, dhe shtoi se marrëveshjet për këto tema janë arritur përmes dialogut me partitë shqiptare dhe jo përmes ndërhyrjes së komuniteteve joshumicë.

“Kur e ke mundësinë, sepse e ka pas mundësinë dhe vazhdon ta ketë mundësinë, se këtë gjë ne i kryejmë me grupet politike shqiptare, gjithë ka pas në Kuvend edhe tentim dhe është arrit që për ligjet që kanë të bëjnë për luftën e UÇK-së me pas konsensues me shqiptarë pavarësisht a janë kanë në opozitë apo pushtet partitë politike. Na kemi diskutu, edhe ligjin për veteranët kam qenë deputet kur është diskutu, kemi pas konsensues, kemi arrit marrëveshje, na ka kontaktu qeveria e atëhershme, na kanë thanë na vyn kjo votë”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ai kritikoi Albin Kurtin që ka kërkuar ndihmë te Milan Radoiçiqi në vend që të negocionte me partitë shqiptare.

“Përkundër që janë kanë në koalicion kushtetueshmërisht të obliguar me komunitetin joshumicë serb dhe komunitet tjera, marrëveshja është ba me shqiptarë, për këto tema. Për tjerat boni çka të doni. Ky bash për këtë temë ka shku ka lyp ndihmë të Milan Radojiçiqit. Se nuk ka dasht me fol me PDK-LDK-AAK. Nuk ka dasht, se nuk mendoj se nuk kishin mujt me u marrë vesh”, tha ai.

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën një person

Është arrestuar një person pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit.

Si pasojë një pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri  tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i automjetit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje.

Trump: Hamasi do të përballet me “zhdukje të plotë” nëse nuk dorëzohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar një qasje të ashpër ndaj Hamasit nëse ky grup militant nuk pranon të heqë dorë nga pushteti dhe kontrolli në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë për CNN, Trump tha se “Zhdukje e plotë!”, do të ishte fati i Hamasit në rast se refuzon të largohet nga pushteti. Kështu u përgjigj ai kur gazetari i CNN, Jake Tapper, e pyeti me anë të një mesazhi të shtunën se çfarë do të ndodhte nëse Hamasi këmbëngul në qëndrimin e tij.

Tapper e shtyu më tej diskutimin duke përmendur interpretimin e senatorit Lindsey Graham, i cili tha se Hamasi e kishte refuzuar propozimin prej 20 pikash të armëpushimit, duke insistuar në “mosçarmatim, mbajtjen e kontrollit palestinez mbi Gazën dhe lidhjen e lirimit të pengjeve me negociatat”.

Trump u përgjigj se është ende në pritje të një qëndrimi të qartë nga Hamasi: “Pres sqarim ‘së shpejti’ nëse Hamasi është vërtet i përkushtuar ndaj paqes,” tha ai.

I pyetur për qëndrimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ndaj përfundimit të bombardimeve në Gaza, Trump u përgjigj shkurt: “Po, Bibi”, duke konfirmuar mbështetjen e Izraelit për vizionin e tij të paqes.

Presidenti Trump theksoi gjithashtu se është duke punuar intensivisht për të bërë realitet planin e tij për armëpushim dhe shprehu shpresën që ai të realizohet së shpejti.

Studimi i ri për TikTokun duhet të jetë alarm për prindërit, këto janë gjetjet

Një raport i ri ka zbuluar se TikTok i ka drejtuar përdoruesit e rinj drejt përmbajtjes eksplicite seksuale përmes termave të vetësugjeruara të kërkimit, sipas një hetimi nga organizata jofitimprurëse britanike Global Witness, pasi kompanitë e teknologjisë përballen me presion në rritje për të ndaluar verifikimin e moshës.

Si pjesë e hetimit të publikuar më 3 tetor, Global Witness tha se kishte krijuar 7 llogari të reja TikTok në Mbretërinë e Bashkuar duke u paraqitur si 13-vjeçarë – mosha minimale e kërkuar për të krijuar llogari, raporton CNN.

Global Witness tha se sugjerimet e kërkimit të TikTok ishin “shumë të seksualizuara” për përdoruesit që raportuan se ishin 13 vjeç dhe shfletuan aplikacionin duke përdorur “modalitetin e kufizuar”, i cili “kufizon ekspozimin ndaj përmbajtjes që mund të mos jetë e rehatshme për të gjithë”, duke përfshirë “përmbajtjen sugjestive seksuale”, sipas faqes mbështetëse të TikTok.

Raporti vjen mes një shtytjeje më të gjerë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur më mirë fëmijët në internet, teksa TikTok përballet me akuza në padi të ngritura vitin e kaluar se është i dëmshëm për shëndetin mendor të përdoruesve të rinj.

Një zëdhënës i TikTok tha se kompania ishte e përkushtuar për të mbajtur përvojën e përdoruesve të saj të sigurt.

“Sapo u njoftuam për këto pretendime, morëm masa të menjëhershme për t’i hetuar ato, për të hequr përmbajtjen që shkelte politikat tona dhe për të nisur përmirësime në funksionin tonë të sugjerimeve të kërkimit”, tha zëdhënësi në një deklaratë, duke shtuar se TikTok ka “më shumë se 50 funksione dhe cilësime të dizajnuara posaçërisht për të mbështetur sigurinë dhe mirëqenien e adoleshentëve”.

Ai gjithashtu tha se TikTok është “plotësisht i përkushtuar për të ofruar përvoja të sigurta dhe të përshtatshme për moshën”.

Megjithatë, kërkimet e seksualizuara u rekomanduan “herën e parë që përdoruesi klikoi në shiritin e kërkimit” për tre nga llogaritë e testimit që krijoi Global Witness, sipas raportit. TikTok shfaqi përmbajtje pornografike për të shtatë përdoruesit e testimit “vetëm një numër të vogël klikimesh pas krijimit të llogarisë”.

“Poenta jonë nuk është vetëm se TikTok u shfaq përmbajtje pornografike të miturve. Është se algoritmet e kërkimit të TikTok i shtyjnë në mënyrë aktive të miturit drejt përmbajtjes pornografike”, tha Global Witness në raportin e saj.

Udhëzimet e komunitetit të TikTok ndalojnë përmbajtjen që përmban lakuriqësi, aktivitet seksual dhe shërbime seksuale, si dhe çdo përmbajtje që përmban akte sugjestive seksuale dhe ekspozim të konsiderueshëm trupor që përfshin të rinjtë.

E dhimbshme: Vdes ish-polici i Kosovës nga Mitrovica që shërbeu në veri

Ka ndërruar jetë ish-zyrtari policor nga Mitrovica, Shemsi Mustafa, i cili në të kaluarën ishte arrestuar nga forcat serbe në kufi.

Familjarët, kolegët dhe miqtë e tij e kanë përshkruar Mustafën si një njeri të zemrës, baba e gjysh të përkushtuar, dhe një koleg e shok të çmuar.
I ndjeri do të kujtohet si një profesionist që një pjesë të madhe të jetës ia kushtoi sigurisë së qytetarëve, duke shërbyer me përkushtim e pa dallim. Ai njihej për profesionalizmin dhe angazhimin e tij të lartë në kryerjen e detyrave policore, me theks të veçantë në shërbimin në veriun e vendit.