Motoristi që vdiq në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ është djali i doktorit të njohur

Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Burimet e Indeksonline kanë mësuar se personi që ka ndërruar jetë është Andi Murati, djali i doktorit të njohur në Pejë, dr.Sheka.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ku njoftoi se mjekët kujdestarë e kanë konstatuar vdekjen e këtij personi në vendin e ngjarjes.

“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor. Njesitë policore për kontroll të autostrades, përfshirë edhe njesinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, Ka thënë Hoxha.

E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili sipas miqve ka qenë i apasionuar pas motoçikletave.

Murati me profesion ka qenë mjek.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, teksa shtoi se ishte një vetaksident me motor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetëaksident trafiku me Motor”.

“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Rrahja brutale e Rakiq, zbulohen arsyet dhe nga kush u rrah

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, në veri të Mitrovicës.

Bogdanoviq përmes një deklarate ka thënë se është informuar nga miqtë e tij se Rakiq është sulmuar nga anëtarët e organizatës “Brigada e Veriut”.

Sipas tij, ky sulm lidhet me borxhet e mëdha financiare që Rakiq ka ndaj liderit të kësaj organizate, Milan Radoiçiq.

“Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund,” ka thënë Bogdanoviq në reagimin e tij.

Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu në një postim në “X”, ka shkruar se Rakiq është rrahur nga individë të afërt me të, që përfshijnë kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radoiçiqin.

Musliu tutje thekson se Rakiq është trajtuar fshehtas pas incidentit, duke u munduar të mbahet larg vëmendjes publike.

“Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe.  Edhe pse është rrahur nga shokët e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai është trajtuar fshehtas. Pa dyshim, ky rast do të paraqitej si një sulm nga shqiptarët, duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu.

Telegrafi, përkundër tentimeve për të konfirmuar rastin nga Policia e Kosovës, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

“Nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë, së paku ne nuk kemi ankesa”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani./Telegrafi/

 

Publikohen fotot nga aksidenti me fatalitet në autostradë

Një person ka vdekur në një vetaksident pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas Policisë së Kosovës personi që ka vdekur ishte duke drejtuar një motor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar se vdekja e drejtuesit të motorit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

 

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha.

Alaudin Hamiti jep detaje pse Liberta dhe Yllka nuk janë më pjesë e formatit Big Brother VIP

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, u ka dhënë fund thashethemeve, duke konfirmuar largimin e bashkëshortes së tij, Yllka Sedllari – Hamitit, nga projekti i Big Brother VIP Kosova.

Veç saj, Hamiti, ka konfirmuar se edhe moderatorja e njohur Liberta Spahiu, nuk është më pjesë e edicionit të tretë të këtij spektakti, dhe sipas tij, vendimi ishte marrë që gjatë sezonit të dytë, por kjo nuk ishte bërë publike deri tani.

”Gjatë edicionit të kaluar, Yllka dhe Liberta e bënë të qartë që ai do të ishte edicioni i fundit për to”, tha Hamiti, duke shtuar se ky vendim ishte i njohur vetëm brenda qarqeve të ngushta.

Hamiti shpjegoi se Yllka ka një qasje të veçantë ndaj publikut dhe vëmendjes mediatike, prandaj edhe kanë lindur thashetheme të shumta.

”Yllka nuk është person që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes ose të dalë në media. Ajo e do punën dhe e kryen me përkushtim, por nuk e tërheq drita e televizionit”, tha ai, duke theksuar se gjatë dy edicioneve të kaluara, ajo nuk ka bërë asnjë paraqitje publike apo intervistë dhe nuk ka ndarë asnjë foto nga aktivitetet e saj në Big Brother VIP Kosova.

Duke folur për kontributin e Yllkës dhe Libertës në spektakël, Hamiti theksoi se ato kanë ndihmuar në vendosjen e programit në një rrugë të qëndrueshme.

Kapitenia e Kosovës po shkëlqen në Bundesliga

Erëleta Memeti e ka vazhduar shkëlqimin në Bundesligën gjermane.

Kapitenia e Kosovës me Hoffenheimin të dielën gjatë ditës e fitoi thellë ndeshjen e xhiros së gjashtë, ndërsa kontribuoi me gol e asistim.

Hoffenheimi e mposhti Koelnin me rezultatin 3:0.

Memeti tre minuta pas pushimit shënoi për epërsinë 1:0.

Dy minuta më vonë, 25-vjeçarja u përfshi edhe në golin për 2:0. Por tani asistoi për bashkëlojtaren Selina Cerci.

Memeti luajti deri në minutën e 70-të.

Në edicionin aktual, Memeti ka tri gola e tri asistime në gjashtë ndeshje të luajtura.

Foto e rrallë: Albulena Haxhiu në ditën e dasmës

Është publikuar foto e Albulena Haxhiut në ditën e dasmës.

Haxhiu rrjetet sociale i shfrytëzon më shumë për të informuar për aktivitetet e saj, ndërsa rrallë publikon fotografi familjare ose nga jeta personale e saj.

Në një fotografi të rrallë Albulena Haxhiu shihet në ditën e saj të dasmës para 8 vjetësh.

Haxhiu shihet me vellon e saj në vitin 2012 dhe duket mjaft e lumtur në ditën e martesës me Alban Krasniqin.

Haxhiu dhe Albani tani janë prindër të dy djemëve.

Shiko Foton:

Fejohet vajza që si 6-vjeçare ishte shpallur më e bukura në botë

Është zbuluar se kush është i fejuari i Thylane Blondeau, e cila në moshën 6-vjeçare ishte shpallur si vajza më e bukur në botë

I fejuari i saj është Benjamin Attal, derisa ende nuk dihet mosha apo puna që bën ai, shkruan Bild.

Ata janë fejuar në tetor të vitit të kaluar pas një viti lidhje, por që lajmi është bërë i ditur tek tash.

20-vjeçarja është duke jetuar aktualisht me të fejuarin në Miami, ata e kanë festuar atje edhe natën e ndërrimit të moteve.

Ndryshe, kur ishte vetëm 6 vjeç, Thylane Blondeau u shpall “vajza më e bukur në botë” nga revista TC Candler.

Menjëherë, shumë marka u interesuan për të dhe francezja u bë një modele që fitonte punë në dhjetëra vende evropiane.

Shiko Foton:

Tensione mes Spanjës dhe Britanisë, mësohet arsyeja

Tensionet u rritën rreth kufirit të Gjibraltarit me Spanjën pasi policia spanjolle rivendosi në mënyrë të njëanshme kontrollet kufitare.

Policia spanjolle filloi të kërkonte pasaporta në pikat kufitare dhe menjëherë pas këtij veprimi edhe Gjibraltari bëri të njëjtën gjë duke krijuar radhë të gjata në të dy anët e kufirit.

Megjithatë radhët u zhdukën shpejt pasi policia spanjolle hoqi dorë nga kontrollet.

Një burim nga Ministria e Brendshme spanjolle tha se nuk ishte në dijeni të incidentit.

Kontrollet kufitare u hoqën më shumë se dy dekada më parë, kur Spanja dhe Britania e Madhe ishin pjesë e BE-së. Që nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE, marrëveshja për t’i lejuar njerëzit të udhëtojnë lirshëm është zgjatur përkohësisht në pritje të një marrëveshjeje të plotë midis bllokut, Britanisë dhe Spanjës, e cila ende pretendon enklavën. Gjibraltari është një territor britanik përtej detit i vendosur në skajin jugor të Gadishullit Iberik, ku ndan një kufi me Spanjën.

Ajo është qeverisur nga Britania e Madhe  që nga viti 1713 në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme, por në fusha të tjera vetëqeveriset.

Spanja ka pretenduar vazhdimisht sovranitetin mbi territorin, por Kushtetuta e Gjibraltarit e vitit 1969 thotë se nuk mund të ketë transferim të sovranitetit në Spanjë kundër dëshirës së vendasve. /klannews

Dosja e Prokurorisë për Naser Hafizin: Në muajin shkurt pati qarkullimin bankar 395 mijë euro – i bleu 4 banesa
395 mijë euro ishte qarkullimi bankar vetëm gjatë muajt shkurt të këtij viti i udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizit, i cili është i dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave”.

Kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale për Hafizin të cilit Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim pas hulumtimit shtatë mujor nga Albanian Post ku shihet se janë keqpërdorur dhjetëra miliona euro për shlyerjen e borxheve të kompanive për ambalazhimin e ujit dhe pijeve.

“Hafizi dyshohet se nga viti 2021 e tutje ka vepruar kundërligjshëm në uljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe dhënien e lejeve ujore. Hafizi përgjatë viteve 2018-2024 ka deponuar kesh rreth 110 mijë euro. Vetëm në shkurt të këtij viti qarkullimi bankar i Hafizit ka qenë 395 mijë euro, ndërsa pagën mujore e ka 732 euro”, thuhet në dosjen që e ka parë Albanian Post.

Po ashtu, sipas organit të akuzës, Hafizi ka bërë deponime nëpërmjet llogarive bankare kinse si kursim, huazim apo dhuratë nga persona të tjerë dhe kishte deklaruar rrejshëm pasurinë duke mbajtur të fshehur disa banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

“Nuk e ka deklaruar banesën në rrugën ‘Bill Clinton’, por ashtu në formularin për deklarimin e pasurisë në vitin 2023 nuk e ka deklaruar objektin banesor në ‘Dardani’. Gjatë fazës së hetimeve është gjetur se i pandehuri Naser Hafizi prej vitit 2023 deri më 2024 i ka blerë katër banesa në Fushë Kosovë dhe Prishtinë. Nga zbulimi i të dhënave financiare rezulton se nuk ka të hyra të tjera, përveç pagës së tij të bashkëshortes dhe të babait të cilat arrin vlerën prej rreth 1 mijë 600 euro në muaj”, thuhet tutje në dosje.

Pos Hafizit, javën e kaluar ishte arrestuar edhe Sekretari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi të cilit Gjykata ia caktoi një muaj arrest shtëpiak si i dyshuar se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Albanian Post pati raportuar se si në forma jo ligjore dhe me metodat të shpikura Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ua ka shlyer borxhet milionëshe dhjetëra kompanive.

Sipas përllogaritjeve të para, nga dokumentacioni i siguruar nga Albanian Post, del se bëhet fjalë për rreth 90 milionë euro.

Në një procedurë të sofistikuar mashtrimi, ministri Aliu bashkë Hafizin, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Vetëm në pjesën e dosjes që e ka zbërthyer Albanian Post, në rastin e vetëm 5 kompanive të ambalazhuesve të ujit (nga 27 sa janë në total) bëhet fjalë për zhvatjen dhe keqpërdorimin e 11 milionë e 152 mijë e 144 eurove të shtetit të Kosovës.

Gjithë këtë borxh, Aliu, përmes vartësit të tij Hafizit, të cilin po sa ishte bërë ministër e kishte kaluar kundërligjshëm nga pozita e Zyrtarit për Financa në atë të Zëvendësuesit të Udhëheqësit të Divizionit për Pagesa dhe Projekte e përfundimisht si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore, ua ka shlyer këtyre kompanive me vetëm disa mijëra euro pagesa.