div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-79 author-paged-79 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Fatmir Limaj i mirëseardhur” – Nga PDK ia bëjnë “me sy” Nismës

Fadil Demaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se fuqia dhe pesha politike e PDK-së në rrugëtimin politik e bën këtë parti të sigurt në vendimin për të garuar e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë për paraqitjen para qytetarëve.

Demaku theksoi se të gjithë akterët politikë që kanë qenë pjesë e zhvillimeve të mëhershme brenda PDK-së, përfshirë edhe ata që janë larguar, kanë një elektorat që natyrshëm mbetet i lidhur me rrugëtimin historik të partisë.

Ai shtoi se personalisht është pro afrimit dhe bashkëpunimit me ta.

Në këtë kontekst, Demaku përmendi se Fatmir Limaj do të ishte i mirëseardhur në PDK, duke e cilësuar rikthimin e tij si diçka pozitive.

Ai theksoi se Nisma dhe PDK kanë një të kaluar të përbashkët dhe për këtë arsye, ka takime dhe komunikime edhe përtej komunikimeve zyrtare, siç tha ai pa vija të kuqe ndaj askujt.

Megjithatë, ai u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

Në përfundim, Demaku tha se pavarësisht mendimeve individuale, PDK merr vendime unanimisht për hapat strategjikë të saj.

“Fuqia e PDK-së është e padiskutimt në krejt rrugëtimin politik të Kosovës dhe kemi menduar që është zgjidhja më e mirë para votuesit që të shkojmë vetëm si PDK, unë përsonalisht mendoj që të gjithë ata akterë që kanë qenë pjesë e zhvillimeve politike sidomos që kanë qenë të afërm ose pjesë të PDK-së, elektorati i tyre i cili natyrshëm është në njëfarë mënyre me PDK-në në rrugëtim historik, kam mendim pro dhe pozitiv sa i përket kësaj qështje, mbi të gjitha përtej qëndrimeve tona individuale partia jonë merr qëndrim unanim në kuptimin e hapave strategjik të saj se si të vendoset. Nuk ka diçka konkrete, për mua personalisht Fatmir Limaj është i mirëseardhur dhe asgjë, do  të ishte diçka krejt pozitive. Me PDK-në Nisma i ka takimet përtej zyrtarëve sepse Nisma natyrisht është e madhe për shkak të kaluarës së përbashkët historike që i kemi pasur, skemi ne vija të kuqe për askënd. Unë konsideroj që LVV nuk do të jetë fare në qeverisje”, ka deklaruar Demaku në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Vdes vëllai i Lutfi Hazirit, Bedri Haziri

Ka ndërruar jetë vëllau i ish-kryetarit të Gjilanit dhe anëtarit të LDK-së, Lutfi Hazir, Bedri Haziri.

“Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar të Zurichut, pas një sëmundje të rëndë” – shkroi politikani në rrjete sociale.

Ai njoftoi se për detajet e varrimit dhe të pamet do të jepet informacion me kohë.

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmërojnë?

Nuk janë parë më të afërt sesa në këtë foto që protagonistë ka kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili prej kohësh qëndon jo-aktiv në politikë.

Ramiz Lladrovci, i cili fitoi zgjedhjet në Drenas është një nga politikanët më aktiv në vend, duke realizuar kohe pas kohe takime të ‘pazakonta’, sikur ky me Shpend Ahmetin.

Dyshja të buzëqeshur kanë shtrënguar duart fort, duke lënë dyshime për ndonjë paralajmërim të mundshëm meqenëse jemi në kohën e zgjedhjeve.

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që Lista Serbe nuk do të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Nga votimi rezultuan 2 vota kundër, 2 pro dhe 6 abstenime.

Subjekti politik serb ka të drejtë të apelojë vendimin e KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka deklaruar se partia e tij është kundër certifikimit.

“Jam kundër rekomandimit për certifikimin e listës Srpska”, tha Kurteshi.

Nga ana tjetër, anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, u shpreh se subjektet politike të regjistruara nuk kanë nevojë për vendim shtesë për t’u certifikuar.

“Unë konsideroj se, në bazë të ligjit dhe rregullores për certifikimin e subjekteve politike, ato që janë të regjistruara pranohen automatikisht dhe nuk ka nevojë për vendim të KQZ-së. Po ashtu kam një çështje tjetër që lidhet me subjektet politike që kanë qenë në koalicione; ato është dashur t’i kryejnë të gjitha obligimet dhe të drejtat që iu takojnë. Po flas për Nismën dhe AAK-në që kanë qenë parti të regjistruara”, tha Elshani.

Edhe anëtari tjetër i PDK-së, Ilir Gashi, theksoi se ligji e trajton qartë çështjen e certifikimit.

“Dua t’i parafrazoj kolegët, por po sfidohen rekomandimet e zyrës dhe kjo është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Siç e thotë neni 16, pika 3, partitë e regjistruara janë automatikisht të certifikuara. Rrjedhimisht, për mua të gjitha subjektet politike janë të certifikuara. Do të doja ta përfillnit këtë ligj, ose të trajtohen subjektet një nga një”, u shpreh Gashi.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, sqaroi çështjen e partive që kanë qenë pjesë e koalicioneve.

“Lidhur me koalicionet, e kemi trajtuar qartë. Neni 19 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, paragrafi 5, thotë se subjekti politik që është anëtar i koalicionit pas përfundimit të mandatit e gëzon të drejtën e fituar para themelimit të koalicionit. E drejta e AAK-së para themelimit të koalicionit ka qenë se ka qenë subjekt parlamentar dhe, si e tillë, AAK përjashtohet nga pagesa e certifikimit dhe mbledhja e nënshkrimeve”, tha Buzhala.

Suspendohen edhe shtatë policë, zbulohet arsyeja

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar edhe shtatë policë të tjerë lidhur me rastin e dyshimit për keqtrajtim në Stacionin Policor të Podujevës, shkruan Reporteri.net.

Hetimet fillestare IPK i kishte filluar me dyshimin se disa zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë brenda zyrave të stacionit policor në Podujevë kanë keqtrajtuar dy qytetarë, njëri nga ta i mitur,  që ndodheshin në ndalim.

Në mesin e të suspenduarve është edhe një toger policor, pasi dyshohet se nuk e ka lajmëruar veprën.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zgjeruar hetimet lidhur me rastin ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës. Bazuar në veprimet e zgjeruara hetimore dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe shtatë zyrtarë tjerë policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin. Hetimet lidhur me këtë rast ndaj 6 zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse ndaj një togeri policor lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

IPK ka thënë se bazuar në veprimet hetimore deri në këtë fazë janë identifikuar 11 zyrtarë të dyshuar lidhur me rastin e njëjtë. Katër policë tjerë janë suspenduar më 10 nëntor./Reporteri.net

Pas alokimit të pjesshëm të mjeteve: A rikthehet nesër Trafiku Urban në qarkullim?

Përfaqësuesit e Trafikut Urban dhe ata të transportuesve privatë në Prishtinë do të takohen këtë të martë në orën 18:00.

Ata pritet të vendosin nëse do të kthehen në punë nga dita e nesërme, pasi Komuna e Prishtinë dhe Ministria e Financave kanë njoftuar se sot janë alokuar një pjesë e të hyrave vetanake të Komunës.

Takimin e ka konfirmuar kryeshefi i Trafikut Urban Qëndrim Vitija dhe kryetari i Sindikatës së linjave private, Avdyl Brajshori,

Vitija ka thënë se për borxhet që u ka Komuna nuk mjaftojnë vetëm 2.7 milionë eurot e alokuara deri tani, shkruan Koha.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka njoftuar se kanë nisur të kryejnë pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria e Financave.

Më herët, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komunës së Prishtinë i janë alokuar 2.7 nga 25 milionë euro sa janë në total të hyrat vetanake të vitit 2024.

Putini sulmon Evropën: Nëse duan luftë, ne jemi gati tani

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nëse Evropa dëshiron të luftojë, Rusia është e gatshme tani.

Duke folur pas një forumi investimesh në Moskë, ai tha se evropianët nuk kanë një agjendë paqësore dhe janë në anën e luftës.

Sipas Putinit, evropianët po pengojnë gjithashtu administratën amerikane dhe ish-presidentin Donald Trump në përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje paqeje përmes bisedimeve.

Presidenti rus gjithashtu pretendon se qyteti i Pokrovskut është tani plotësisht nën kontrollin e ushtrisë ruse, duke u mbështetur në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes së Moskës, që tregojnë ushtarë rusë duke valëvitur flamuj në qytet, në vijën e frontit.

“Sulmet e fundit ndaj anijeve cisternë ruse janë pirateri dhe Rusia do të zgjerojë sulmet ndaj porteve dhe anijeve ukrainase në përgjigje”, shtoi Putin.

Kurti: PDK-së i duhen reforma, kryetar ‘dikush që s’është kryetar’

Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral, ka deklaruar se nuk e ka parë të arsyeshme dërgimin e një ftesë për koalicion ndaj PDK-së, duke theksuar se kjo parti duhet të kalojë në reforma të brendshme.

Ai u shpreh se në PDK “po ndodh vetëm ndërrimi i fytyrës së kryetarit”, ndërsa “kryetar mbetet dikush që s’është kryetar”.

“Ju e patë që kot del i pari, kot je më i madh se i dyti dhe i treti së bashku nëse nuk e ke shumicën vetë, meqë autmatikisht edhe ata që nuk janë me njëri-tjetrin, kundër teje po bashkohen. Tash kjo nuk është racio”nale por për fat të keq, jemi në një situatë jo vetëm tani, por që nga viti 2021, që ja shumë inat dhe xhelozi në politikën kosovare, pra nuk po kalon hiç.

Ne diku e kemi ende PDK-në nëpër administratën publike, ende dominon nëpër media, ende dominon në sistemin e drejtësisë dhe nuk e kemi konsideru të udhës një letër të tillë për PDK-në. Në PDK duhet me ndodhë reforma, me thënë të drejtën nuk kanë ndodh reforma, aty po ndodh ndërrimi i fytyrës së kryetarit, por gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar”, thotë Kurti.

Kjo është gruaja që u arrestua për falsifikim me pasaporta e patentë shofer të rremë në mbi 50 shtete

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit” që ndërlidhet me rastin “Laboratori 25”.

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është Nexhmije Selmani.

Ajo po dyshohet se ka kryer vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve publike si, pasaporta, patentë-shofera, e dokumente të tjera, të prodhuara për mbi 50 shtete të ndryshme të botës.

Ajo dyshohet se këto veprimtari po i kryente në shtëpinë laborator që kishte marr me qera në lagjen Qendresa.

“Në shtëpinë laborator, e cila ishte marrë me qira në emër të N.S., janë gjetur aparatura të ndryshme për prodhimin e këtyre dokumenteve të falsifikuara, me qëllimin të prezantimit dhe përdorimit të tyre si origjinale:, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë.

Behrami: PDK më e bashkuar se kurrë, synojmë qeverinë me LDK’në e AAK’në

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se PDK-ja është më e bashkuar dhe më e mobilizuar se kurrë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas tij, subjekti politik ku ai bën pjesë po hyn në këtë proces me vendosmëri të plotë.

Sa i përket çështjes së formimit të qeverisë pas zgjedhjeve, Behrami tha se preferencat e tyre janë të qarta, koalicioni synohet me partitë që kanë “hise në çlirim, në liri, pavarësi dhe shtetndërtimn e Kosovës”, megjithëse theksoi se PDK nuk ka vija të kuqe.

“Pra ne synojmë që së bashku me LDK-në, AAK-në dhe partitë e tjera shqiptare dhe të komunitetit jo serb ta krijojmë qeverinë e ardhshme pas 28 dhjetorit”, tha ai.

Duke komentuar vendimin e PZAP-së që kundërshton hapjen e votimeve jashtë qendrave, Behrami përmendi rastin e Mitrovicës si shembull, siç thotë ai, të keqpërdorimit të mekanizmave shtetëror nga Vetëvendosje.

“Prandaj frika , pasiguria, mosbesimi është shumë shumë i thellë që edhe në këto zgjedhje nacionale Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti do të mundohen që të gjejnë mekanizma për të keqpërdor shtetin, për të keqpërdorur mekanizmat e shtetit të Republikës së Kosovës për të fabrikuar një fitore të mundshme. Prandaj për gjithë qytetarët e Kosovës, aktivistët e partive politike që të jenë shumë të vëmendshëm dhe të adresojnë çdo shqetësim , çdo parregullsi që mund të ndodh prej tani deri në përfundim dhe deri të numërimi i fundit i votës së fundit nga këto zgjedhje”, u shpreh ai.

Lidhur me postin e presidentit, Behrami për RTV21 tha se kjo do të varet plotësisht nga rezultati final i votimeve të 28 dhjetorit.

“Sepse rezultatit do të definoj të gjitha matematikat edhe të koalicioneve edhe të posteve të presidentit e kështu më radhë, por ne besojmë dhe jemi shpresë plot se PDK kësaj radhe do të jetë partia e parë dhe do të jetë parti fituese e cila do të dominojë skenën dhe do të dominojë matematikat e koalicioneve që mund të dalin nga zgjedhjet e 28 dhjetorit”./gazetametro.net