div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-458 author-paged-458 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Selamiu dhe Edmondi, babë e bir që u vranë sot në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan.

Në mesin e të plagosurve është dhëndri i viktimave, Bujar Hoxha, i cili aktualisht Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjilan: Viktimat babë e bir, ky është i dyshuari për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.

IndeksOnline ka mësuar se viktimat janë babë e birë ndërsa i dyshuari për vrasjen e tyre është Mefail Shkodra, i cili ndodhet në arrati.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se konflikt dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku njoftoj se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ .

Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se  edhe dy  persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, ka thënë Hashani.

Shkodra është emër i njohur për policinë, ku para një viti është arrestuar për fajde.

Përleshja që përfundoi me dy viktima në Gjilan, ky dyshohet të jetë motivi

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjilan, më 10 gusht 2025, raporton GazetaBlic.

Kjo është konfirmuar për GazetaBlic nga Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

Sipas raportimeve, përleshja e armatosur dyshohet se ka shpërthyer për shkak të fajdeve, një shkak që ka çuar në tragjedi.

Haxhiu në sulm për ta diskredituar vendimin e Kushtetueses, thotë se ndikoi Serbia, e përfshin edhe Radoiçiqin

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu kthye çështjes së gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Llaban, pasi Gjykata njoftoi të premten se ka vendosur për anulimin e disa vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit dhe se kjo duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Ajo vendosi që një kandidat për kryetar të Kuvendit duhet të votohet në votim të hapur deri në tri herë.

“Së fundmi u rikthye sërish në vëmendje përbërja e Gjykatës Kushtetuese, shqetësim ky i ngritur nga që në nismë të vendosjes së njërit prej gjyqtarëve serb aty”, tha Haxhiu në fillim të një konference për media.

Ajo tha se “Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta penguar zhvillimin e saj në të gjitha format e mundshme”, duke iu referuar aktgjykimit të Kushtetueses.

Haxhiu foli për Radomir Llaban, një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin tha “është njëri nga bashkëpunëtorët e agjencisë për siguri dhe informim të Serbisë, e njohur si BIA”. Ajo tha se gjyqtari është i afërt edhe me Milan Radoiçiqin, dhe me Vladimir Radivojeviqin, një prej pjesëmarrësve në sulmin e shtatorit të vitit 2023 në Banjskë.

“Serbia ka përdorur historikisht dhe përdor edhe sot agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj, e sidomos në Republikën e Kosovës. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llabanit”, tha ajo.

Haxhiu hodhi dyshime për mënyrën e lirimit të Llabanit nga vuajtja e dënimit në Serbi, ndërsa u shpreh se ai dhe familja e tij përfitojnë direkt nga Serbia.

Për këtë, ai tha se “janë njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese”.

Albulena Haxhiu ishte e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. Kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti nuk e ndërroi emrin e saj dhe organi më i lartë ligjvënës i vendit përfundimisht dështoi të konstituohej brenda afatit kushtetues, të dhënë në një aktgjykim paraprak të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk arriti ta zgjidhte ngërçin politik në vend.

Partia e Kurtit u përpoq ta bënte të fshehtë votimin në seancën konstituive, pasi Haxhiu dështoi disa herë në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

E rëndë: Vrasje e dyfishtë në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.

Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të vdekur, vdekja e të cilëve është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.

I dyshuari për këtë krim është një mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, tha Hashani për Sinjalin.

“I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”.

Përleshje me armë zjarri, vrițet një person – PAMJE

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, nga informatat nga tereni Alsat mëson se një person ka ndërruar jetë, ndërsa një vajzë ka mbetur e plagosur dhe është në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vend të ngjarjes për të bërë ekspertizën.

Rrethanat dhe arsyet se pse ka ardhur deri te përleshja me armë nuk dihet akoma. Policia në kërkim të dorasit.

Video nga vendi i ngjarjes:

VIDEO

Të shtëna me armë në Gjilan, dyshohet për një të vrarë e katër të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.

Atje sipas informacioneve jozyrtare,  dyshohet se një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë dhe është të një përgjigje zyrtare nga ky institucionet.

Lidhur me rastin, në redaksi kanë shkruajtur edhe lexuesit e Klankosova.tv, të cilët thonë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Teatrit të Qytetit.

Fahrije Hoti marton djalin, pamje nga dasma madhështore, e pranishme edhe Presidentja Osmani!

Fahrije Hoti, një emër i njohur nga Koperativa Bujqësore “Krusha”, ka përjetuar një natë të paharrueshme duke martuar djalin e saj, Drilonin.

Në këtë ngjarje të veçantë, e rrethuar nga të dashurit e saj, Fahrije shfaqi një gëzim të papërshkrueshëm.

Një ngjarje si kjo nuk është vetëm një dasmë, por një festë e jetës dhe një simbol i forcës dhe durimit që ajo ka treguar gjatë viteve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte një nga të ftuarit e veçantë, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje në jetën e familjes Hoti.

Prania e saj shtoi një dimension të veçantë, duke e bërë ndjesinë e dasmës edhe më emocionuese dhe mbresëlënëse.

Në këtë natë magjike, miq dhe familjarë u mblodhën për të festuar dashurinë dhe fillimin e një kapitulli të ri në jetën e Drilonit.

Dasma ishte e mbushur me tradita dhe zakone, që ndihmuan në krijimin e një atmosphere festive, për të cilën do të flitet gjatë.

Fotot nga ceremonia treguan momente të mrekullueshme të kësaj feste, një reflektim i vlerave dhe dashurisë që bashkon njerëzit.

Ky event është një dëshmi e besimit dhe dashurisë, duke treguar se pavarësisht sfidave, qëllimi i përbashkët është të ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin.

Me një atmosferë të prekshme nga emocionet, dasma e Drilonit doli si një shembull inspirues për të gjithë ne, forcën e lidhjeve familjare dhe rëndësinë e tij në jetën tonë.

Si përfundim, kjo ngjarje na kujton se përkushtimi ndaj dashurisë dhe mbështetja e njëri-tjetrit janë themelet e një jete të lumtur.

Vlerësimi i emocioneve dhe fuqizimi i lidhjeve familjare janë çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.