div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-876 author-paged-876 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Osmani: SHBA nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë moment nuk kanë kërkuar që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mbahet e mbyllur.

Ajo ka thënë se kërkesë e SHBA-së është që të vendoset bashkë data e hapjes bazuar në vlerësimet e sigurisë.

“Po vlerësohet që duhet të bëhen përgatitje bashkë me aleatët, koordinim i përbashkët edhe për çështjen e urës, në mënyrë që të veprojmë bashkërisht. Në asnjë moment Amerika nuk po kërkon ta mbajmë urën mbyllur. Po kërkon që të ulemi bashkë dhe të vendosim datën bashkë duke u bazu në vlerësime të përbashkët të sigurisë. Unë nuk e di kush po e refuzon se unë s’jam prezente në takimet e ambasadorit me Qeverinë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se kërkesën për koordinim asnjëherë nuk e konsideron si nënshtrim.Ndërsa ka thënë se për të ka qenë e papranueshme kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë që çështja e Urës së Ibrit të diskutohet me Serbinë në Bruksel.

Sipas saj, synimet me SHBA-në janë të njëjta ndërsa momentum duhet të zgjidhet bashkë.

“E kuptoj frustrimin e qytetarëve. Ura nuk është dashtë më u mbyll kurrë. Ata që na kanë çliru, jo me i pyet , por me u koordinu bashkë me ta, edhe shtetet me të mëdha ulen me shtetet e vogla e i dakordojnë disa gjëra. Jemi shtet siguria e të cilit varet edhe nga partnerët tanë. Është në interes të Kosovës që ne ta kemi NATO-n këtu dhe që Amerika të na përkrahë, nuk është nënshtrim”- tha ajo në një intervistë për “KallxoPërnime“.

Hapja e Urës së Ibrit po synohet nga Qeveria e Kosovës, mirëpo është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare (përfshirë SHBA-në, BE-në, KFOR-in), e cila insiston se kjo temë duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë më 28.08.2024, ka treguar se çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, diskutohet gjithnjë në takimet që ka me me zyrtarë të ndryshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Vjosa Osmani i besonte plotësisht Martin Berishajt, por ja çfarë thotë tani

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, në prill te vitit 2022 besonte plotësisht në pafajësinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që përmendej nga mediat sllovene për një skandal mija eurosh me kompaninë energjetike GEN.

Aso kohe, Berishaj pos mbështetjen e Qeveisë së Kosovës e kishte edhe atë të presidentes Vjosa Osmani e cila thoshte se i besojnë ambasadorit Berishaj.

“Si presidente pres që çdo gjë që publikohet të konfirmohet, dhe nëse nuk konfirmohen ne procedojmë ashtu si i kemi marrë vendimet tona dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës sonë kur mohon akuza të tilla”, kishte thënë Osmani më 22 prill 2022.

Por, shtatori i vitit 2024 e gjen Osmanin me mospajtime me kreun e ekzekutivit Albin Kurti, po ashtu edhe me ish-partiaken e saj Donika Gërvallën e cila mban pozitën e kryediplomates.

Të dielën, gjatë një interviste për “Kallxo Pernime”, Osmani e pranoi që kishte vendosur që mos ta kishte afër Martin Berishajn gjatë vizitës së saj në Kroaci, gushtin e këtij viti.

Pos kësaj, Osmani thotë se do të ishte më mirë që përderisa një ambasador përballet me procedura të tilla të largohet nga ajo pozitë.

“Unë dëshiroj që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë krye më vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheqë vet. Në takime të përbashkët që i kemi bërë, kryesisht Ministrisë së Jashtme”, ka thënë Osmani më 8 shtator. /Gazeta Express

Mbani frymën, Oriola Marashi provokon me foton e fundit, detaji me Noizyn merr vëmendjen

Oriola Marashi është njëra ndër modelet më të komentuara në vend por jo vetëm, ajo merr vëmendje të veçant në çdo postim të sajin.

Oriola vjen vazhdimisht provokuese, por së fundmi ka provokuar më shumë se zakonisht me fotot e saja të fundit.

Ajo që ka rënë në sy është komenti i reperit të njohur Noizy.

“Zbrita sot ne toke te shoh se si jetojne qenjet njerezore!” – ka shkruar modelja përkrahë fotos, ndërsa komenti i reperit ishte ky: “Kshu visheni ju në mars? Me merr me vete“.

Aro Muric: Shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija u përjashtuan sot nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës nga FFK dhe Franco Foda.

Sot gjatë ditës FFK doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros.

Menjëherë pas kësaj në media qarkulluan foto shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.

Për këtë ka reaguar lojtari Arijanet Muric.

Në emisionin “Sports Show” u shfaq reagimi ekskluziv i tij.

“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre. Nuk duhet ta kemi ne vëmendjen për jetën tonë private, ata po krijojnë probleme si mund të jemi të suksesshëm kur të gjithë mundohen ta fajsojnë njëri tjetrin. Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, ka reaguar Arijanet Muric.

Incidenti në Shkup, a e thirri Kurti në telefon, Osmani: Në asnjë moment
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se incidenti që ndodhi në Aeroportin e Shkupit në gusht 2024, ka qenë tentim për ta poshtëruar shtetin e Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, presidentja Osmani ka thënë se Maqedonia e Veriut ka shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare zakonore kur kanë kërkuar t’i kontrollohet çanta e telefoni.

Ajo tha se do të ishte rrezikim i sigurisë kombëtare nëse do të dorëzonte telefonin.

“Çka ndodhi me Maqedoninë që filloi me i shkelë të drejtat ndërkombëtare është pyetja. Kanë shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare zakonore sipas së cilës shefit të shtetit, presidentit të një republike, nuk i kontrollohet çanta, aq më pak telefoni. Përkundër kësaj, unë menjëherë e kam vendosur çantën në skaner se e pash që po dojnë me shkaktu problem dhe ata insistuan ta kenë telefonin dhe telefoni është mjet i punës, që komunikoj me institucione të sigurisë, edhe çështje të klasifikuara, natyrisht unë nuk e kam dorëzu sepse do të ishte rrezikim i sigurisë kombëtare i shtetit tim nëse do ta dorëzoja”- ka rrëfyer Osmani.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut është përgjigjur duke shprehur keqardhje dhe duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka dërgu notë proteste dhe me sa e kam pa Republika e Maqedonisë së Veriut ka kthy përgjigje që shprehin keqardhje se kjo nuk do të ndodhë më. Por është për keqardhje sa është përdorur kjo për arsye politike për të treguar urrejtje ekstreme ndaj shqiptarëve që është përkthye edhe në shumë kërcënime me jetë”- tha tutje Osmani.

Ajo u pyet nëse për ketë çështje e ka telefonuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Jo, në asnjë moment. Është pyetje qe mund t’ia bëni kryeministrit, por poshtërim i tillë shtetit të Kosovës nuk i është bërë asnjëherë”- u përgjigj ajo.

Në incidentin në Aeroportin e Shkupit që u raportua më 01.08.2024, pretendohet se sigurimi i Aeroportit ka tentuar të shtyjë fizikisht presidenten Osmani pasi që ajo nuk ka pranuar ta dorëzojë telefonin e saj, sipas Presidencës duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë ngritur kallëzim penal dhe kanë larguar nga puna policin S. S., shef i Departamentit të Sigurisë Personale pranë kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në lidhje me rastin e incidentit. /KALLXO.com

A do të kandidojë përsëri për Presidente, flet Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për mandatin e dytë si presidente.

“Ende nuk e kam vendosur një gjë të tillë të them shumë sinqerisht sepse ka shumë faktorë që duhet me u shqyrtu. Si do të rrjedhë uji, lumi i politikës, është shumë herët ta themi tash për vitin 2026”- u përgjigj Osmani.

Ajo tha se është duke e bërë punën me qëllimet me të mira në interes të qytetarëve të Kosovës.

Osmani tutje tha se në kohën kur kishte votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, ka dalë në mbrojtje te parimeve që i ka premtu qytetarëve dhe se nuk ka pasur marrëveshje me Kurtin për ketë çështje.

“Në vitin 2020 kur u rrëzua atëherë qeveria Kurti 1, unë kam dal në mbrojtje të parimeve që i kam premtu para qytetarëve të Kosovës, dhe kam votu kundër rrëzimit të Qeverisë, kundër asaj metodologjie shumë të shëmtuar që u organizu prapa shpine, pa e mëndu në asnjë moment se cka do të ndodh me mu, as nuk e kam mëndu a do të më përjashtojnë partia në të cilën isha. Nuk kam pas asnjë marrëveshje me Kurtin as askënd tjetër”- ka thënë Osmani.

Por, a do të vazhdoj me qenë Vjosa Osmani në politikë pas pozitës si presidente?

“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”- u përgjigj shkurt ajo.

Sondazh i ri: Garë e ngushtë mes Trump dhe Harris, rezultat befasues

Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena.

Sipas sondazhit të publikuar të dielën, Trump është një për qind përpara zonjës Harris, 48% me 47%, një ndryshim që është brenda kufirit statistikor të gabimit për sondazhet.

Megjithëse fushata e Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.

Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë zonjën Harris, ndërsa mendimet e tyre për Trump janë kryesisht të përcaktuara.
Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për Trump.

Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta.

Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse. Që kur Harris zëvendësoi Biden si kandidate demokrate gjatë verës, ajo ka bërë fushatë intensive, por i ka pasur të kufizuara intervistat me mediat.

Përfundimet e sondazhit të fundit janë të ngjashme me ato të sondazhit të kaluar nga New York Times dhe Universiteti Siena, publikuar në fund të korrikut. Sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar gjithashtu vazhdimisht një garë shumë të ngushtë./VOA/