div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-331 author-paged-331 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nuk i mbijetoi plagëve: Vdes në QKUK personi i qëlluar me armë zjarri

Një person ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi po trajtohej prej disa ditësh nga plagët e marra me armë zjarri.

Rasti kishte ndodhur më 18 shtator 2025, në fshatin Debelldeh të Vitisë, rreth orës 14:25.

Viktima, ishte dërguar me urgjencë në QKUK, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në puntatën e parë, Eglit ia kujtojnë martesën me Gjestin!

Puntata e parë e emisionit të ri të Egli Takos “Yes Day” ka shkaktuar një reagim të fortë nga ndjekësit, duke sjellë në pah momente të papritura dhe emocionale.

Ky emision, i cili premton të sjellë ngjarje të ndryshme dhe surpriza, ka arritur të kapë vëmendjen e publikut që nga fillimi. Një nga momentet më të diskutueshme ishte përmendja e martesës së Egli Takos me Gjestin, një temë që duket se është ende e freskët në mendjet e fansave.

Një djalosh i ri, pjesëmarrës në emision, e shfrytëzoi mundësinë për të përmendur këtë ngjarje të rëndësishme, duke thënë: “Egli, kam zgjedhur ‘Sara Event’ sepse më ka pëlqyer shumë dasma jote në ‘Big Brother Vip’.” Kjo deklaratë shkaktoi duartrokitje të forta nga publiku, duke treguar se tema është ende e njohur dhe e dashur për shumë.

Megjithatë, ky moment i papritur duket se e vuri në siklet Egli Takon, e cila përpiqej të mbante një qëndrim sportiv përballë situatës. Ajo u përpoq të kalonte këtë moment me qeshje, por ishte e qartë se ndjenja e sikletit ishte e pranishme.

Reagimet e publikut në rrjetet sociale ishin të shumta, me shumë ndjekës që shprehën mendimet e tyre për këtë moment. Disa e shihnin si një shenjë të dashurisë dhe mbështetjes për Egli Takon, ndërsa të tjerë e konsideronin si një ndërhyrje të panevojshme në emision.

Ky episod i “Yes Day” ka hapur një diskutim të gjerë mbi marrëdhëniet dhe mënyrën se si ato ndikojnë në jetën e personazheve publikë. Martesa e Egli Takos me Gjestin është një nga ato tema që gjithmonë do të tërheqë vëmendjen e publikut.

Me këtë episod, Egli Takos ka arritur të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe interesante, duke e bërë emisionin e saj një platformë për të diskutuar tema të rëndësishme dhe personale. Ajo ka treguar se është e gatshme të përballet me çdo situatë, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë ajo.

“Valë njohjesh” për Palestinën: Edhe një shtet i fuqishëm e njeh zyrtarisht

Belgjika ka ndërmarrë hapa për të njohur shtetin e Palestinës, duke ndjekur vende të tjera, si Franca, Mbretëria e Bashkuar, Australia.

“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, tha të hënën kryeministri belg Bart de Vives në një konferencë në Nju Jork për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.

Konferenca synonte t’u jepte një shtysë të re përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme, në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete – e cila parashikon që Izraeli dhe një shtet palestinez i pavarur dhe demokratik të jetojnë krah për krah në paqe.

“Zgjidhja me dy shtete nuk është e vdekur”, theksoi kryeministri belg. “Është e plagosur, por ringjallja e saj është e mundur dhe duhet të bëhet për të mirën e të dy popujve”, shtoi ai./

Përparim Rama u thotë mirëmëngjesi me një “selfie” me gruan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e sotme e ka nisur me shumë energji

Në Facebook publikoi një “selfie” me gruan e tij, Kristalen, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi se këto çaste i japin energji dhe frymëzim për të mënuar për Prishtinën.

“Mirëmëngjesi, Prishtinë!

 

Sot e nisa ditën me një kafe të këndshme bashkë me Kristalen. Këto çaste të thjeshta më japin energjinë dhe frymëzimin për të menduar për qytetin tonë.

Uroj që secili prej jush ta fillojë ditën me buzëqeshje dhe me besim në të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku”, shkroi ai./Indeksonline/

 

Aksidenti i rëndë me dy të vdekur në Klinë, mësohen detaje të reja, janë nga ky qytet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orën 05:00 të mëngjesit, ku kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë nga Komuna e Deçanit.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 05:00 të mëngjesit, ku si pasojë mbetën dy persona të vdekur. Viktimat janë nga Deçani”, tha ai.

Trump: Përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë rrezik për autizëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, në një deklaratë zyrtare nga Zyra Ovale, ka shprehur shqetësime lidhur me ndikimin e disa barnave dhe vaksinave në shëndetin e fëmijëve, duke veçuar përdorimin e Tylenol (acetaminofen) gjatë shtatzënisë si një faktor të mundshëm rreziku për zhvillimin e autizmit.

I shoqëruar nga Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., Presidenti Trump deklaroi se Departamenti i Shëndetësisë do të lëshojë udhëzime të reja për profesionistët e mjekësisë, duke i informuar ata mbi rreziqet e mundshme që lidhen me përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë.

“Ka një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol nga gratë shtatzëna dhe rritjes së rasteve me autizëm tek fëmijët”, tha Presidenti Trump, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë dhe kujdes në përshkrimin e medikamenteve për gratë shtatzëna.

Ai gjithashtu ngriti dyshime për efektet anësore të disa vaksinave dhe medikamenteve të tjera, duke përmendur komunitetin Amish si shembull.

“Në komunitetin Amish nuk kemi raste autizmi”, u shpreh Trump, duke nënkuptuar një lidhje të mundshme mes stilit të jetesës dhe mungesës së diagnostikimeve të këtij çrregullimi.

 

E rëndë: Vdesin dy persona në një aksident trafiku

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vera u dorëzua, ftohti e kaplon rajonin, nga fundjava temperaturat bien e priten shumë reshje”

Meteorologu Mendim Rugova tha se nga fundi i javës, temperaturat pritet të biejnë ndjeshëm.

Ai thase sot dhe nesër temperaturat do të shkojnë deri në 30°C, ndërsa vranësirat pritet të vijnë fillimisht nga e mërkura.

“Vera po e çon flamurin e bardhë. Shkoi më. U dorëzu”, tha ai.

“Ftohti e kapë një pjesë të madhe të rajonit dhe të kontinentit evropian, dhe temperaturat po pritet të zbresin”, paralajmëroi Mendim Rugova.

Ai tha se “të mërkurën pak kalojnë vranësira, por nuk pritet mundësi për të reshura”.

“E të enjten aty-këtu mund të shfaqen pak të reshura. Prej të premtes, sidomos fundjava, do të ketë më shumë të reshura”,, tha ai në Gjesi.

Mendim Rugova tha se nuk pritet që temperaturat të kthehen të larta as javën e ardhshme. Ato, siç tha ai, do të mbesin rreth 18-19°C, me një rritje eventuale deri në 20-22°C.

Përparim Rama premton vazhdimin e sheshit deri te rrethi i flamurit: Siç e ka katedralja, edhe xhamia do ta ketë sheshin modern

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Xhamia e madhe në Prishtinë do ta ketë sheshin modern.

Ai tha se siç e ka Katedralja, njëjtë do ta ketë edhe xhamia.

“E kemi xhaminë e madhe, xhamia e Kosovës. Siç e ka sheshin katedralja, do ta ketë edhe xhamia. Do të shndërrohet në shesh deri te rrethi i Flamurit”, tha Rama në Pressing në T7

Çmimet e arit arritën nivele rekord

Çmimi i arit u rrit me 0.7% të hënën, duke arritur një nivel historik prej 3,719.95 dollarësh që nga ora 06:30 GMT, ndërsa tregjet presin më shumë ulje të normave nga Rezerva Federale.

Çmimi i arit luhatet midis 2,536.91 dhe 3,719.95 dollarësh gjatë vitit të kaluar. Ai është rritur me 40.7% gjatë 12 muajve të fundit.

Pas këmbënguljes së Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Rezerva Federale e uli normën e saj të politikës me 25 pikë bazë javën e kaluar, transmeton AA.

Për takimet e Rezervës Federale në tetor dhe dhjetor, tregjet presin ulje të reja të normave.

Shifrat e dobëta të inflacionit dhe të dhënat në rritje të papunësisë, si dhe Trump, e shtyjnë Rezervën Federale të ulë normat.