div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-332 author-paged-332 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Befason Loredana, kapet mat – në lidhje me konkurrenti e ‘Përputhen’

Një zhvillim i papritur ka shokuar fansat e sezonit të ri të “Përputhen”. Sipas raportimeve të Pamfletit, Loredana nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve, duke lënë pas një boshllëk të dukshëm në strukturën e programit.

 

 

 

Arsyeja zyrtare për largimin nuk është bërë publike, por burime të sigurta brenda produksionit tregojnë se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme të Loredanës me konkurrentin Kejsi Hyseni. Ky informacion, që besohet të ketë dalë nga vetë stafi i programit, ka shkaktuar diskutime të forta brenda produksionit dhe mendohet se ka qenë arsyeja kryesore e largimit të saj.

Pavarësisht largimit, për shkak të regjistrimeve të kryera më parë, Loredana do të vazhdojë të shfaqet në ekran për disa ditë, por realiteti pas kamerave është krejt tjetër. Këtë fundjavë, Loredana është parë në plazh së bashku me Kejsin, ku dëshmitarë okularë raportojnë momente afërsie dhe shtrëngime duarsh, duke i shtuar peshë dyshimeve për lidhjen e tyre.

Produksioni nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht dhe detajet e mëtejshme mbeten të panjohura, por fakti që largimi i Loredanës nuk duket rastësor është i qartë. Ndjekësit e programit tashmë presin reagime dhe deklarata nga protagonisti dhe stafi, ndërsa intrigat pas skenave vazhdojnë të jenë temë kryesore e sezonit.

 

Ky episod risjell vëmendjen mbi jetën personale të pjesëmarrësve dhe sfidat që mund të lindin kur marrëdhëniet private përplasen me rregullat e një reality show.

Ikona e filmit Enver Petrovci varroset nesër në Prishtinë

Sot në moshën 71 vjeçare ka vdekur aktori i njohur, Enver Petrovci.

Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet nesër me fillim nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Në njoftimin e Teatrit Kombëtar, bëhet e ditur se homazhet për Petrovcin bëhen nga ora 13:30 – 15:30.

Kurse, mbledhja komemorative bëhet me fillim nga ora 15:30.

Sinjali – aty ku e

Kenzinjo publikon këngën e re në bashkëpunim me artistin shqiptar nga Italia

Kenan Goliqi, i njohur në skenë me emrin artistik Kenzinjo, është një talent i ri nga Lipjani që prej gati dy vitesh po i përkushtohet seriozisht muzikës. I vendosur në Kosovë, ai tashmë ka sjellë projekte që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe këngën e re në bashkëpunim me një këngëtar shqiptar që jeton dhe vepron në Itali.

Në një prononcim për Gazeta Imazhi, Kenzinjo u shpreh se ky projekt është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë muzikor. “Jam i lumtur që kjo këngë doli siç e kishim menduar dhe shpresoj të pëlqehet nga publiku”, tha ai.

Përveç projekteve të tij, Kenzinjo njihet edhe për raportet e mira që ka krijuar me emra të njohur të estradës shqiptare si Bardhi, Ever B dhe të tjerë. Ai shton se në të ardhmen synon të sjellë edhe bashkëpunime të tjera me artistë të njohur të skenës.

Këngën e re mund ta dëgjoni në këtë link: 👉 Kliko këtu

Aksionet e Policisë nuk ndalen, bastisin…!

Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë bashkë me atë të stacionit “Qendra” në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshime për posedim të armëve në fshatin Brezovicë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë automatike

Dy pushkë ajrore

Pesë karikatorë për pushkë automatike

Njëzetë e një copë fishekë të kalibrave të ndryshëm

Lidhur me veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është proceduar më tej sipas procedurave ligjore.

I dyshuari, në momentin e kontrollit, nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga policia.

Njohja e Kosovës nga Spanja, vjen lajmi i fundit

Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Reg Pula, i ka kërkuar kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, që Madridi ta njohë Kosovën, ashtu siç bëri me Palestinën.

Ai në një shkrim në X, ku Sanchez mirëpriti njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, komentoi duke shkruar se njohja e Palestinës nga Spanja ua hapi rrugën shteteve të tjera.

“Megjithatë, mosnjohja nga e Kosovës nga Spanja forcon paqëndrueshmërinë në një pjesë tashmë të paqëndrueshme të Europës”.

“Nëse siguria e Europës do të jetë qendrore për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo duhet të kërkojë ta përfshijë Spanjën në këtë çështje”, shkroi Pula i cili është edhe drejtor i Rud Petersen, trupit evropian të komunikimeve strategjike.

“Ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”, Supremja merr vendim për ankesën e VV-së ndaj Sami Lushtakut

Gjykata Supreme ka marrë vendim lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratave të tij të bëra në një paraqitje televizive, shkruan Insajderi.

Supremja ka konstatuar se “ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje është e pa themeltë”.

Në aktvendim thuhet se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 15 shtator 2025 kishte pranuar ankesën e Vetëvendosjes, e cila pretendonte se Sami Lushtaku gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova më 13 shtator, kishte bërë thirrje të hapura për dhunë.

Lushtakut deklaronte: “Unë mendojë që qytetarët e këtij vendi duhet me dalë në rrugë dhe me dalë në protestë, dhe duhet me kërkuar që ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk respektojnë Prokurorinë, unë mendojë që ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”.

Vetëvendosje kishte pretenduar se kjo shkel nenin 34, par.1, pika 1.11 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Nga ana tjetër, PDK në përgjigjen e saj kishte theksuar se pretendimet e Vetëvendosjes nuk qëndrojnë, duke argumentuar se partia ka shpërndarë udhëzime të qarta për të gjithë anëtarët që të respektojnë ligjin dhe të përmbahen nga gjuha fyese apo kërcënuese.

Sipas PDK-së, deklarata e Lushtakut nuk ishte nxitje për dhunë, por thirrje për reagim qytetar ndaj atyre që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke e interpretuar si një apel për përgjegjësi dhe drejtësi, e jo si nxitje për veprime të jashtëligjshme.

VENDIMI

Skandaloze: Hoxha shqiptar krah Vuçiqit në paradën e ushtrisë serbe në Beograd

Të shtunën në Beograd u mbajt parada ushtarake, të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e prezantoi si një dëshmitë të forcës.

Por vëmendje mori prezenca e Nexhmedin Saqipit, hoxhës nga Tërnoci i Madh.

Kjo pjesëmarrje ishte befasuese për ekspertin e sigurisë, Bedri Elezin.

“Ishte befasuese pjesëmarrja e hoxhës në këtë aktivitet, i cili për qëllim kishte pikërisht kanosjen e sovranitetin të vendeve ballkanike, sidomos nga pozicioni i cili ka shkuar”, tha Elezi në “Kosova Today”.

Nga ana tjetër, Hoxhë Ladi tha se hoxhë Nexhmedin Saqipi ka mundur të jetë i detyruar të marrë pjesë në këtë aktivitet.

“Serbia është armiku jonë, madje është armik i përbetuar, dhe miku që e bën armikun mik, nuk ka justifikim”, u shpreh hoxhë Ladi.

Ndahet nga jeta infermierja e njohur

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të infermieres shumëvjeçare Rejane Haziri, një prej punëtoreve më të përkushtuara të këtij institucioni shëndetësor.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga spitali thuhet:
“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçare, punëtore e devotshëme, Infermiere Rejane Haziri. Infermierja Rejane Haziri punoi në shërbimin e Emergjencës, ajo do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.”

Menaxhmenti i Spitalit, në emër të gjithë stafit mjekësor dhe administrativ, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haziri-Murati, si dhe për miqtë dhe të afërmit e saj.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermieren-Rejane Haziri. U prehtë në paqe shpirti i saj,” përfundon njoftimi.

Dëshmia e Rubinit dhe e të tjerëve në Hagë, deklarohet Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjell pjesërisht gjykimin në Hagë. Ai ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.

“E kam përcjell pjesërisht, me aq sa kam mbërritur për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë ai për T7.

I pyetur se si e komenton faktin që Demaçi po përmendet si kryesori, e ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të, Kurti tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.

“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë”.

Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.

FSK hap konkurs për 60 ushtarë të rinj nga komunitetet jo shumicë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shpallur një konkurs të ri për rekrutimin e 60 ushtarëve aktivë nga rradhët e komuniteteve jo shumicë, duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave për t’i shërbyer atdheut të tyre.

Kjo iniciativë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për të siguruar përfaqësimin e të gjitha komuniteteve në strukturat e sigurisë së vendit.

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të informohen rreth kushteve të konkursit dhe procedurës së aplikimit përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.