Interesim i madh për pajisjet efiçiente për ngrohje

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, para kohës është mbyllur thirrja e Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e atyre që investojnë në pajisje efiçiente për ngrohje.

Mbi 13 mijë qytetarë kanë aplikuar në këtë thirrje. Me anë të këtyre pajisjeve po synohet kursimi i energjisë elektrike.

Rifat Leci nga Prishtina deri më tani ka shfrytëzuar drutë për t’u ngrohur. Por nga ky vit Leci ka vendosur që të investojë në panele solare, kjo pasi është zgjedhur fitues i subvencioneve të ndara nga Qeveria e Kosovës.

Leci pret që pas izolimit të shtëpisë dhe vendosjes së paneleve solare, faturat e energjisë elektrike t’i vijnë më lirë.

Ministria e Ekonomisë gjatë këtij viti ka lansuar disa thirrje për mbështetjen e qytetarëve për investim në pajisje efiçiente për ngrohje.

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, të premten është mbyllur thirrja e fundit, në të cilën kanë aplikuar mbi 13 mijë qytetarë.

“Mbyllja e parakohshme, është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje. Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13.415 qytetarë”, ka njoftuar ME.

Njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri pret që me masa të tilla, faturat e energjisë qytetarëve t’u vijnë më lirë.

Me thirrjen e fundit të hapur nga Ministria e Ekonomisë, përfituesit e saj do të subvencionohen deri në 2 mijë euro për pompë termike, deri në 400 euro për klimë, deri në 1200 euro për kaldajë me biomasë dhe deri në 435 euro.


TË NGJASHME:

Bie çmimi i druve, ky është çmimi i metrit

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Ja kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, në sondazhe po vijon të kryesojë…

Vetëm një muaj kanë mbetur nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, zgjedhje këto që do të vendosin jo vetëm fatin e Amerikës, por edhe atë të botës.

1.4 milionë amerikanë kanë hedhur votat e tyre tashmë në shtetet ku qendrat e votimit janë hapur për votim paraprak, ndërsa të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre politik deri në 5 nëntor e kanë 244 milionë votues amerikanë.

Një sondazh i fundit i “The Guardian” ka treguar se Harris kryeson ndaj Trump me 3 pikë përqindje, ose e thënë ndryshe 49,3% e qytetarëve amerikanë thonë se do të votojnë kandidaten Demokrate ndërsa 46% e tyre janë shprehur se do të votonin ish presidentin dhe kandidatin repulikan, Donald Trump.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Harris dhe Trump pritet të luftojnë dhëmbë për dhëmbë në muajin e fundit të fushatës, që janë gjithashtu edhe 30 ditët më të rëndësishme për të bindur apo për t’iu ndryshuar mendje votuesve amerikanë.

 

 

Shtetet më të rëndësishme të betejës presidenciale janë Pensilvania, Miçigani, Wisconsin, Nevada, Karolina e Veriut, Georgia si dhe Arizona. Këto shtete njihen ndryshe edhe me termin “shtetet e lëkundura”.

Çështjet kryesore për votuesit Amerikanë vijojnë të jenë ekonomia, punësimi, të drejtat e abortit, shëndetësia si dhe emigracioni i paligjshëm.

Javët e fundit kanë sjellë një ndryshim të shpejta në sondazhet e mediave ndërkombëtare me përmirësim të ndjeshme të pozicionit të Donald Trump, megjithatë Kamala Harris vijon të kryesojë garën e ngushtë ndaj kandidatit republikan në shumicën e sondazheve.

Muaji i fundit i fushatës presidenciale është quajtur shpesh here edhe si “Tetori i Surprizave”, pasi në politikën amerikane prej 50 vitesh ekziston një fenomen ku kandidatët presidencial mund të ndryshojnë qasjen e tyre mbi çështje të caktuara me synimin kryesor për të mposhtur Rivalët dhe për të siguruar fitore.


TË NGJASHME:

“Nëse Trump fiton, do të lirohet Thaçi”

 

Punime në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të hënën, më 07.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

2.

TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

TS 10/04kV Besiana (kodi: 1400004022)  nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: rr. Nazim  Gafurri, një pjesë.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, ndërrimi i transformatorit energjetik, rritja e kapaciteteve transformuese.

 

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kastrati (kodi: 51000007)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Zahaqi (kodi: 51000010) nga ora 08:30 deri 12:30

Vendet: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjesë e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, punimi i kokave kabllovike të reja.

3.

Nga 35/10 kV Gurakovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Onix (kodi: 50052006)  nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: Banjë, Dobrushë, Baicë, Lubovë, Kaliqan, Cerollukë, Orroberd, Banja e Pejes, Banjë Kom. Ban K/5 Nr.2, si dhe BRRE Onix Solar.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i bazave të sigurisë në Orroberdë TS Orroberdë Pemishtja 50052006014, dhe pastrim traseje.

 

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Shtime do të ndërprehet:

LP 10kV Petrova (kodi: 41046002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Rr. Ahmet Shtimja, Petrova, Reçaku (një pjesë) dhe  Mullopolci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

 

Punime nga palët e treta

1.

NS 110/35/10 [kV]  Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  QMI I (kodi: 41000011) nga ora 13:00 deri 15:00

Vendet: Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë) bizneset, Magjistralja Lipjan-Prishtinë (një pjesë)  dhe një pjesë e lagjes Marigona.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

 

Mitrovicë.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 10 kV Shupkovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shala (kodi: 70000101) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci .si dhe BRRE-SOWI KOSOVO L.L.C.  Central me Erë

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  ndërrimi i shtyllave, pastrimi i trasesë.

 

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10kV Ratkoci (kodi: 82081006)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Gexhë, Radostë, Ratkoc, Xërxe (një pjesë)

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

 

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Pozhorani (kodi: 61065014) nga ora 11:30 deri 13:30

Vendet: Fshatrat: Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lëvizja  kthinave në stabilimentin shpërndarës Kulla.

 

2.

Në TS 110/20(10) kV Kamenica

Nga Dalja 10 kV Hogoshti do të ndërprehen TS-at në stabilimentin:

1.NS 10/0.4kV”Prapashtica”-Mlini(kodi:62000001111) nga ora 10:30 deri 15:00

2.NS 10/0.4kVKolloleq (kodi:62000001112) nga ora 10:30 deri 15:00

3.NS 10/0.4kVShipashnicë e Ulët (kodi:62000001113) nga ora 10:30 deri 15:00

4.NS 10/0.4kVShipashnicë e Ulët (kodi:62000001114) nga ora 10:30 deri 15:00

5.NS 10/0.4kVShipashnicë e Epërme (kodi:62000001115) nga ora 10:30 deri 15:00

6.NS 10/0.4kVShipashnicë e Epërme (kodi:62000001116) nga ora 10:30 deri 15:00

7.NS 10/0.4kVKranidell- Repetitori (kodi:62000001117) nga ora 10:30 deri 15:00

8.NS 10/0.4kVKranidelli 1(kodi:62000001118) nga ora 10:30 deri 15:00

9.NS 10/0.4kVKranidelli 2 (kodi:62000001119) nga ora 10:30 deri 15:00

10.NS 10/0.4kVKranidelli 2 (kodi:62000001120) nga ora 10:30 deri 15:00

11.NS 10/0.4kVPOMPAT E UJIT-Kopërnicë (kodi:62000001159) nga ora 10:30 deri 15:00

12.NS 10/0.4kVKopërnica 2 (kodi:62000001108) nga ora 10:30 deri 15:00

13.NS 10/0.4kVKopërnica 3 (kodi:62000001109) nga ora 10:30 deri 15:00

14.NS 10/0.4kVKopërnica 4 (kodi:62000001110) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Kopërnicë, Kolloleq, Shipashnicë, Kranidell dhe Sodllar.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë

I doli gjoksi në fushë gjatë moderimit, kështu u ‘nxorr’ nga situata moderatorja e njohur shqiptare!

Moderatorja e njohur shqiptare Fjoralba Ponari në një bisedë me ‘followers-at”, ajo shpjegoi çfarë ka ndodhur duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan Fjoralba.

Në video na shfaqet një skenë ku, gjatë prezantimit në krahë të Salsano Rrapit, moderatorja shihet e sikletosur dhe mban me dorë fustanin që mos të hapet më shumë, Duket se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë në mënyrë humoristike.

Për ta kaluar situatën me sportivitet, Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

Kështu, nisën të qeshurat në publik për mënyrën e veçantë që Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme, ajo duket se nuk e ka aspak problem t’i ndajë këto momente edhe në rrjetet sociale.

Video


TË NGJASHME:

Kjo video e Olta Gixharit po bën xhiron e rrjetit

Kiara i rikthehet televizionit, habit me format! (foto)

Pas disa muaj pauzë Kiara Tito i është rikthyer sërish televizionit.

LEXO EDHE:

E gëzuar për këtë rikthim, moderatorja ndau disa fotografi në Instagram.

Krahas bukurisë, mori vëmendje me linjat trupore të cilat I ka rikthyer dukshëm pas lindjes së vajzës.

Ajo u shfaq në top formë duke lenë nën hije shumë nga moderatoret.

Screenshot
Screenshot

 


TË NGJASHME:

Rikthehet Kiara Tito, do të moderojë këtë program

 

Vesa e konfirmon lidhjen e dashurisë me futbollistin e njohur?

Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka hapur një pyetësor në llogarinë e saj në “Instagram”.

Në pak pyetjet që pranoi, nuk kishte sit ë mungonte edhe jeta e saj private.

“A je ne lidhje me Andi Zeqirin”, ishte pyetja drejtuar asaj.

“Vetem per qaj se e don shume”, u përgjigj ajo duke lenë në pikëpyetje raportin e vërtetë.

Sidoqoftë, në qoftë se janë bashkë, urojmë t’iu zgjasë.

TË NGJASHME:

Ja çka i bëri i dashuri i ri Vesa Vllasaliut

 

 

Alaudin Hamiti thyen heshtjen, tregon se kur do të jetë prime i ‘BBVK’

Moderatori i ‘Big Brother VIP Kosova’ Alaudin Hamiti pak me parë është lajmëruar me një video story.

Ai ka treguar të rejat qe do të përcjellin edicionin e tretë të ‘Big-ut’, shkruan “Kosovarja”.

Hamiti tregoi se primet e këtij edicioni do të jenë në ditën e hënë dhe të premte.

Ende pa filluar ky reality show do te këtë risi që nga autorja e cila është Olsa Muhameti, andaj edhe një numër i madh i ndjekësve po e presin me padurim që të filloj.


TË NGJASHME:

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

 

E dhimbshme sa ska më: Ky është i riu që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e dhimbshme ka goditur sot familjen Krasniqi nga fshati Zhilivodë i Vushtrrisë, pasi djali i tyre 22-vjeçar, Endrit Krasniqi, ka humbur jetën pas një kontakti fatal me rrymën elektrike, raportojnë burime të Gazeta Imazhi.

Burimet tona nga familja bëjnë të ditur se momentalisht janë në pritje të përfundimit të procedurave të mjekësisë ligjore, pas të cilave do të caktohet koha e varrimit të të ndjerit.

 

E shtuna tragjike: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e sotëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 23:00) në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Më herët u raportua se personi i tretë që ka mbetur i vdekur nga aksidenti, është Shpat Shehu, mbiemri i të cilit nuk ishte konfirmuar më herët.

Për vdekjen e Shehut kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e tij të cilët janë tronditur nga rasti.

LEXO EDHE:

E trishtë: Ky është 21 vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Badoc

Gjatë ditës u konfirmua se nga ky aksident tragjik të vdekur kanë mbetur edhe Rifat PacolliArdit Gashi.

E trishtë: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht nga aksidenti në Badovc

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.

 

 

Gazeta Sinjali ka mësuar shkaktari i këtij aksidenti dyshohet të ishte ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.

Të tre të rinjtë kishin nga 21 vjeç.

Aksidenti me tre të vdekur te Badoci, mësohet shkaktari që çoi deri te rasti tragjik

 

 

Ndryshon moti në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë.

Gjatë ditës së nesërme do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e lehtë deri në mesatare. Ndërsa gjatë së martës temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 23 gradë celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar..Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Vjen paralajmërimi: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit