div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged author author-arben-islami author-6 custom-background wp-custom-logo paged-89 author-paged-89 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Koalicioni i radhës: LDK bashkon forcat me këtë parti për zgjedhjet nacionale

PD dhe LDK bien dakord për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Partia e Drejtësisë ka njoftuar opinionin publik se, pas takimit konstruktiv ndërmjet Kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dhe Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është arritur marrëveshja politike që kandidatët e Partisë së Drejtësisë të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se detajet operative të këtij bashkëpunimi do të finalizohen gjatë ditëve në vijim nga ekipet teknike të të dy subjekteve.

Ndërkohë, shpallja publike e marrëveshjes do të bëhet gjatë javës së ardhshme në një dalje të përbashkët për media.

Ganimete Musliu eskalon ndaj akrerëve të VV-së, i quan ‘farë të fëlliqur’

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ish-ministres Donika Gërvalla, si dhe ndaj Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçlës, të cilët të premten udhëtuan në Shqipëri për të festuar 28 Nëntorin.

Në një reagim publik, Musliu i ka kritikuar ata duke i akuzuar se e kanë shfrytëzuar udhëtimin për t’u bërë thirrje mërgimtarëve të Kosovës që të votojnë më 28 dhjetor, duke mos e respektuar as festën kombëtare.

“E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mërgatës për shpëtim.  Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mërgatën, as Kosovën, as Shqipërinë.  Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës  e të ardhmes se këtij vendi”, shkroi Musliu.

Lëvizje e papritur: Ish-këshilltari i Kurtit i bashkohet PDK-së

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, është anëtarësuar në PDK.

Ai ka bërë me dije se nga vitit 2014 kjo parti ka humbur një varg zgjedhjes.

Berisha ka vlerësuar se dikush duhet të marrë përgjegjësi për këto humbje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se PDK-ja nuk duhet t`i përsërit gabimet.

“Miq të dashur, më lejoni t’ju njoftoj se, si anëtar i ri i PDK-së, në zgjedhjet që po vijnë – nuk e përkah asnjërin nga kandidatët e saj.

Ne duhet ta kuptojmë se kemi humbur në seri që nga viti 2014. Njerëz brenda PDK-së mbajnë përgjegjësinë për këto dështime serike, por edhe për dështimin për t’i ofruar qytetarit atë që i patëm premtuar para se t’i fitonim zgjedhjet në vitin 2007. Ata duhet të kuptojnë se janë humbësit dhe fajtorët. Thjeshtë, qytetari nuk i don. Përsëritja e të njëjtave gabime – aderime “spektakolare” të njerëzve të padobishëm, që nuk sjellin asnjë votë të re – nuk sjell ndryshim”, ka shkruar Berisha.

Ai ka bërë me dije se kjo parti nuk duhet të bëj koalicion me Albin Kurtin.

“Kalkuluesit e humbjes së radhës – me shpresën se Albin Kurti do të tregohet i mëshirshëm dhe do t’i pranojë në koalicion – qëndrojnë në PDK vetëm për përfitime personale. Për asnjë qëllim tjetër. Të tillët nuk meritojnë të përkrahen. Prandaj, nuk do ta kenë përkrahjen time. Nuk kam ardhur në PDK për ta përsëritur gabimin e viteve 2007–2009, kur shpresoja se X apo Y do të ishin bartës të përgjegjshëm të pushtetit. Votën dhe mbështetjen time nuk e merr askush që nuk është dëshmuar si i dobishëm për këtë shoqëri”, ka shkruar Berisha.

Pas humbjes së rëndë, bashkëshortja e Shpat Kasapit del me reagim të ri

Gruaja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvija, ka reaguar pas njoftimit të menaxhmentit të artistit për ceremoninë mortore.

Ajo ka ndarë në Instagram një story ku përcjell të njëjtin informacion për datën dhe orarin e varrimit, duke u drejtuar miqve, familjarëve dhe publikut që kanë shprehur mbështetje këto ditë.

Njoftimi i saj vjen si konfirmim i atij të menaxhmentit, shkruan “Kosovarja.

Ngushëllime!

Donald Trump merr vendimin e papritur mbi Venezuelën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi në Truth se hapësira ajrore mbi Venezuelën “është e mbyllur”.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi të merrni parasysh se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të jetë plotësisht e mbyllur”, shkroi presidenti në Truth, shkruan ANSA.

Gazetarja me shami denoncon publikisht Qumilin: Më tha “përgjigjem vetëm për televizionet shqiptare

Farije Dauti Bakiju, gazetare në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, ka shkruar një shkrim, në të cilën ka denoncuar publikisht Sevdai Radogoshin, aktor i njohur nga Kosova i njohur si Qumili, për sjellje me premisa islamofobike.

Gazetarja Dauti ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur më 28 Nëntor me Qumilin.

Ajo ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në momentin kur ka tentuar të intervistonte Qumili.

“Ia bëra pyetjen dhe zgjata mikrofonin për deklaratë…

“Unë përgjigjem vetëm për televizionet shqiptare,” – tha Sevdai Radogoshi (Qumili) me një nënqeshje cinike.

“Mos doni të thoni edhe ju se qenkam arabe?” – e pyeta.

“Nuk e di, mund të jeni edhe prek ndonjë televizioni serbe,” – shtoi ai.

Dhe i gjithë respekti për artin e tij mu rropos aty n’sekondë” – ka shkruar ajo, raporton Gazeta Politika.

Sinan Hoxha bën gjestin human për Shpat Kasapin

Mbrëmja e koncertit të Sinan Hoxhës u kthye në një moment tejet emocional, pasi këngëtari vendosi të nderojë mikun e tij të ngushtë, këngëtarin Shpat Kasapi.

Para fansave, Sinani ndaloi performancën dhe kërkoi disa sekonda heshtje në kujtim të artistit.

Me zërin që i dridhej, ai u shpreh: “E kisha mik shumë të mirë… Lus Allahun që ai të këndojë atje lart bashkë me engjëjt.

Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit

Me pikëllim të thellë, komuniteti artistik dhe familja Kasapi njoftojnë se nesër (e Diel, 30 Nëntor) do t’i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, më 26 Nëntor 2025.

Familja njofton të gjithë dashamirësit dhe kolegët që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit, të marrin pjesë në ceremoninë mortore që do të mbahet në Tetovë.

Detajet e Homazheve dhe Varrimit (Nesër, 30 Nëntor)

Homazhet për nder të Shpat Kasapit, i cili kujtohet si “një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar”, do të mbahen nesër, sipas këtij orari:

  • Homazhet: Do të zhvillohen të Dielën, më 30 Nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në Pallatin e Kulturës – Tetovë.

  • Varrimi: Do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

Ndarja e tij e papritur ka thyer zemrat e të gjithë atyre që e njohën. Zëri i tij i butë dhe prania e tij do të mungojnë thellësisht në skenën muzikore. /Prive By Liberta Spahiu

Ekspertja e energjisë Janina Ymeri kandidate e LDK-së për deputete

Kreu i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ekspertja e energjisë, Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një njoftimi, Abdixhiku shkroi se Janina Ymeri është shembulli më i qartë i aktivistes politike të kohës sonë.

“Si veprimtare e LDK-së, ajo ka ngritur zërin kundër mafias energjetike dhe ka ekspozuar milionat e qytetarëve të Kosovës që përfunduan në llogaritë e Vuk Hamovicit, të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave, Rade Hamovic. Vukvendosje – siç i dha epitet me të drejtë ajo, shërfaqë më së miri mashtrimin popullist që ndodhë sot. Njërën dorë të shtrirë tek mafia energjetike dhe milionat e popullit të Kosovës që shkojnë aty( tjetrën me gisht ndaj patriotëvë të vendit për tradhëti. Trushpëlarja kështu duket”, shkroi Abdixhiku.

“LDK është shtëpia e njerëzve të tillë; të drejtë, të guximshëm, profesionalë. Njerëzve që nuk e përdorin politikën për vete, por për vendin. Prandaj jam i lumtur t’ju njoftoj se Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës sonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ajo ka treguar se si duket aktivisti i vërtetë: me fakte, me integritet dhe me vizion për një shtet ligjor”, shkruhet ndër tjerash në postimin e Abdixhikut.