div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-377 author-paged-377 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zbulohet i dashuri biznesmen i Agnesa Vuthajt?

Agnesa Vuthaj ka surprizuar publikun me pranimin e saj se është e dashuruar, deklaratë që e bëri për herë të parë në një intervistë në programin “Se luan topi” në Top Channel.

Ish-Miss Kosova, e njohur për diskrecionin e saj lidhur me jetën private, këtë herë nuk e fshehu faktin që është në një lidhje dashurie, duke ngritur kureshtjen se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën.

Sipas asaj që ka raportuar portali Demantim News, i dashuri i Agnesës është B.A, një biznesmen nga Drenica që menaxhon disa biznese në Kosovë.

Mediat kanë publikuar edhe foto të tij, duke theksuar se ai nuk ka asnjë lidhje me botën publike apo artistike.

Për çiftin, mbetet vetëm të urojmë lumturi dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës së tyre.

Zbulohet i dashuri biznesmen i Agnesa Vuthajt? - Insajderi - 1
Zbulohet i dashuri biznesmen i Agnesa Vuthajt? - Insajderi - 2

 

Gjenden armatim dhe mjete ushtarake në veri, detaje

Policia e Zveçanit ka njoftuar se kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kanë hasur në dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të  tjera ushtarake.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka të bëjë me rastin Banjska.

“Më datën 18.09.2025  rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:

1 Uniformë ushtarake kamufluese,

5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,

5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,

4 pale pantallona ushtrak,

4 jakne ushtarake,

3 fotrolla të radiolidhjeve,

1 antiplumb,

2 rripa brezi ushtarak

1 jelek taktik,

1 çantë taktike

1 helmetë e gjelbër

1 kapelë, dhe

1 dritë rrotative

Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.

Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska

Ky është hoxha, i cili u arrestua për fajde dhe detyrim

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit është arrestuar dhe gjendet nën masën e paraburgimit, nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Indeksonline mëson se hoxha i arrestuar nën dyshimin për fajde dhe detyrim është Bujar Amerllahu.

Të dyshuarit Bujar Amerllahut, i është është caktuar  masa e paraburgimit nga 30 gushti 2025 deri më 30 shtator 2025

Kosova regjistron pozitën më të lartë ndonjëherë në FIFA

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur renditjen më të lartë ndonjëherë në historinë e saj në renditjen e re të FIFA-s, që u përditësua të enjten (18 shtator 2025).

Pas fitores ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri” dhe humbjes nga Zvicra në Basel, ndeshje që i zhvilloi këtë muaj për kualifikuese në Botërorin 2026, Kosova është renditur në pozitën e 91, duke u ngjitur tri vende më lartë sesa ishte në ranglistën e fundit (94). “Dardanët” kanë 1262 pikë.

Në grupin ku bën pjesën Kosova, pas dy ndeshjeve, Zvicra ka gjashtë pikë, ndërsa Kosova është e dyta me tri. Suedia e Sllovenia kanë nga një pikë.

Më 10 tetor, Kosova pret Slloveninë në Prishtinë, ndërsa “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur pasi për pak orë u shitën të gjitha biletat. Pas tri ditëve, Kosova udhëton në Suedi.

Arrestohet nënkryetarja e Leposaviqit, dyshohet se e rrahu një grua në objektin e komunës

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit është arrestuar dje, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht një grua që kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.

Policia ka bërë me dije se e njëjta është liruar pas intervistimit.

SULM -Leposaviq 17.09.2025-11:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Vdes një 59 vjeçare në Zubin Potok, dyshohet se ra në kanalin e Ibër Lepencit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Zubin Potok.

R.M, 59 vjeçare ka vdekur pasi që dyshohet se kishte rënë në kanalin e Ibër Lepencit.

“Në vendngjarje kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, po ashtu në vend-ngjarje kanë dalë edhe njësit e hetimeve rajonale. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, thuhet njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet relevante, po vijon me procedurat e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast.

Rasti po hetohet dhe po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Reagon sërish Getinjo: Po na sulmojnë sepse e duam çlirimtarin, s’paguajmë haraç

Vëllai i reperit Mozzik, Getinjo, doli përsëri me një reagim publik pas valës së raportimeve që kanë përfshirë familjen e tyre. Në një postim të drejtpërdrejtë, ai përshkroi përvojat e tij me sulmet mediatike dhe akuzat e paprovuara, duke i cilësuar ato si tentativa për prishje reputacioni.

“Kur nuk kishim kurgjë vinin na e këputnin rrymën, tash i bëmë falë punës së pandalshme, vijnë na e këpusin rrymën e bankomatit haha! Kështu që na dënojnë pa para, rrymë s’po na lënë kërkund,” shkroi ai, duke iu referuar në mënyrë ironike ndryshimeve në jetën e tyre dhe reagimeve të jashtme.

Getinjo shtoi pyetje retorike që i drejtohen kritikëve: “A thua vetëm ne jemi në këtë Kosovë që pak i kemi rregulluar kushtet? A thua vetëm neve duhet gjithsesi të na sulmojnë në të gjitha anët? Pse? Se e duam çlirimtarin? Se jemi familjarë? Se jemi besnikë ndaj familjes? S’pagujmë haraç?”

Ai gjithashtu i adresoi mesazhe të forta atyre që, sipas tij, veprojnë në errësirë: “Ky shkrim i dedikohet personave të padukshëm (tinëzakëve) që bëjnë planifikime për zullume dhe prishje të reputacionit.”

Në fund të postimit, Getinjo i përshkroi sulmet si të kota dhe ftoi publikun që të mos merret me llogaritë false: “Hajt tash ju me facebooka fallso edhe ju badihavgjit nisni fyeni me komente se s’keni faj, aq shihni aq jetoni. Zoti ju dashtë njëjtë qysh na don neve.”

Eskalon Zogiani i VV-së aludon se Valon Syla ka probleme psiqike: Kosova duhet të investojë në psikologë

Avni Zogiani, zëvendësministër në Qeverinë Kurti ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gazetarit, Valon Syla.

Ai ka ofenduar Sylën duke e aluduar se ka probleme psiqike dhe se në Kosovë nevojiten psikologë.

“Kanë nevojë kritike për ndihmë… Kosova duhet të investojë në psikologë pro-bono se këta vetë nuk ia dijnë rëndësinë trajtimit!” – ka shkruar ai duke ia bashkëngjitur një foto të gazetarit Syla.

Si duket Zogiani nuk e kupton stigmën që krijon për qytetarët që kanë nevojë për shërbime psikologjike duke ditur sa tabu konsiderohet ky trajtim në vendin tonë, pikërisht për shkak të kësaj qasje.

Grabovci: Qeveria e Kosovës pasive, Edi Rama më aktiv në mbrojtjen e së vërtetës për UÇK-në

Ish – anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, shprehet kritik ndaj institucioneve aktuale të vendit, të cilat sipas tij nuk kanë bërë asgjë për ta ndërkombëtarizuar çështje e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Në të njëjtën kohë, ai përmend rolin e Shqipërisë dhe veçanërisht të kryeministrit Edi Rama, të cilin e sheh si të angazhuar duke e krahasuar me pasivitetin e institucioneve të Kosovës.

‘’Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, nuk a ka ndërkombëtarizuar aspak këtë çështje asnjëherë gjë që është shumë negative, sepse edhe shtetet fqinje e kanë përmendur shumë këtë proces, fatbardhësisht po e bën më përkushtim të jashtëzakonshëm sidomos Edi Rama i cili është munduar shumë me të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion në krahasim me qeveritarët tanë’’, tha Grabovci për Front Online.

Ai tha se është obligim i gjithsecilit të japë kontribut që dëshmon luftën e pastër të UÇK-së.

‘’Po bëhet përpjekje për t’u njollosur lufta jona dhe është duke u gjykuar populli jonë dhe e drejta jonë për e fituar me shumë mund dhe sakrifica. E kemi obligim të gjithë si shqiptarë për të dhënë kontributin tonë, sidomos institucionet e vendit’’, tha ai.