Musliu e ashpër me Kryeministrin Kurti: “Të ka humbë topi para syve o rrenc”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar rëndë kryeministrin e republikës së Kosovës, Ablin Kurti, duke e quajtur edhe “rrenc”.

Musliu tha se për të shpërqendruar vëmendjen nga gëlltitja e qershisë së radhës të quajtura “Qeveria i lejon mallrat serbe në Kosovë”, ka dalur në një konferencë duke thënë se janë Qeveria e parë në Kosovës që nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku kanë kërkuar punë.

Ajo mes tjerash i tha Kurtit, rrenc dhe se i ka humbë topi para syve.

Postimi i plotë i deputetes Ganimete Musliu:

Në mungesë të suksesit më të vogël të mundshëm dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga gëlltitja e qershisë së radhës të quajtur “Qeveria i lejon mallrat serbe në Kosovë”, Albin Kurti nuk pushon së ofenduari qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk ndalë përpjekjet për t’i shitur ata për budallenjë.

Në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm Albini citohet të ketë thënë “Jemi Qeveria e parë në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’.

O rrenc klasik i papërmirsueshëm, protesta gjatë keqqeverisjes tëndë mbante dhe mbanë parullën: “dua vizë pune për Gjermani” dhe “ e provuam edhe këtë dhe ky na e vrau shpresën”.

Ti jo që nuk ke hapur 75 mijë vende pune por as 7 vende pune nuk i ke hapur. Ti ke punuar fortë që të mbyllen shumë vende pune, që të falimentojnë shumë kompani, që të zbrazet Kosova dhe që të izolohet shteti. Nën keqqeverisjen tënde as Parlamenti nuk po punon e lërë më të flasim për diçka tjetër.

Portofoli i qeverisë tënde duket kështu: 0% sukses – 100% gënjeshtër – 100% mashtrim – 100% dështim- ekszod i paparë deri më tani- autonomi për serbët- toka për manastririn e Deçanit- plazma keksa serbe- mostra të humbura të Astrit Deharit- sanksione- afera zdravo- shkatërrim të administratës- mjerim të institucioneve të sigurisë- shkatërrim të parlamentit- vjedhje të rezervave shtetërore- vjedhje e rrymës- Martin Berisha- Gani Jakupi-tendera njëburimor-rritje çmimesh- humbje e dinjitetit njerëzor, shtetëror dhe kombëtar dhe, mos ta harrojmë qërshinë mbi tortë, ura e Saradranit.

Ty të ka humbë topi para syve o rrenc. Populli që ti e ofendove duke e quajtur analfabetë, nuk kërkon dhe as nuk pret më asgjë nga një Pinokio si puna jote.

9 shkurti po vjen më shpejt nga sa e kishe menduar, dhe sigurisht spiranca jote e vetme janë gënjeshtrat që as ti vetë nuk mund t’i besosh.

Më 9 shkurt 2025, ky popull që ti e përbuzë, do t´japë një mësim jete që nuk ke për ta harruar kurrë.

E dhimbshme: Ndërron jetë këngëtari nga Vushtrria

Me pikëllim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të rapsodit ë muzikës folklorike, Xhelil Haxhiu, nga Smrekonica e Vushtrrisë. I ndjeri ishte anëtar i Shoqërisë Kulturore “Akumulatori” dhe i ansamblit “Rilindja” nga Smrekonica, duke kontribuar ndër vite në pasurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Xhelil Haxhiu ishte një figurë e dashur për bashkëfshatarët e tij, si dhe për të gjithë ata që e njihnin përmes muzikës së tij dhe përkushtimit ndaj artit folklorik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 8 tetor 2024, në orën 15:41 me ikindi, në varrezat e fshatit Smrekonicë.

Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur nga Suhareka

Hyn kamioni i parë me mallra serbe në Merdarë

Në Merdarë ka nis zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe.

Gazetarja e Tëvë1, është duke qënduar në pikën kufitare në Merdarë, ku ka raportuar se ka hyrë kamioni i parë me produkte serbe në kontrollë nën përcjelljen e Policisë dhe Doganës së Kosovës.

Ndryshe, nga sot, përmes pikës kufitare të Merdarës mund të hyjnë mallra serbe, por për hyrje të tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës.

Kështu ka kërkuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë së hënës. I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se kjo masë e ndryshimit është e mjaftueshme për proceset e ditëve në vijim dhe e njëjta është biseduar me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë.

Djali i deputetit të VV-së në spotin e Bedri Hamzës: Zotëriun e respektoj

Duket se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka filluar t`i bëj për vete edhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj.

Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër, raporton Nacionale

Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kokaj thotë se e respekton Bedri Hamzën.

“E urrej politiken, por zotëriun e respektoj”, thotë Kokaj në videon e postuar nga Hamza.

 

Vdes ish-ushtari i FSK-së

Sot do të bëhet varrimi i Halim Halimit nga Podujeva, shkruan Llapi.info.

I ndjeri ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e lagjes Prronaj në fshatin Dobratin, me fillim nga ora 17:00.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe bashkëluftëtarët. /Gazeta Imazhi/

Kurti sërish me lëvdata për qeverisjen e tij: Hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi siç theksoi ai, janë hapur 75 mijë vende të reja të punës.

“Jemi Qeveria e parë në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme të punës sigurisht, por duam punë nuk ka më parrulla, dhe kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës”, ka deklaruar Kurti.

Tutje, ai ka vazhduar me lëvdatat për qeverisjen e tij, duke thënë se janë të parët që do ta përfundojnë mandatin e plotë.

“Për fat të mirë si ekzekutiv jemi Qeveria e parë që do ta përfundojë mandatin e plotë, një tregues i qartë i stabilitetit insitucional dhe politik por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona. Një pjesë thelbësore është edhe fuqia jonë punëtore, duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin profesional”, është shprehur Kurti në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm.

Silvinjo e nis me 3 mungesa, ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Pragë dhe Tbilisi, Çekia dhe Gjeorgjia janë dy transfertat në radhë për Kombëtaren shqiptare, e cila do të kërkojë të marrë maksimumin për të qëndruar në garë për kalimin në një ligë më lart në “Nations League”.

Trajneri Silvinjo pati 3 mungesa në seancën e parë stërvitore, që u zhvillua në orën 16:00. Bëhet fjalë për Arbër Hoxhën, Qazim Laçin dhe Nedim Bajramin, që janë bashkuar me grupin në mbrëmje. Fillimisht në fushë ka dalë stafi teknik, më pas ishte Hysaj, Asllani dhe Balliu të cilët dolën të parët. Me tej u bashkua edhe Seferi, Ramadani, Mitaj, Pajaziti dhe Hadroj, Mihaj, Abrashi, Ajeti dhe Kumbulla. Ndërkohë me grupin u bashkuan edhe tre lojtarë të Kombëtares U-21, Gjini, Rexhepi dhe Fetai. Në pjesën e dytë të seancën, u zhvillua dhe një takim miqësor ku u përfshinë lojtarë nga Shpresat dhe ekipi U-19.

GJIMSHITI JASHTË– Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk do të jetë gati për këto dy ndeshje, duke munguar sërish pasi edhe në shtator ai pësoi një lëndim të lehtë. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe FSHF-ja: “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk – Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë. Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa. Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Lista përfundimtare e Kombëtares është me 23 futbollistë pasi trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të Gjimshitit”.

SI LUAJMË- Me mungesën e Gjimshitit, gjërat bëhen më “të lehta” për Silvinjon pasi qendra e mbrojtjes pritet të jetë si në ndeshjet e shtatorit, me Kumbulla-Ismajli. Ndërkohë pjesa tjetër e pa ndryshuar, me përjashtim të Dakut që pritet të zëvendësojë Rei Manaj të dëmtuar.

 

Kim Jong Un kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën.

Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean.

Kimi ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm.

Gjatë një fjalimi të hënën në një universitet që mban emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, ai tha se Koreja e Veriut “do t’i përdorë pa asnjë ngurrim të gjitha armët sulmuese kundër armiqve të vet”, nëse ata përpiqen t’i përdorin forcat e armatosura kundër Koresë së Veriut, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Veriut, KCNA, raporton rel.