div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-30 author-paged-30 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Numërimi i votave të para për deputetë, këta 10 kandidatë po kryesojnë në VV

KQZ ka nisur publikimin e rezultateve të para të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Kur janë procesuar 0.90% të tyre, në Lëvizjen Vetëvendosje aktualisht Albin Kurti numëron 2 mijë e 65 vota.

I dyti radhitet Glauk Konjufca me një mijë e 516 vota.

Me një mijë e 97 vota është Arsim Ademi, ndërsa në vend të katërt është Refki Suma me 811 vota. Vendin e pestë me 699 vota e zë Hekuran Murati.

6. Albulena Haxhiu 663
7. Fahrush Rexhepi 642
8. Donika Gërvalla-Schwarz 635
9. Xhelal Sveçla 496
10. Alban Bajrami 561

Nga procesimi i 99.65% të votave në total, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht numëron 49.30% apo 431 mijë e 442 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 21% me 183 mijë e 826 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës me 118 mijë e 772 vota.

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës 5.68 me 49 jmijë e 675 vota.

Numërohen votat e para, deri tani këta janë pesëshja më e votuar e PDK-së

Ka nisur numërimi i votave të para të kandidatëve për deputet. Aktualisht kur janë numëruar 0.63% të këtyra votave, në PDK, Bedri Hamza ka marrë deri tani 594 vota.

Në vend të dytë është Sylejman Berisha me 263 vota.

I treti renditet Arben Mustafa, kur aktualisht janë të numëruara 16 nga 2557 vendvotime.

Në vend të katërt është Elmi Reçica 247 vota dhe në të pestin Besim Ilazi me 227 vota.


Nga procesimi i 99.65% të votave në total, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht numëron 49.30% apo 431 mijë e 442 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 21% me 183 mijë e 826 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës me 118 mijë e 772 vota.

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës 5.68 me 49 jmijë e 675 vota.

Fitorja e Kurtit, reagon Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, pas fitores së tij në zgjedhje.

Përmes një mesazhi publik, Rama ka theksuar se e ka uruar Kurtin për fitoren domethënëse, duke shprehur shpresën që mandati i ri, i konfirmuar nga qytetarët e Kosovës, të kthehet në sukses dhe mbarësi për vendin.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona”, shkroi ai në X.

 

Rënia e madhe e LDK-së, reagon Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve, ku LDK pësoi disfatë të thellë duke dalë parti e tretë.

Rama ka folur fjalë të mëdha për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai udhëhoqi një proces të thellë reformues brenda kësaj partie, duke e orientuar drejt standardeve programore, profesionale dhe morale që i shërbejnë interesit publik dhe jo kalkulimeve afatshkurtra politike, shkruan Reporteri.net.

Rama tutje shkruan se Lumiri, me vetëdije të plotë politike, refuzoi të bëhet pjesë e diskursit fyes dhe përçarës që sipas tij ka dëmtuar për vite me radhë kulturën politike në vend.

“Me dinjitet institucional e udhëhoqi procesin dhe me po aq dinjitet mbrëmë e pranoi rezultatin, duke treguar respekt për rregullat demokratike dhe për vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Rama.

“Vizionin e tij e dëshmoi edhe përmes zgjedhjes së njerëzve jashtë partisë për t’u shërbyer qytetarëve, duke përfshirë edhe kandidimin tim për kryetar të Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Postimi i Ramës:

Në një moment sfidues për demokracinë dhe etikën publike, Lumir Abdixhiku përfaqëson një model të lidershipit të përgjegjshëm. Ai udhëhoqi një proces të thellë reformues brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e orientuar partinë drejt standardeve programore, profesionale dhe morale që i shërbejnë interesit publik dhe jo kalkulimeve afatshkurtra politike.

Investimi i tij në një program substancial dhe në një ekip përfaqësues dhe kompetent është një deklaratë e qartë se politika duhet të ndërtohet mbi ide, vlera dhe kapacitete reale.

Lumiri, me vetëdije të plotë politike, refuzoi të bëhet pjesë e diskursit fyes dhe përçarës që ka dëmtuar për vite me radhë kulturën politike në vend. Ai refuzoi nënçmimin e kundërshtarëve politikë, duke zgjedhur maturinë, respektin institucional dhe gjuhën e përgjegjshme si mjete të konkurrencës demokratike. Kjo qasje nuk është shenjë dobësie, por shprehje e një lidershipi të sigurt në vlera dhe të përkushtuar ndaj standardeve demokratike.

Ai mori përgjegjësi për proceset e rëndësishme me interes kombëtar, pa shmangie dhe pa populizëm, duke dëshmuar se politika e përgjegjshme kërkon llogaridhënie dhe guxim për të mbajtur barrën e vendimeve të mëdha.

Vizionin e tij e dëshmoi edhe përmes zgjedhjes së njerëzve jashtë partisë për t’u shërbyer qytetarëve, duke përfshirë edhe kandidimin tim për kryetar të Kryeqytetit, si tregues i bindjes së tij se përgatitja profesionale, integriteti dhe kompetenca janë mbi ngjyrat politike. Ky është një standard që e afron politikën me shtetin dhe jo me interesin e ngushtë partiak dhe është per tu marr shembull.

Me dinjitet institucional e udhëhoqi procesin dhe me po aq dinjitet mbrëmë e pranoi rezultatin, duke treguar respekt për rregullat demokratike dhe për vullnetin e qytetarëve.

Kjo qasje dëshmon vizionin, pjekurinë dhe progresin e tij si politikan. Ky është modeli i lidershipit që ndërton dhe që bashkon shoqërinë, dhe që i duhet vendit edhe në të ardhmen.

Gjakova bastion i AAK-së, por votuan bindshëm Albin Kurtin, kjo është përqindja

Gjakova, e njohur tradicionalisht si një nga bastionet kryesore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë një mesazh të qartë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2025.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fituese bindëse në këtë komunë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

Me mbi një të tretën e votave të numëruara, Vetëvendosje ka marrë 53.88% të votave në Gjakovë, duke lënë pas AAK-në me 22.97%.

Partitë e tjera parlamentare kanë mbetur dukshëm prapa, me LDK-në dhe PDK-në rreth 9–10 për qind secila./Insajderi

Haradinaj: AAK e gatshme të bashkëpunojë me LDK-në dhe PDK-në për formimin e qeverisë

Pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të Exit Poll-eve, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencë për media tha se institucionet e vendit duhet të krijohen pa u vonuar shumë.

Ai theksoi se për të pasur Kosova qeveri, duhet të ketë marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së.

Haradinaj gjithashtu tha se partia që ai drejton është e gatshme të bashkëpunojë me këto dy parti.

“Ende jemi në një situatë afërsisht të njëjtët. Po flitet për mundësinë e ndonjë rritje në numër të deputetëve. Është situatë pak a shumë e ngjashme si herën para kësaj. Jemi dakord që të krijohen institucionet e vendit, mos të ketë vonesa. Për të pasur qeveri Kosova tani duhet të presim marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së, përshkak se e dijmë që bllokada është shkaktuar një vit nga Kurti dhe VV. Por s’kemi parë gatishmëri nga këto dy parti. AAK nuk ka qitë kushte për opozitën, por tani është momenti që të reflektojmë të gjithë, të mos e vonojmë vendim. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me LDK dhe PDK”, tha Haradinaj në konferencë për media.

Vjen reagimi i parë nga LDK: Kokën lartë

Jehona Lushaku është zyrtarja e parë e LDK-së që ka reaguar pas publikimit të exitpolleve televizive. Kryetarja e gruas në parti ka bërë thirrje që votuesit e tyre të mbajnë kokën lartë.

“Për të gjithë votuesit e sotëm të LDK-së: kokën lartë! Ju dua” shkruan Lushaku në reagim.