div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-868 author-paged-868 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Hapja e urës së Ibrit, deklarohen nga KFOR-i

KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës.

Një zëdhënës i misionit ka thënë më tej se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut, në kohë dhe në koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

“Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, ka thënë ky zëdhënës.

Tutje, ai ka deklaruar se aktivitetet e fundit të kryera në urë nga ushtarët janë pjesë e aktiviteteve trajnuese.

“Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të dizajnuara për të testuar procedurat operacionale afatgjate dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona”.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.

“Calit” i ulet dënimi me burgim

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin me burgim Salih Mustafës, prej 22 vjet në 15 vjet burgim.

Ndaj Mustafës janë shqiptuar dënimet individuale për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej 8, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe i është shqiptuar dënimi i njësuar prej 15 vjetësh burgim, duke llogaritur edhe kohën në paraburgim.

Vendimi është marrë sot.

“Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës shqiptoi dënimet individuale ndaj z. Mustafa për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vitesh burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim”, thuhet në njoftim.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ishte dënuar në dhjetor të vitit 2022 Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Gjykata e Apelit ia kishte zbritur dënimin pastaj në 22 vjet burgim.

Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Kjo është e dashura e Mirlind Dakut

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, para disa ditësh ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.

Ai ka postuar fotografi me të dashurën, në rrjetin social Facebook.

IndeksOnline mëson se e dashura e futbollistit kosovar quhet, Vlora.

Megjithatë, dyshja kanë vendosur që ta mbajnë sa më private lidhjen.

A e keni ditur arsyen se pse Ganimete Jashanica nuk këndon në dasma që 12 vite?

Ganimete Jashanica, një ndër këngëtaret më të dashura dhe të respektuara të muzikës popullore shqiptare, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe këngët që kanë shoqëruar breza të tërë, prej 12 vitesh nuk këndon më në dasma dhe ahengje familjare.

Për të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën e saj dhe janë rritur me këngët e saj, ky fakt ka ngritur shumë pyetje, por së fundmi Ganimetja ka ndarë me publikun arsyen pas këtij vendimi.

Në një intervistë emocionuese për emisionin “Fundjavë” në “Dukagjin,” Ganimete Jashanica ka folur hapur për jetën e saj profesionale dhe personale.

Në mes të diskutimeve për karrierën dhe sukseset e saj të shumta në skenën muzikore, ajo zbuloi pse ka ndaluar së kënduari në dasma, pavarësisht kërkesave të shumta që vazhdojnë të vijnë nga adhuruesit e saj.

“Jo, nuk këndoj më në dasma. Kanë kaluar më shumë se 12 vite që nuk e bëj më këtë gjë. Edhe pse kam kërkesa të shumta nga njerëz që duan të më shohin në ahengje familjare, shëndeti nuk ma lejon më. Lodhja e madhe, të qëndruarit për shumë kohë në këmbë, dhe puna ime tjetër më kanë ndikuar që ta marr këtë vendim,” tha këngëtarja.

Ky rrëfim prekës tregon sfidat që Ganimete Jashanica ka përjetuar me shëndetin e saj, një aspekt që ka ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga këndimi në eventet familjare.

Ajo është e njohur për energjinë që ka sjellë në skenë dhe për aftësinë për të krijuar një atmosferë të paharrueshme në çdo koncert apo dasmë, dhe mungesa e saj ka lënë një zbrazëti në industrinë e muzikës popullore.

Huseyin publikon momente intime me Gentën: Pjesa më mirë e imja është këtu

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta janë të pandarë kudo që shkojnë, teksa shumë shpesh udhëtojnë në pushime.

Si destinacion të radhës për pushime çifti së fundi e kanë zgjedhur Malin e Zi, saktësisht bregdetin e Ulqinit.

Çifti kanë publikuar disa imazhe të realizuara nga plazhi, teksa edhe thurën lavde për plazhin e këtij vendi.

Në mbrëmje, ishte Genta ajo që përmes disa videove solli për ndjekësit pamje brenda hotelit super-luksoz ku po qëndrojnë.

Partneri i këngëtares publikoi një fotografi duke u puthur me të, ndërsa nuk mungoi edhe dedikimi romantik.

“Pjesa më e mirë e imja është këtu”, ka shkruar ai, kurse imazhin po e shoqëronte nën ritmin e këngës së Gentës “Mpuq mpuq”.

Shiko Foton:

Paralajmërimi i Vuçiqit për “masa serioze” kundër Kosovës, Kurti deklarohet nga Veriu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot nga gazetarët për paralajmërimin e lëshuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, se Serbia do të marrë “masa të serioze” ndaj Kosovës në 72 orët e ardhshme.

Kurti s’ka pranuar që të flasë për një deklarim të tillë të Vuçiq që ka ardhur pas takimit me Lajcakun sot në Beograd.

“Ju e dini që unë nuk parapëlqej t’i komentoj lajmet e lërë më paralajmërimet”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Vuciq tha sot se Serbia do të marrë “masa të serioze” ndaj Kosovës në 72 orët e ardhshme.

“Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm për të, por Serbia nuk do të lejojë persekutimin e popullatës serbe”, ka shkruar Vuçiq.

Ademi: Përjashtimi i Zhegrovës, Muslijës dhe Muriq është vendim i trajnerit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur sot rreth përjashtimit nga grumbullimi të kombëtares të futbollistëve, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, dhe portierit Arjanet Muriq.

Kjo ka ndodhur një ditë pasi “Dardanët” pësuan 0:3 nga Rumania në “Fadil Vokrri”.

Dyshohet se ata ishin kapur duke qëndruar deri në orët e mëngjesit në klubet e natës.

Lidhur me këtë zhvillim, Ademi tha se ky vendim është i selektorit Foda.

“Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës”, ka thënë Ademi për Top Channel.

“Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”.

Kreu i FFK-së, insistoi “kombëtarja është e të gjithëve dhe shkon përtej Federatës”.

“Nuk më intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa”, tha Ademi.

Dje, kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 0:4 ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë në Nations League.

Albin Kurti parakalon nëpër urën e Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me dy ministrat Xhelal Sveçlen dhe Elbert Krasniqin kanë qëndruar sot në veri të Kosovës.

Ata në një moment janë parë teksa kalojnë duke ecur mbi urën e Ibrit, transmeton IndeksOnline.

Treshja shihet se teksa kalon mbi urë në të dy anët ka edhe truprojat.

Rikujtojmë se sot është vënë gurthemeli i stacionit policor në Leshak e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri.

Vizita e Kurtit e Rizvanollit në KEK, Hoti: Për keqardhje – tash do të duhej të promovohej termocentrali me gaz

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres Artane Rizvanolli në Termocentralin “Kosova B”, ku mbikëqyrën punimet në remontet që po bëhen.

Hoti ka thënë se tashmë kur janë në vitin e katërt të mandatit, Hoti e Rizvanolli do të duhej të promovonin termocentralin me gaz, por se në vend të këtij projekti ata po vizitojnë KEK’un dhe krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen.

“Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar. Premtimi që VV-Guxo u kanë dhënë qytetarëve më 14 shkurt 2021 ka qenë: “Furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme”.  Ky premtim, sikurse të gjitha premtimet e tjera, është shkelur pasi kapacitetet energjetike nuk janë rritur.  Sot, Kosova nuk ka siguri energjetike, pra nuk ka energji të vazhdueshme. Çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat, por jo pagat dhe të ardhurat e tjera, duke e shkelur kështu premtimin për energji të përballueshme”, ka shkruar Hoti.

Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë gati për hapjen e urës së Ibrit, teksa shtoi se janë duke pritur miratimin e QUINT-it dhe KFOR-it.

Kurti në një deklarim për media nga veriu i Mitrovicës,  tha se kanë bërë vlerësimin e qëndrueshëmrisë në aspektin fizik dhe teknik së Urës së Ibrit, pastrimin e mjedisit rrotull dhe se ka kaluar një kohë nga raporti preleminar.

Më tej, ai theksoi se Ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, sepse sipas tij liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë, raporton teve1.

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti para mediave.