div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-39 author-paged-39 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Aeroporti i Vlorës në rrezik: Gjykata ndalon votën e Pacollit, dyshohet nxjerrja e kontrollit jashtë Shqipërisë

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka marrë të martën vendim për Aeroportin e Vlorës.

Në aktvendim, Gjykata e ka pranuar kërkesën e 2A Group për sigurimin e padisë dhe ka pezulluar të drejtën e votës së aksionarit Mabco Construction SA, si dhe çdo të drejtë tjetër që rrjedh nga zotërimi i kuotës, në shoqërinë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., deri në vendimin përfundimtar.

Vendimi vjen pas padisë së ngritur nga 2A Group, kompani në pronësi të Valon Ademit, për përjashtimin e ortakut dhe pas konstatimit se ekzistonte një rrezik real, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë.

Sipas padisë dhe vlerësimit paraprak të gjykatës, Behgjet Pacolli dyshohet se ka përdorur shumicën e votës për të sunduar shoqërinë në mënyrë të njëanshme, duke marrë vendime pa Asamble, duke publikuar akte të pavlefshme në QKB, duke shkarkuar administratorë që refuzuan të firmosin dhe duke bllokuar çdo kundërshtim institucional.

Zemra e dosjes lidhet me “Compartment Bernina”, një strukturë financiare e huaj e përfshirë në një kontratë të lidhur në fshehtësi përmes Delphos Securities SARL”, e cila sipas dokumenteve të padisë nuk përfaqësonte një kredi të zakonshme, por një mekanizëm që i transferonte kontrollin real ekonomik dhe vendimmarrës të aeroportit një pale të tretë jashtë Shqipërisë.

Padia përshkruan se skema Bernina–Delphos parashikonte veto mbi statutin, administratorët, llogaritë bankare dhe të ardhurat koncesionare, si dhe klauzola që, në rast mospërmbushjeje, do ta kalonin aeroportin në mënyrë të pakthyeshme në kontroll të investitorëve anonimë jashtë juridiksionit shqiptar, duke shuar çdo mundësi reagimi nga shteti dhe gjykatat vendase.

Gjykata ka vlerësuar se, nëse vota dhe pushteti vendimmarrës do të vazhdonin të ushtroheshin, do të krijohej një fakt i kryer: ndryshime statuti, emërime administratorësh të kontrolluar dhe thellim i zbatimit të skemës Bernina–Delphos, duke e bërë drejtësinë formale dhe pa efekt.

Për këtë arsye, është urdhëruar ngrirja e plotë e votës dhe e çdo të drejte që buron nga kuota, si masë emergjente për të ndalur përshkallëzimin e rrezikut dhe për të mbrojtur një pasuri publike strategjike.

Pezullimi do të qëndrojë në fuqi deri në vendimin përfundimtar dhe dërgon një mesazh të fortë për publikun se, kur përballë janë skema si “Compartment Bernina” dhe Delphos, drejtësia ka zgjedhur të ndërhyjë tani, përpara se Aeroporti i Vlorës të mbyllej juridikisht jashtë Shqipërisë.

Policia me aksion: Konfiskohen 350 fishekë me gas dhe 30 fishekë kalibër i ndryshëm

Policia e Kosovës dje në ora 10:15 ka kryer një kontroll në një lokal në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, Policia ka konfiskuar 350 fishekë me gas dhe 30 fishekë kalibër të ndryshëm.

Pas konsultimit me prokurorin, pronari i lokalit është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Prishtinë / 23.12.2025 – 10:15. Njësitet policore gjatë kontrollit në një lokal pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar 350 fishekë me gas dhe 30 fishekë kalibër i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ismet Munishi del publikisht në përkrahje të këtij kandidati

Trajneri i njohur i futbollit kosovar, Ismet Munishi, i ka ofruar mbështetje Ukë Rugovës, kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Munishi ka shpërndarë një video të Rugovës, duke i ofruar kështu mbështetje në garën e tij për deputet.

Ukë Rugova ka numrin 10 në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët të cilët tashmë ja kanë mësyrë Kosovën për festat e fundvitit.

Përmes një njoftimin për media, kjo ministri ka bërë të ditur se nesër më 24 dhjetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi, nga ora 11:50 deri në ora 15:50, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

“Gjithashtu, sipas paralajmërimeve të tanishme, bllokim të qarkullimit do të kete edhe me datat; 27 dhjetor 2025 ku bllokimi i qarkullimit do të jetë prej orës 11:52 deri në ora 18:52, dhe më 3 janar 2026 ku bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

U gjet bakterie e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se ka hequr nga tregu produktin e qumështit për fëmijë APTAMIL.

Ky vendim sipas AUV ka ardhur pasi është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, raporton IndeksOnline.

“Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri” , thuhet në njoftimin e AUV.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.

Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore

“Nga 1 janari tatimi në pronë rritet 200%”

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se nga 1 janari, tatimi në pronë do të rritet 200 për qind.Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova” u shpreh se kjo do të bëhet barrë shtesë për bizneset.

“Ligji për tatimin në pronë hyn në fuqi në janar të vitit të ardhshëm, ka pasë me hy në fuqi në janar të vitit aktual, por për shkak se ka qenë vit zgjedhor, është prolonguar edhe për një vit. Kur të hyn në fuqi, sidomos për pronat komerciale, do të rritet tatimi në pronë për 200 për qind më shumë, nga 1 janari dhe kjo do të jetë një barrë shtesë për bizneset dhe po prishet klima e të bërit biznes”, tha ai.

Hamza tha se ka premtuar që ky ligj nuk do të amandamentohet dhe nuk do të hyjë në fuqi me këto norma.

“Kemi premtuar dhe i qëndroj kësaj që ky ligj do të amandamentohet dhe nuk do të hyjë në fuqi me këto norma të reja të cilat janë barrë për bizneset”, u shpreh Hamza.

Ai gjithashtu foli edhe për programin e Partisë Demokratike të Kosovës, duke premtuar se TVSH-ja do bëhet zero për produktet bazike dhe energjinë elektrike.

“Ne e kemi programin që fillimisht i adresojmë sfidat, nevojat edhe të biznesit, edhe të qytetarit të Republikës së Kosovës”, tha ai./Klankosova.tv

Klinaku: As Albinit, as Serbisë e as Rusisë unë nuk i frikësohem

sh-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka deklaruar se nuk i frikësohet Albin Kurtit.

“I kam ca shokë, qe besa edhe të afërm, e që ju jap lajme të reja, por nuk thonë asgjë.

Pse more burra heshtni, a mos po i frikësoheni Albinit apo çfarë keni.

P.S

Mbajeni mend këtë,

As Albinit, as Serbisë e as Rusisë unë nuk i frikësohem. Dhe, pa bukë rri e nuk ia shtrij qafën pushtetit e as askujt.”, shkroi ai.

sh-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka deklaruar se nuk i frikësohet Albin Kurtit.

“I kam ca shokë, qe besa edhe të afërm, e që ju jap lajme të reja, por nuk thonë asgjë.

Pse more burra heshtni, a mos po i frikësoheni Albinit apo çfarë keni.

P.S

Mbajeni mend këtë,

As Albinit, as Serbisë e as Rusisë unë nuk i frikësohem. Dhe, pa bukë rri e nuk ia shtrij qafën pushtetit e as askujt.”, shkroi ai.

Gani Geci: Shpejtim Pijandura, argati i Albin Komunistit, hoqi fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Fadil Gecit nga sheshi në Podujevë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, ka reaguar duke thënë se Shpejtim Bulliqi, kryetari i Komunës së Podujevës, ka larguar fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Gecit.

Geci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka hedhur akuza në drejtim të Bulliqit, duke e quajtur “pijandurë” dhe “argat të Albin Komunistit”.

“Sot në Podujevë, Shpëtim Pijandura, argat i Albin Komunistit, i ka thirrur inspektoriatin e komunës dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Fadil Gecit nga sheshi Ali Ajeti në Podujevë”, deklaroi Geci.

“Unë, Gani Geci, i bëj thirrje Albin Kurtit dhe Shpëtim Pijanecit dhe të gjithë sojmenëve të tyre që të mos mundohen ta pengojnë LDK-në në Llap, sepse LDK-në nuk ka mundur ta pengojë as UDB-ja, as SHIK-u, e s’kanë me mujt as Cërnagorja as Greqia”, shtoi më tej ai.

“Sot aty kan qenë djemt dhe nipat tonë por ,tash e tutje une do të jem çdo ditë në sheshin Zahir Pajaziti dhe Ali Ajeti te Podujevës. Thirrne Albin Komunistin me ato njësitë shtetërore që i përdor kundër popullatës civile, sepse unë, së bashku me Ekrem Hysenin dhe Agim Veliun, do të jem aty”, përmbyll shkrimin Geci.

Ndërron jetë zyrtari policor në Han të Elezit

Ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Bexhet Neziri.

Neziri shërbente në stacionin policor kufitar të Hanit të Elezit, teksa lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vet PK-ja.

“I ndjeri Bexhet Neziri, gjatë shërbimit të tij në Policinë e Kosovës, ka kontribuar me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet në kryerjen e detyrave zyrtare, duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike” thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, nga PK-ja kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Neziri, bashkë me miqtë, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit.

Burri i Shkurte Fejzes nuk e kursen Shemin as pas vdekjes: Mosmirënjohës…

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi, ka prekur artdashësit dhe komunitetin artistik, duke sjellë reagime të shumta ngushëllimi.

Megjithatë, pas këtij lajmi të trishtë, një reagim i ashpër nga Hajrush Behluli, bashkëshorti dhe menaxheri i këngëtares Shkurte Fejza, ka shkaktuar një valë diskutimesh.

Ai ka rihapur një plagë të vjetër lidhur me autorësinë e hitit mbarëkombëtar “Xhamadani vija-vija”, duke e bërë publik këtë konflikt në një moment delikat.

Në një postim në Facebook, Behluli ka ndërhyrë për të saktësuar atë që ai e quan “dezinformim” lidhur me këngën ikonike.

Ai e nisi komentin e tij me ngushëllime për familjen e të ndjerit, por shpejt kaloi në akuzat për autorësinë e këngës, duke theksuar se Shemi nuk ishte autori i saj.

“Ngushëllime familjes dhe miqve, por nuk ka qenë autor i këngës Xhamadani… skeni nevojë me dezinformuar as në këtë rast,” shkruan Behluli, duke e bërë të qartë që ai nuk do të lejojë që historia të ndryshohet pas vdekjes së Shemit.

Akuzat e tij nuk përfunduan këtu.

Në një replikë të dytë, Behluli e cilësoi të ndjerin si “mosmirënjohës” dhe “të paskrupullt” në raport me Shkurte Fejzën dhe historinë e këngës.

Ai akuzoi gjithashtu disa gazetarë për krijimin e lajmeve të “pandershme”, duke theksuar se konflikti me Shemin kishte qenë i vazhdueshëm.

Por kush është autori i vërtetë i “Xhamadani vija-vija”? Përplasja mes “Ilirëve” dhe Shkurte Fejzës është e hershme dhe buron nga fakti se të dyja palët e kanë identifikuar karrierën e tyre me këtë këngë të njohur.

Kënga është kompozuar nga mjeshtri Zef Çoba me tekst të Alfred Çapalikut, dhe u popullarizua nga Shkurte Fejza në Festivalin e Gjirokastrës.

Versioni “rock” i sjellë nga grupi “Ilirët” dhe Shemi ka arritur një popullaritet të jashtëzakonshëm, duke krijuar një konfuzion të madh te publiku.

Kjo ka bërë që debati mbi autorësinë e këngës të vazhdojë edhe pas vdekjes së Shemit, duke lënë shumë pyetje të hapura për adhuruesit e muzikës.

Me kalimin e kohës, duket se ky debat do të vazhdojë të jetë i ndezur, duke reflektuar tensionet e vjetra mes artistëve dhe historinë e muzikës shqiptare.

A do të arrijnë ata të gjejnë një zgjidhje për këtë konflikt, apo do të vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat? E vërteta mbetet e hapur për interpretim.