div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-78 author-paged-78 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tahiri nuk habitet nga arrestimi i Mogherinit: Ajo hapi derën për ndarjen e veriut të Kosovës

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka reaguar pas arrestimit të Frederica Mogherinit, ish-kryediplomate e BE-së.

Tahiri ka shkruar se nuk është habitur për arrestimin e Mogherinit.

Tutje, Tahiri ka përmendur idenë e korrigjimit të kufijve, të cilën e përkrahte Mogherini dhe po ashtu ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

“Nuk u habita per arrestimin e saj sepse mbi keto baza korruptive Federica Mogherini hapi deren per lojerat e kufijve dhe ndarjen e veriut te Kosoves, te cilat lojera ne i mposhtem me vendosmeri ndersa vulen e mposhtjes ia dha Angela Merkel” – ka shkruar Tahiri.

Joseph, Coffey, Primorac njëzëri në Senatin Amerikan: Po, Kurti është bllokues i proceseve

Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë diskutimit aty u përmend edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u përshkrua nga të pranishmit si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset.

Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë dëshmi Max Primorac, Luke Coffey dhe Edward P. Joseph, ndër të tjera i ka pyetur nëse Albin Kurti është obstruksionist, dhe përgjigja e dy pjesëmarrësve në diskutim ishte “po” ndërsa e njërit prej tyre “më shumë po se jo”.

 

AAK përforcohet – afaristi i njohur i bashkohet listës për deputetë

Afaristi i njohur nga Gjermania, Mehmet Klinaku i është bashkuar AAK-së.

Lajmi u bë i ditur nga i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se Klinaku do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti.

”Kënaqësi ta mirëpresim aderimin në AAK të Mehmet Klinakut nga Vushtrria, arkitekt me profesion dhe afarist i njohur në Gjermani!

Mehmet Klinaku do ta begatojë listën e AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai sjell energji pozitive nga diaspora e respektuar shqiptare në Gjermani, si dhe një vizion të qartë për strategjinë që Kosova duhet ta ndërtojë për tërheqjen e investimeve nga diaspora, investime që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Diaspora nuk duhet të përmendet vetëm kur nevojiten votat, ajo duhet të jetë aksionare kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Prandaj, shteti duhet t’i krijojë kushte më të lehta e më të afërta diasporës për marrjen e dokumenteve dhe shërbimeve të ndryshme, përmes ekipeve mobile dhe zgjidhjeve të tjera praktike.

Mirë se u bashkove me Aleancën, Mehmet!
Suksese!”, shkroi Haradinaj.

Buxheti, Rama ndan njoftimin e rëndësishëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka konfirmuar se komuna ka realizuar pagesën ndaj Trafikut Urban.

Rama ka thënë se të mërkurën rikthehet transporti publik në Prishtinë.

“Sot, sapo u alokuan mjetet nga Ministria, ne si komunë menjëherë realizuam pagesën ndaj Trafikut Urban. Nga nesër rikthehet shërbimi për qytetarët, të cilëve u kërkojmë ndjesë për shqetësimet dhe i falënderojmë për mirëkuptimin”, ka thënë Rama.

“Punëtorëve të Trafikut Urban u shprehim mirënjohje të veçantë për korrektësinë dhe për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë për kryeqytetin tonë. Ju uroj punë të mbarë dhe shëndet!”, ka thënë ai.

Studentët i gëzohën vendimit…

Gjatë ditës së hënë dhanë lajmin se studentët tash e tutje do t’i kenë edhe afatet e nëntorit e prillit.

Por, kjo kërkesë e Parlamentit Studentor të UP-së mund të mos bëhet realitet pasi është në kundërshtim me sistemin e Bolonjës.

Pavarësisht kësaj, organizatorët po thonë se kjo është punë e kryer.

 

 

Këta janë disa nga emrat e rinj që do të jenë kandidat për deputetë nga PDK

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka zbuluar disa nga emrat e rinj që pritet të jenë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke konfirmuar se partia ka pasur interesim të madh nga profesionistë dhe personalitete të njohura.

Gruda tha se edhe vetë do të rikandidojë si deputet në këto zgjedhje.

“Po, unë do të jem sërish pjesë e listës së PDK-së për deputet,” u shpreh ai.

Ai zbuloi disa nga emrat e rinj që PDK pritet t’i prezentojë si pjesë të listës zgjedhore.

“Do të ketë figura të reja… ka pasur goxha shumë interesim nga të rinj dhe personalitete të shumta që të hyjnë në listë. Shpresoj të mos na idhnohen sepse nuk mund të vendosim të gjithë, por pa dyshim do të jetë lista më e mirë në këto zgjedhje,” ka thënë Gruda për Indeksonline.

Ndër emrat e konfirmuar, ai përmendi:

Arben Mustafa – ekonomist, i doktoruar në Londër

Besa Kabashi – eksperte e sigurisë

Arian Tahiri – i cili hyn për herë të parë në garë për deputet”

Gruda theksoi se PDK është duke përgatitur një listë “të fortë dhe profesionale”, që sipas tij do të përfaqësojë më së miri pritjet e elektoratit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Arian Tahiri kandidat për deputet zgjedhjet e 28 dhjetorit

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në një intervistë për “Infokus Live”, ka zbuluar disa nga emrat e rinj që pritet të jenë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke konfirmuar se partia ka pasur interesim të madh nga profesionistë dhe personalitete të njohura.

Gruda tha se edhe vetë do të rikandidojë si deputet në këto zgjedhje

“Po, unë do të jem sërish pjesë e listës së PDK-së për deputet,” u shpreh ai.

Ai zbuloi disa nga emrat e rinj që PDK pritet t’i prezentojë si pjesë të listës zgjedhore.

“Do të ketë figura të reja… ka pasur goxha shumë interesim nga të rinj dhe personalitete të shumta që të hyjnë në listë. Shpresoj të mos na idhnohen sepse nuk mund të vendosim të gjithë, por pa dyshim do të jetë lista më e mirë në këto zgjedhje,” tha Gruda.
Ndër emrat e konfirmuar, ai përmendi:

Arben Mustafa – ekonomist, i doktoruar në Londër

Besa Kabashi – eksperte e sigurisë

Arian Tahiri – i cili hyn për herë të parë në garë për deputet”

Gruda theksoi se PDK është duke përgatitur një listë “të fortë dhe profesionale”, që sipas tij do të përfaqësojë më së miri pritjet e elektoratit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Alokimi i buxhetit: Trafiku urban del me njoftim

Ndërmarrja e Trafikut Urban dhe transportuesit privatë në Prishtinë nga nesër do t’i kthehen punës pas protestës disa ditore shkaku i mungesës së pagave dhe borxheve.

Kjo është vendosur pas një takimi që kanë pasur Trafiku Urban dhe transportuesit privatë të martën në orën 18:00.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka njoftuar se kanë nisur të kryejnë pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria e Financave.

Më herët, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komunës së Prishtinë i janë alokuar 2.7 nga 25 milionë euro sa janë në total të hyrat vetanake të vitit 2024.

“Fatmir Limaj i mirëseardhur” – Nga PDK ia bëjnë “me sy” Nismës

Fadil Demaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se fuqia dhe pesha politike e PDK-së në rrugëtimin politik e bën këtë parti të sigurt në vendimin për të garuar e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë për paraqitjen para qytetarëve.

Demaku theksoi se të gjithë akterët politikë që kanë qenë pjesë e zhvillimeve të mëhershme brenda PDK-së, përfshirë edhe ata që janë larguar, kanë një elektorat që natyrshëm mbetet i lidhur me rrugëtimin historik të partisë.

Ai shtoi se personalisht është pro afrimit dhe bashkëpunimit me ta.

Në këtë kontekst, Demaku përmendi se Fatmir Limaj do të ishte i mirëseardhur në PDK, duke e cilësuar rikthimin e tij si diçka pozitive.

Ai theksoi se Nisma dhe PDK kanë një të kaluar të përbashkët dhe për këtë arsye, ka takime dhe komunikime edhe përtej komunikimeve zyrtare, siç tha ai pa vija të kuqe ndaj askujt.

Megjithatë, ai u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

Në përfundim, Demaku tha se pavarësisht mendimeve individuale, PDK merr vendime unanimisht për hapat strategjikë të saj.

“Fuqia e PDK-së është e padiskutimt në krejt rrugëtimin politik të Kosovës dhe kemi menduar që është zgjidhja më e mirë para votuesit që të shkojmë vetëm si PDK, unë përsonalisht mendoj që të gjithë ata akterë që kanë qenë pjesë e zhvillimeve politike sidomos që kanë qenë të afërm ose pjesë të PDK-së, elektorati i tyre i cili natyrshëm është në njëfarë mënyre me PDK-në në rrugëtim historik, kam mendim pro dhe pozitiv sa i përket kësaj qështje, mbi të gjitha përtej qëndrimeve tona individuale partia jonë merr qëndrim unanim në kuptimin e hapave strategjik të saj se si të vendoset. Nuk ka diçka konkrete, për mua personalisht Fatmir Limaj është i mirëseardhur dhe asgjë, do  të ishte diçka krejt pozitive. Me PDK-në Nisma i ka takimet përtej zyrtarëve sepse Nisma natyrisht është e madhe për shkak të kaluarës së përbashkët historike që i kemi pasur, skemi ne vija të kuqe për askënd. Unë konsideroj që LVV nuk do të jetë fare në qeverisje”, ka deklaruar Demaku në emisionin “Ditari” në Tëvë1.