div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-867 author-paged-867 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Teuta Selimi bën ndryshimin e madh në pamje, ja si duket

Teuta Selimi, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, është rikthyer fuqishëm në vëmendjen e fansave me ndryshimet e saj të fundit në pamje.

E njohur për zërin e saj të ëmbël dhe për hitet që kanë lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare, Teuta është gjithashtu e admiruar për stilin dhe elegancën që sjell në çdo paraqitje të saj publike.

Në fotot e fundit të ndara në rrjetet sociale, Teuta shfaqet me një pamje krejtësisht të re dhe të freskët.

Këngëtarja, e cila ka qenë gjithmonë e njohur për bukurinë natyrale, këtë herë ka vendosur të bëjë një ndryshim të guximshëm, duke u shndërruar në bionde.

Ndjekësit e saj nuk kanë vonuar të vërejnë këtë transformim, duke e komentuar dhe përgëzuar për paraqitjen e saj mahnitëse.

Në fotot ku ajo shfaqet e veshur tërësisht në të bardha, Teuta rrezaton me një hijeshi të veçantë. Fustani i bardhë, që thekson elegancën dhe hijeshinë e saj, është kombinuar në mënyrë perfekte me flokët bionde, duke krijuar një pamje të sofistikuar dhe moderne. Kjo paraqitje e re ka ngjallur shumë komente pozitive nga fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe stilin e saj të veçantë.

Shiko foton:

Përjashtimi nga kombëtarja e Kosovës, Muslija thyen heshtjen

Florent Muslija ka pranuar se ka shkelur rregullat e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Muslija është njëri prej tre lojtarëve që të dielën u larguan nga grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës. Franco Foda për ndeshjen e së hënës ndaj Qipros nuk llogariti as në Edon Zhegrovën e Aro Muriqin.

Muslija nuk luajti as ndaj Rumanisë dhe tani ka pranuar gabimin e bërë gjatë grumbullimit.

“Kam bërë një gabim për të cilin, natyrisht marr përgjegjësinë. Dy ditë para ndeshjes me Qipron, kam lënë hotelin e ekipit pa leje. Megjithatë, nuk kam dalë për të festuar deri vonë në klub – por për të shkuar për darkë. Thjesht me dalë jashtë pak”.

“Padyshim nuk ishte ideja më e mirë dhe më e zgjuar e jetës sime. Sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta. Nuk e kam bërë këtë dhe për këtë kam kërkuar falje, te trajneri dhe sigurisht edhe te bashkëlojtarët e mi. Diçka e tillë nuk duhej të ndodhte. Dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë më”, ka shkruar lojtari ofanziv.

Haradinaj: Veprimet e Kurtit në veri, po ia sjellin Kosovës dy gjëra të dëmshme

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar vota, përmes ndërhyrjeve policore në veri të vendit.

Sipas tij, këto veprime të Qeverisë së Kurti janë duke ia sjell Kosovës dy gjëra të dëmshme për të ardhmen e saj.

Ai ka theksuar se ndërhyrjet policore mund t’i japin Serbisë argumente shtesë për të kërkuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe me më shumë kompetenca ose një formë të autonomisë së zgjeruar, duke krijuar një opinion ndërkombëtar që paraqet Kosovën si një vend që mbështetet vetëm në forcat e sigurisë për të menaxhuar situatën në veri.

“E vetmja rrugë për më e mbajt gjallë atë lanin patriotik janë ndërhyrjet policore në pjesën veriore. E që prapë e përsëri që jemi pro zbatimit të ligjit, institucionet e sigurisë duhet me krye detyrën e vetit por jo me bë politike skajshëm me pjesën e veriut. Unë mendoj që janë dy gjëra që kanë me i ndodhë Kosovës; e para jemi duke i dhënë argumente shtesë Serbisë që me kriju opinion ndërkombëtarë për një Asociacion plus ose autonomi plus sepse po i thonë botës që këta vetëm me autoblinda e kallashnikovë se sa mënyrë tjetër të jetës. Dhe e dyta po e izolojmë vetën dhe po e bëjmë partner jo serioz në atë rrugën e famshme euroatlantike. Të dyja këto janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj ne Debat plus.

Bajrami: Hekuran tregoji Albinit ku i ke marrë paratë për shtesa, se s’po merr vesh në ekonomi

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili më herët listoi rritjen e shtesave për nënat dhe fëmijët.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se shtesat për fëmijë kanë ardhur si rezultat i tatimeve të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë paguar, duke paguar çmimet e rritura të gjësendeve.

Bajrami ka thënë se përkundër kësaj, Qeveria nuk ka mbajtur premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve të reja, për 4 mijë banesat për çiftet e reja, për 5 shtëpitë për të moshuarit, e kështu me radhë.

“Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.

Por, çka me premtimet tjera:

– 160 çerdhe?

– 4 mijë banesa për qiftet e reja?

– 5 shtepi për të moshuarit?

– shportë më të lirë të komnsumit?

– energji më të lirë?

– çka me i bë deficitit tregtar?

– ku janë projektet kapitale?

Çka me krejt dhe drejt” shkroi Bajrami.

“Gjithmonë ka shpresë”, Osmani i fton deputetët që ta trajtojnë Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes.

Mbi 13 mijë qytetarë tashmë e kanë nënshkruar këtë peticion.

Osmani, në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, tha se “ne të gjithë bashkërisht duhet ta rikujtojmë një të vërtetë të fuqishme: gjithmonë ka shpresë!”.

“Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, ne mund ta thyejmë heshtjen, ta çrrënjosim stigmën dhe të tregojmë se askush nuk duhet të ndihet i vetëm në çfarëdo sfide apo beteje”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës, i ka ftuar deputetët e Kuvendit që këtë nismë ta trajtojnë me prioritet që në fillim të sesionit vjeshtor.

“Pas miratimit të këtij ligji, Republika e Kosovës do ta ketë një kornizë ligjore e cila trajton këtë plagë të shoqërisë dhe shtetit tonë dhe do t’u ofrojë përkrahjen e nevojshme të gjithë atyre që janë duke u përballur në këtë betejë”, tha ajo.

Shqipëria publikon formacionin kundër Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania” do të përballet kundër Gjeorgjisë, në ndeshjen e dytë të UEFA Nations League.

Kur ka mbetur edhe pak kohë deri tek fillimi i lojës, trajneri Sylvinho ka publikuar formacionin startues.

Kombëtarja “Kuq e Zi”, e nisi mbarë kampanjën kualifikuese.

Shqipëria e mposhti me kthim Ukrainën, me rezultat 1:2.

Mbetet të shihet nëse kombëtarja shqiptare do të arrijë t’i marrë pikët e plota edhe në këtë ndeshje.

Paralajmërimi i Vuçiqit se brenda 72 orësh do t’i përgjigjet Kosovës, vjen kundër-përgjigja nga Kurti

Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh do përgjigjet ndaj Kosovës me masa serioze.

Nga veriu, Kurti tha para gazetarëve se ai nuk i komenton do lajmet, e lëre më paralajmërimet.

”Ju e dini që unë nuk parapëlqej t’i komentoj as lajmet, e lëre më paralajmërimet”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se përmes këtij adresimi, ai edhe konfirmoi se qeveria që ai drejton është e gatshme ta hapë Urën e Ibrit siç kishin paralajmëruar.

Ndryshe, ja deklarata e plotë e Vuçiqit:

”Ne do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orë. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm për të, por Serbia nuk do të lejojë persekutimin e popullatës serbe”.

Paralajmëron Gjini: Diçka ka me eskalu, Serbia ka me bo diçka

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë një deklaratë, për të cilën u shpreh se do kontribuojë në favor të pushtetit.

Gjini tha në DPT Fidani në Klan Kosova, se kjo ndodhë edhe në vendet e kontinenteve të tjera.

”Diçka ka me eskalu, Serbia ka me bo diçka derisa të mbahen zgjedhjet”.

”Qytetarët e Kosovës duhet me fillu me pa. Çfarë do krize përreth që shkaktohet në kohë të zgjedhjeve, ka tendencë me iu ndihmu atyre në pushtet”.

”Po flas edhe për kontinentet tjera, jo vetëm në rajon. Seriozisht jam duke besu që shumica dërmuese e qytetarëve po mbërrin me pa”.

Smakiqi për Kurtin: Si beson as QUINT-it vetëm militantëve të tij

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Smakiqi i ftuar në emisionin Raport deklaroi se kryeministri Albin Kurti iu beson vetëm militantëve të tij, raporton Gazeta10.

“Kryeministri Kurti aktualisht nuk është as partner i QUINT-it dhe nuk i beson as QUINT-it vetëm militantëve të tij dhe e ka shëndrruar Kosovën para ndërkombëtarëve si një shtet agresiv”, deklaroi Smakiqi.

Tutje Smakiqi mes tjerash tha se komuniteti serb në veri ka të drejtën e fishkëllimës.

Lirohen dy serbët e arrestuar sot në Veri

Para pak çasteve janë liruar politikanët serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Mësohet se ata janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në media u raportua se Arsenijeviq u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti.